Lëvizja Mëmëdheu
ArnoldDjin
Edhe pse politika në këtë lojë nuk ka qenë një nga objektivat e mi vetjak fillestar më duhet ta pranoj që më ka argëtuar qëkur ne kemi dhënë shenja bashkëpunimi dhe kur u krijua një qeveri që kishtë përbrënda sigurisht partitë e mëdha por dhe ato të voglat ku te një nga ato bëj pjesë dhe unë dhe e ka emrin Lëvizja Mëmëdheu.
Pasi u ndjeva krenar për shkak të zgjedhjeve të fundit ku kemi vendosur një rekord të paprekur nga asnjë parti deri më sot 17 vota nga 17 anëtarë(100% pjesëmarrje), edhe pse sigurisht një parti e vogël por këtu edhe partitë e vogla kanë probleme të prekin 60% e votave nga të gjithë anëtarët e tyre, vendosa të shkruaj një artikull ku dëshiroj të ftoj ata lojtarë që kanë qejf të provojnë dicka të re, argëtuese dhe jo propagandë sic duhet të jetë në lojë politika edhe ata që janë të zhgënjyer dhe kërkojnë më shumë shoqëri apo vendimmarrje në këtë lojë, e them me plotë vetëdije se ne jemi partia e duhur.
Një parti që vetëm mund të përmirësohemi edhe falë aleancës që kemi lidhur me Lidhjen e Arbërit që i falenderoj, një parti ku të gjithë mund të bëjmë pjesë falë edhe kryetarit që është treguar gjithmonë asnjëanës, sigurisht dhe për ata që duan të provojnë kongresin sepse unë jam fakti konkret që mund të arrihet falë anëtarëve dhe aleancës.
Kandidati ynë i ri është Ky Djali që ka dhënë prova për seriozitetin me të cilin do ta trajtoj karrigen e deputetit(gjithmonë n.q.s zgjidhet) dhe mendimet asnjëanëse që ai ka në pergjithësi me do organ politik.
Shkatërrimet e artikujve të ndryshëm që ndodhin për shkak të komenteve të lojtarëve të ndryshëm po e parandaloj me një shtesë : N.q.s keni kundërshtime shkruajini po të paktën mos hidhni poshtë orët që shpenzojmë këtu prandaj ju ftoj të kundërshtoni me objektivitet.
Lëvizja Mëmëdheu është partia e duhur për ju, partia që ka vlera dhe respekton cdo kontekst brënda lojës. Ejani te punojmë sëbashku për të mirën e Mëmëdheut !!!
Comments
Super 😉
si nuk perton qe shkruan artikuj ste kuptoj une edhe per kete koment qe po te shkruaj mu deshen 4 pushime nga 10 min hahahahha
Kape lexoje aty e mos nxjerr shume naze ti djali 😛
hahahaha
ups http://prntscr.com/1sgeyz
Ca?
order artikulli i mesiperm 😃
[removed]
Jo se kam gje kunder , por a s'do ishte me mire te vendosnit nje anetar qe eshte pak me i vjeter ne kete loje dhe i di disa gjera me mire ?
Vlla ne mirpresim cdo lojtar , te vjeter e terinj , ne i mirpersim mendimet e tyre , qeofin te reja e te vjetra te ne cdo kush ka mundesi , per cdo gje 😉
Voted!!!
o/
BRavo per pjesemarrjen e gjithe anetareve tuaj ne zgjedhje.
Respekte Arnoldi per punen e deritanishme ne Kongres. Raportet e tuja mbi ligjet kane qene dicka e re dhe shume e mire. Vazhdo sa me mire punen si zv/MoFa.
Faleminderit kryetar...
V
Vote vlla
Edhe sub bile edhe pse me urren une te respektoj
Te jem i sinqerte nuk te njoh dhe aq me teper te urreja, pastaj loje osht vlla si mund te urrehemi ne ktu ?? Fjale e modhe per dicka qe duhet te jete shplodhese si kjo loje...gjithsesi faleminderit o/
Voted 🙂