Drejtë ndryshimit, së bashku.

Day 1,823, 06:42 Published in Albania Albania by Rilindasi

Të nderuarë bashkombas/ë, anëtarë të partisë reformatore.


Faleminderit për besimin tuaj , besim ky që rezultoi që edhe një muaj unë të jam president i partisë reformatore , parti kjo e cila ka për bazë ndryshimin e Shqipërisë.

Fillimisht dua të ju njoftoj se kemi krijuar këshillin e partisë këshillë ky i cili u themelua nga unë por që anëtaret e ketij keshilli janë pjesë e saj me deshiren e tyre dhe që ka për synim fillimisht prurjet e reja dhe kordinimin në mes të anëtarëve. Dua të ju siguroj se secili anëtarë i këshillit e do Shqipërinë dhe e punon për zhvillimin e saj.

Për të gjithë ju , dua të ju tregoj për një vendim që kam marë e vendim ky i cili ka të bejë me modulin e gazetarisë dhe menyren se si duhet të zhvillohen ata që shkruajnë e që janë pjesë e partisë reformatore.

Dua të ju këshilloj që secili nga anëtaret e partisë, të abonoj gazetën e anëtarëve të partisë, dhe secili nga ne që të e shprendaj çdo artikull të anëtarëve të rinjë. Për më shumë reth ketij projekti do informoheni në forumin e partisë sonë.

Të gjithë ju që mendoni se mund të jepni kontributin tuaj, ju lutëm më shkruani në mesazh privat dhe do shqyrtojmë çdo ide, sepse na duhen ide të reja për mirë funksionimin dhe mbarvajtjen e puneve tona.

Nese ende nuk jeni pjesë e partisë reformatore ju ftoj publikisht që të anëtarësoheni në ketë parti e cila ka për synim që të ndryshoj Shqipërinë.





Gazeta tjera për të u lexuar , ju lutëm inkurajoni me një abonim :

The News in eRepublik

ReStart

AL-Republik

Crazy shady news

Erdhi Koha

Nese deshironi që gazeta juaj të jetë ketu dhe jeni anëtarë i partisë reformatore , ju lutëm më shkruani dhe kjo gjë do behet e mundur brenda minutave.




http://www.erepublik.com/en/party/partia-reformatore-3877/1 Për ndryshimin e Shqipërisë, bashkohu edhe ti.