Gjirokastra...
mo green
Karakterizohet nga kështjella, rrugët me kalldrëm, shtëpitë e stilit otoman dhe panorama e luginës së Drinos, Gjirokastra është padyshim një nga qytetet më intersant në Shqipëri. Vendbanimet e para datojnë 2500 vjet më parë, edhe pse turistët tërhiqen më shumë nga 600 shtëpitë (monumet) që i përkasin periudhës Osmane. Për ne Gjirokastra është sinonim i Enver Hoxhës dhe një vizitë në shtëpinë e tij është vetëm një nga shumë arsyet pse duhet të shkoni në “Qytetin e Gurtë”.
Kalaja
Kalaja ose kështjella e princeshë Argjirosë është një nga pikat më të rëndësishme turstike të Gjirokastrës dhe një nga më të mëdhatë në Ballkan. Mendohet të ketë ekzistuar që prej shek. XII, por ajo çfarë shihet sot i përket fillimit të shek të XIX. Brenda saj do të gjeni Muzeun Kombëtar të Armëve, burgun e ndërtuar në 1932 dhe avionin e Forcave Ajërore të SHBA (në 1957 bëri ulje të detyruar në Rinas). Kalaja qëndron e hapur nga ora 9:00- 19:00 dhe hyrja kushton 200 Lek.
Shtëpia e Skëndulatëve
Është shpallur monumet kulture dhe konsiderohet si një nga 7 ndërtesat më interesante në Ballkan, në stilin otoman. Shtëpia është ndërtuar në 1700 dhe deri në 1984 ka qënë e banuar nga familja Skënduli. Nga ‘84 deri në ‘92 u transformua në muze Etnografik. Tani qëndron e hapur për të gjithë turistët, duke dëshmuar jetesën luksoze të viteve ‘700.
Muzeu Etnografik
Muzeu Etnografik është vendosur në shtëpinë e Enver Hoxhës, në lagjen Palorto. Shtëpia është rindërtuar nga e para në 1966, pasi u dëmtua e gjitha nga zjarri. U rindërtua në stilin tradicional të shtëpive gjirokastrite, duke kopjuar pjesë nga shtëpi të ndryshme në qytet. Deri në vitin ‘91 shërbeu si Muze Antifashist, tani nuk ka asnjë gjurmë të asaj periudhe. Hyrja kushton 200 lek, muzeu qëndron i hapur çdo ditë nga ora 8:00-12:00 dhe 16:00-19:00.
Shtëpia e Zakatëve
Kjo shtëpi e pabesueshme 3-katëshe daton që prej 1811. Kullat binjake dhe harkata e dyfishtë e bëjnë të jetë shembulli më i mirë i kullës tipike në stilin otoman. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar këtu, pjesa e brendshme është gati e paprekur. Dhoma e madhe e pritjes ngjan me një galeri arti. Shtëpinë e Zakatëve duhet ta shihni patjetër. Hyrja kushton € 1.
Muzeu Kombëtar i Armëve
Muzeu Kombëtar i Armëve u hap në 1971, aty ku më parë ndodhej një pjesë e burgut (I hapur më 1932, burgu u përdor fillimisht nga regjimi i mbretit Zog, pastaj nga pushtuesit fashistë dhe nazistë dhe së fundi nga regjimi komunist deri më 196
😎. Në muze paraqiten armët trofe që nga viti 1912 deri në fund të Luftës II Botërore. Pjesa më e madhe e muzeut i kushtohet luftës partizane kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë nga viti ‘39 deri me ‘44.
mo green
Comments
Gjirokastra...
https://www.erepublik.com/en/article/gjirokastra--2629294/1/20
Do te vijme se shpejti 🙂
a mthirr edhe mu?
Kismet 😉
vsc
po fotoja e apollonise ca do ne artikull? 😛
v
ano osht si banner ska lidhje me artikullin.
Shum mire