TURKOFILIA DHE HISTORIA!!!!
Arius argiri
Shume muaj me pare shkruajta nje artikull ne te cilin keshilloja shqiptaret te mos beheshin vegla te asnje shteti te huaj sepse asnje i huaj nuk e donte shqiperine dhe as do te bente per shqiperine asgje nese nuk i futej ndonje gje ne xhep! Kush deshiron te mesoj diçka te re mbi historine e shqiperise mundet ta lexoj kete artikull te shkruar shume muaj me pare http://www.erepublik.com/en/article/mbi-shqiptaret-qe-luftuan-ne-betejen-e-plevnes--2111582/1/20
Deshiroja ti kujtoja shqiptareve fjalet e çAJUPIT ,poetit profet te shqiptarizmes,fjalet e se cilit shqiptaret per nje shkak apo per nje tjeter i harrojne gjithmone!
Shqipetar!
Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqiptar!
Mjaft punove për te tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Të ka bërë perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqiptar!
Erdhi dita te ngresh kokë,
të kërkosh
lirine, bashke me shokë
te leftosh!
Mos bëni si keni bërë
gjer me dje,
por te leftoni te tërë
për Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Të ngrihemi qe te tërë,
djem e pleq!
Të ngrihemi te deftojme
trimëri;
ja te vdesim ja te rrojme
për liri!
O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Të shoh me buzë te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
dashuri.
Gjithë djemtë qe ke qare
dhe mban zi,
për Morene janë vrarë,
për Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
Sigurisht ne kete poezi poeti e ka fjalen per turqine otomane e cila pas shume te paberave si ndarja dhe shitja e tokave shqiptare e ndaloi me ligj gjuhen e shkruar shqipe ndersa grekeve i dha leje te hapnin shkolla greke ku te donin dhe si te donin. Pas viteve 90 nuk mundet te mohojme se shteti Turk perkrahu Shqiperine si ne lidhje me maredheniet me Greqine ashtu si edhe gjate luftes ne Kosove , por kujdes ....
Dhe perseris, kujdes , mos te ngaterrojme kete perkrahje per perfitime dipllomatike dhe politike sa edhe ekonomike me “Dashuri” te Turqise per Shqiperine dhe Shqiptaret!
Ne sigurisht do ta shprehim mirenjohjen popullit turk per kete qendrim te tij por kjo nuk duhet te na bej Turkofil sepse keshtu peshtyjme mbi gjakun e te pareve tane!
Dhe aq me teper nuk duhet ta shndrrojme kete ndjenje mirenjohje ne mirenjohje ndaj nje qeveritari turk apo nje tjeter!
E them kete sepse mund te zhgenjehemi se politika nuk ka moral dhe as dashuri dhe as ndershmeri!
Dhe fakt per shqetesimin tim eshte lami i meposhtem!
Shkup - Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mund të gjendet në qendër të kritikave të bashkësia ndërkombëtare, nëse verifikohet si e saktë deklarata e tij “se në protestat në Turqi kanë gisht shtetet e huaja”.(kujtojme se rastesiht kjo deklarate e ivanovit ne formen e titullit te nje artikulli eshte shfaqur edhe ne eAlbania!do ishte mire qe autori i ketij artikulli te na tregonte nese e vodhi ai nga ivanovi apo ivanovi nga ai apo te dy e moren nga dikush tjeter!))))
Deklarata është cituar nga Agjencia e Lajmeve “Anadolli”, e cila thirret në një bisedë që kanë zhvilluar në Shkup kreu i shtetit me drejtuesin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Sevdar Cam.
Sipas medias turke, Ivanov i ka shprehur shqetësimin kreut të TIKA-s, për protestat masive që bllokuan për dy javë rrugët e Stambollit.
“Z-ri Erdogan të mos mundohet, të mos i kundërshtojë. Të gjithë e kanë të qartë se në tilla ngjarje përzihen shtete të huaja, të cilat luajnë lojërat e tyre. Zemra e tij, është me zemrën tonë, zemra jonë është zemra e tij”, citon deklaratën e presidentit Ivanov, agjencia “Anadolli”, transmeton Zhurnal.
(a.k/BalkanWeb)
Siç e shihni ivanovi dhe Turqia ka lidhur fijet! Dhe viktima te ketyre lojrave politika historia ka treguar se jane gjithmone shqiptaret!!!
Pra edhe njehere,mos harroni...
Mjaft punove për te tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Comments
vote pa e lexu hiq 😃
nuk i shkruaj artikujt per vota! nese deshiron mund ta heqesh edhe voten edhe S nese ma ke dhene! mund te fshish madje edhe komentin! une artikujt i shkruaj vetem per ata qe kane deshire te lexojne te tjeret le te ngelen injorante!!!
kadale o vlla se ky artikull per 1minut nuk lexohet, edhe mos u nxej nerre veten met mir 🙂
qitash e lexova, bravo Arius qisi bjerz na duhen n'krye t'shteti, e n'jrye t'gazetave, e n'krye tonav.
BRAVO,BRAVO dhe BRAVO!!!
super artikull ....njeri me tru o vlla po kush lexon 😛
''artikujt i shkruaj vetem per ata qe kane deshire te lexojne te tjeret le te ngelen injorante!!! ''
Kjo fjalia jote i bije qe ne te tjeret qka nuk i kemi lexuar artikujt tuaj me heret kemi qene te pa ditur ???
Me fal vella por mendova se ishe nje nga ata qe nuk do ta lexoje dhe japin vota dhe S per meshire! une vota te tilla nuk dua sepse nuk eshte ky qellimi per te cilin shkruaj artikuj!!!
Bravo Arius, sa me shum artikuj te till, ndricues te lutem 🙂
v.
artikull interesant. por mendoj qe ne kete loje ska qe na duhet, por ama na duhet ndjesia e te paturit gjithmone me rezerve ate qe na servohet gati kinse ndihme e parezerve!!
Shqiperia gjithnji ka nevoje per miq, por miqte nuk fitohen duke iu sherbyer atyre- mirepo duke pas qendrim te pakompromis se pari per vendin tone.
moss rri me mentalitetin e 500 vjetve te shkuar per Turqin , tash ne jemi Miq dhe te mendojm per te ardhmen jo per te shkuaren.
Dakort i ndreuar ggingo por miku te sillet si mik dhe te te respektoj si mik por jo mik me hile,vetem nje pyetje kam per ty i nderuar : perse turqia deshiron qe te mos e shkruajm historin ashtu sic eshte,pra qe na ka vrare ,na ka prere e na ka vjedhur pasurit kombetare per 500 vjet? per se te rinjte e sotem te mos i dine keto????? mikun vleresoj per mik por jo mik me intres kolonial
jo te mos shkruhet ashtu si esht Bubullim , po te permirsohen disa fjal qe ata i ben si pushtus barbar e te eger. per qfar interesi kolonial je ka thu !?
edhe qe ti po thua ka vjedhur pasurit , Turqia sa kam lexu une edhe sa e di une me shum ka luftu per fe d.th kan qen Musliman dhe kan luftu kunder te pa feve siq i kan qujt ata , kunder katolikve qe ne at koh edhe tpart tan kan qen katolik , dhe turqia e atehershme ka dasht me perhap fen Muslimane ne ter boten , normal kur te pushtohet nje shtet ati i meret edhe pasuria 😃.PEACE
BubullimaAL te pyetja jote kam nje pergjigjje sepse Historine e kan Shkruajtur Popat dhe Njerezit e diktatorit Enver Hoxha dhe se Populli Shqiptar eshte Populli qe ka pasur ndikimin me te madhe ne Perandorin Osmane sa qe edhe Kryeministra ka pas Shqiptarë.
Gringo nuk do ta ndertosh kurre te ardhmen nese nuk meson nga gabimet e te shkuares!!!!! Gjithesesi duhet ta rilexosh artikullin sepse me ngjan se nuk e ke kuptuar thelbin !!!
e kam lexu 2 here dhe per aq sa e kam kuptu e shenova ket komentin e pare 😃
Arius une mendova se xhaxhi me politiken e tije (te mire apo te keqe kjo mbetet per tu diskutuar ) i kishte shfarrosur HAXHI QAMILET por mesa shikoj.... Fara e re eshte hedhur me nxitim dhe kerkon te rritet pa vaditur .... O GGringo te falenderoj qe na solle diskutimin nga RL ,se duhet te shikojme vlerat e gjithsecilit, ketu ne loje por per fat te keq i ke hipur nje kali qe shqiptaret nuk e kan qasur as ne hambaret e gomerve ...
me fal i nderuar ggring nese nuk ishin pushtues cfare ishin keta????? a e di ti ggringo sa njerez kan masakruar ata para kalave te rrethuara qe mbrojtesit te dorezoheshin, a e di ti gringo se sa rober e robina kan marr keta ei kan cuar ne anadoll,,a e di ti gringo se para pushtimit osman vendi yne kishte nje shkalle te larte kulture,sepse ishte ne kontakt me rilindjen evroipiane,a e di ti gringo qe per 500 vjet taksat dhe parat e shqiptarve shkonin ne stamboll,a e di tiu se sa njerez jan marr peng jan rrahur e jan vrare nga turqit se nuk kishin mundesi te paguanin taksat, pra me thuaj cfare ishin keta nese nuk ishin pushtues,ne fund te fundit cfare kekronin ne vendin tone?????
i ndruar ggringo* se e kisha shkruajt gabim
nuk pi mohoj kto , krejt jon tverteta 😃 , me kon i mir nuk i thohet pushtus 😃 , po ka kalu ajo koh tash jena Miq me ta , edhe Usa ka hedh bomb atomike ne Japoni po sod jon miq ma tmdhaj
i nderuar,jam dakort me rastin e shba-ve por kurr shba nuk i ka kerkuar japonis te mohoj krimet dhe e kunderta ato i shkruan historia,dhe askush nuk ka te drejte te nderhj ne histori e ti ndrushoj keto fakete sepse sot jemi miq....jo i dashur gjithcka qe ka ndodh te shkruhet sic ka ndodh,nese ka qen pushetues i eger ashtu ka qen dhe se luan as topi,duan apo sduan turqi duan apo sduan disa turkofil, cfaredo qe te shkruajn nuk i zbehin dot faktet, me kaq po e mbyll i nderuar,mundohu ti pranosh gjerat sic jane,sepse jo vetem ti por ne shqiptaret harrojm shpejt,dhe kjo eshte nje fatkeqsi e jona qe nuk duhet te ndodh me.qofsh mire
[removed]
Big V edhe 1000 vota po te kisha mundsi !
Duhej nje artikull i tille mbi kete situate shqetesuese te Shqipetareve !
Me duket sikur ne nje fare menyre me vetem nje deklarate jemi pushtuar nga turku te cilit i kemi ber balle me luft e gjak para qindra vitesh, nuk po them se sduhet ti jemi mirnjohes Erdoganit per deklaraten e tij, pavarsisht arsyes perse e ka leshuar, por nuk duhet ta mbivlersojme ate deklarate deri ne shprehje dashurie.
Jam shum dakort, nuk duhet te biem ne dashuri nga deklarata te tilla se ne fund te fundit turqia ka intresa ketej,dha akoma ballkanin e cileson si ciflig te sajin
v
Pra edhe njehere,mos harroni...
Mjaft punove për te tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq. Nuk do ta ndertosh kurre te ardhmen nese nuk meson nga gabimet e te shkuares.
hahaha ej e dij qe te gjihe e keni fjalen per mua , un te tregoj qe ate e kam nga ne video e uplouduar ne youtube
ja linku :https://www.youtube.com/watch?v=QWNK0YJpWgw
kur nje shtet eshte duke vepruar mire dhe eshte turp te mos perkrahet dhe te behet e kunderta nga xhelozia behen ne nje urrejtje te madhe
HAIL ALBANIA
HAIL TURKEY
HAIL ERDOGAN
blodyy me vjen mire qe ke te njejtat mendime me ivanovin ne lidhje me kete çeshtje!!!!sa per turqine duhet te dishe se e beri te forte shteti laik(ndarja e shtetit nga feja!) qe formoi ataturku dhe nese laicismi i shtetit turk do te preket do te mari fund edhe turqia!
vlla turqia tani eshte edhe nje shtet mjaft fetar duke filluar qe nga erdogani , ne nje intervist ku e pyeten erdoganin se si mund kur te gjithe jane ne kriz turqia te kete kaq ritje te medha ekonomike , erdogani u pergjigj :
Ne e kemi frike allahun \edhe kur nuk na sheh populli neve na sheh zoti dhe prandaj ne nuk vjedhim dhe shteti ka ritje ekonomike
blody shpresoja se kishe ndonje njohuri per historine e turqise moderne! por shoh se ti nuk dike asgje pertej erdoganit si rrjedhoj mund te jap pergjigje vetem me anen e nje shprehje tironse "te mushme e ke!"!!!!
per te kuptuar historine e turqise moderne te keshilloj te lexosh ate dialogun midis ataturkut dhe hoxhallareve te stambollit para fanarit te ndezur!!! dhe do te marresh pergjigjen edhe mbi ate thenien e erdoganit qe ty te duket kaq e ndriçuar dhe e mençur!
arius hiq kerka sje , veq ni inatxhor fol kshu si ty
Mjaft punove për te tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
ulqinak ska punu asgje per te tjeret , ti je aj qe cdo dit fol ne gjuhen e shkautt shoku 😉
bloodypussy
une jam ai qe cdo dite flas gjuhen time paster, dhe di vetem 3-4 fjale sllavisht 😉
genjjen sepse nese je prej ulqini atje cdo i dyti njeri eshte serb dhe cdo i dyti dyqan eshte serb dhe je i detyruar qe te flasesh gjuhen e tyre
Uroj qe te arrije shkenca ti beje te prekshme universet paralele, se do shohesh veten si ndonje bajge e shkelur.
Une jetoj ne ulqin dhe jane 90% shqiptare popullsia, e serbia e malazezi na han karin, po dreqi nuk ngopet :/ ama edhe ne nuk lodhemi duke ia dhene 🙂 tani, ti po me behesh me keq se shkau..po e lyp mduket 😛
hajt tung se shume i bezdishem qeke!
blody alboz qysh spot vjen marre me i qujt shqiptaret serb po ski faj ti jo ka faj soji yt qe shqiptaret ortodoks ose te krishter si pranon si shqiptare por si sllave qifti jot naj ka lujt nanen neve
ej grushti un nuk i quaj shqiptaret ortodoks dhe katolik sllav perkundrazi ne jemi nje komb ne jemi te gjithe vellezer e ke keqkuptu pak
VOTE
Për historinë e PLEVNES kam lexuar, bile bile ka edhe kang kushtuar shqipëtarëve që kan qenë prezentë në atë luftë, dhe fatëkeqësisht meritat i mori PASHA apo udhëheqësi i asaj beteje :/ , dhe sot e kësaj dite njifen si trima turqë !
Po o shoku, me pas mendu shqipëtarët për shtetin e vetë njejt si mendojn për tjerët, NE ISHIM të parët në EU !!!!!!
I madh je Arius 😃
VOTE, SUB e ki qe 1 vjet edhe e lexova nuk ja bona veq vote 😛
Mjaft punove për te tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Arius nuk di nese jeton ne Iliride apo je nga Shqiperia ose Kosova , por e ke gabim ... Eshte politike e RL ajo dhe shume me ndryshe se kjo qe e diskutojm...Turqia nuk u ndihmon maqedonasve por turqeve qe gjenden ketu dhe te tregohen zemermire u japin dicka edhe shqiptareve ... turq ne Iliride ka me shume ne qytetet shqiptare te Ilirides , Gostivari dhe Tetova... Deklarata e Ivanovit eshte e drejte sepse nuk e di ju sa i keni ndjekur lajmet por shumica e atyre qe ankoheshin ishin nga shtete te huaja (turist, per kete jam i sigurt sepse asnjeri prej tyre nuk kishte theks te gjuhes turke ) ...
Ne nuk i mohojme apo poshterojm paraardhesit tane ... sipas logjikes qe ke treguar , ateher vlen e njejta edhe per Turqine , sepse shqiptaret kishin humbje , por mos harro sa ushtar turq u vrane ne kohen e Skenderbeut ... nese perdorim logjiken e njejt del se ata duhet te jene shume te zemeruar me ne sepse paraardhesit tane kane vrare aq shum turq , biles jane bere pengese qe P.Osmane e asaj kohe te zgjerohet edhe me shume..
Respekt
cilët turqve, atyre që marrin rroga mujore apo atyre që hiqen si turq e thonë "shqiptar jemi, turq elhamdulilah"?! Për këta e ke fjalën ti, epo këta nuk janë aspak më ndryshe se shqiptarët që hiqen si grek 200 eurosh mujor, si ata që hiqen si malazez, si shumica e ortodhoksve shqiptar të Iliridës që hiqen si sllav, njerëz të shitur që sapo të forcohet Shqipëria dhe gjendja shqiptare, nuk do i dëgjosh asnjëherë të vetme të përdorin fjalën turk. Turku me dy marrëveshjet që bëri mbas të dyjave luftrave botërore me sllavët (servët çetnik), dëboi me genocide shqiptarët për të mbushur tokat e anadollit. Kështu servi mund të kolonizonte tokat shqiptare duke ndryshuar demografinë, ndërsa turku mbushte krahina të tëra djerrë me popullsi fisnike si ajo shqiptare. Të njëjtën marrëveshje e bëri edhe me grekun dhe lëvizi të gjithë shqiptarët e atjeshëm drejt tokae turke e në krahun e kundërt dërgoi popullsi armene e vllahe që ishin të krishterë. Kështu formoi bastione me fe që i leverdiste të gjithave shteteve përveç shqiptarëve të cilët cënoheshin e dëmtoheshin nga të gjitha anët. Nga një anë humbnin pasuri të panumërta, toka pjellore dhe identitetin e tyre, nga ana tjetër shkonn të jetonin në pothuajse shkretëtira ku i mohohej të ishin shqiptar. Shqiptarët sot janë 10% e popullsisë së Turqisë por nuk kanë asgjë që ti njohi identitetin e tyre, as shkolla apo lëndë shqipe, edhe pse në parlament flitet për më së paku 80 deputet me origjinë shqiptare.
Pra përfundimi është kz, nëse turku mori shqiptarë pa masë, flitet për 750.000 më së paku, do të linte turq në toka jo turke? Sidomos në toka veçanërisht shqiptare ku kishin ndodhur edhe kryengritjet më të bujshme dhe më të sukseshme kundër otomanëve!!!!!
Prandaj kur ivanovi apo vuçiç i dalin në krah "armikut të përbetuar turk" atëherë ka diçka që nuk shkon, nëse magazinat me mallra turke janë të gjitha të përqendruara në beograd e jo në Tiranë apo Prishtinë, ka diçka që nuk i shkon për shtat gjëndjes së shqiptarëve.
Hapeni mëndjen
nuk me ke kuptuar mire se cfare kam dashur te them..🙂
Se pari nuk na cakton neve te gjykojm per kombesin e dikujt ..nese thone se jane turq ashtu qofte (edhe pse as un nuk e besoj por respektoj fjalet e tyre) .. Une thjesht tregova ate qe kam shikuar dhe kam qene deshmitar ...
per dicka duhet turqve tua japim doren e ajo eshte per politiken qe e zhvillojne ... kane nje politike aq te zhvilluar saqe i rrotullojn popujt tjere sipas deshires... nuk e di nese ke pasur rast te bisedosh me ndonje "turk" per P.Osmane dhe Shqiperine ...e di cdo te thone..?? Jo , ne nuk kemi luftuar me shqiptaret , biles i vetmi shtet me te cilin nuk kemi bere lufte dhe ne vet ia kemi dhene pavaresine shte Shqiperia.... ata jane politikan te zoti...
Kur nje zyrtar i turqise tha se Kosova eshte shtet i pavarur reagoi serbi por ky ia ktheu se un e thash te verteten ashtu sic eshte sic e njohim dhe nuk i kerkoj falje serbit ....
nmos gaboj Erdogani tha "Kosova eshte Turqi , Turqia eshte Kosove" ...
Une ende personalisht nuk kam nje ide te qarte se perse turqia na ndihmon koheve te fundit ...
SHqiperia e shqiptareve.
v + sub qe shume kohe me pare
Me kujtohen koherat kur ishin te gjithe kunder artikujve te Argirit, tani po mduket vetja plak ne ket loje...For old time sakes Argir do something controversial.
sake*