NJEQIND FLAMUR PA NJE !!!
Arius argiri
Nonda BULKA
Ishte ditë vere në një nga qytetet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja filli vetëm duke menduar për hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët më kullonin rrëke. I kredhur në të thella kapërceja nga një ngjarje në tjetrën.
Shikoja me sytë e mendjes vendin e shkretuar prej tufanit, tërmetin që po trondit botën dhe që po kthen në shkrumb e hi atë që dora e njeriut e ka ngritur me djersë e gjak. Habitesha me shtazëritë njerëzore. Në këto të thella isha kredhur, kur… fiu, fiu… sirena. - Bum, bum, bum! – krisi topi.
- Bobo, - thashë, - erdhën lanetërit e qenit, shpikja moderne më e mrekullueshme për të shfarosur njeriun.
Pa e vrarë mendjen më thellë, hyra në shtëpinë e parë që gjeta aty rrotull. Mysafir i paftuar, hapa derën e rrugës, pastaj atë të brendshmen dhe instikti vetmbrojtës më drejtoi në një bodrum të sigurt nën tokë.
- Ç’urdhëroni? – ma priti një zotni i cili me grua e fëmijë ishte strukur në një cep të asaj grope të errët.
- Hyra këtu, mbasi jashtë po bëhet festë midis qiellit e tokës. Qielli sulmon tokën dhe toka i përgjigjet. Dhe unë, që s’jam as në qiell as në tokë, hyra këtu nën tokë.
- A janë shumë?
- Nxin qielli katran, efendi.
- Allahalla! Si do vejë ky halli ynë? Kur do të marrin fund kusuret?
U ula mbi një fron gjysëm të thyer dhe po fshija djersët. Njeriu i bodrumit më lëshonte lehtë-lehtë, me kureshtje, nga një bisht syri; sikur matej të më thoshte diçka, po nuk guxonte. Më së fundi foli:
- Si duken punët, or zotni? Ç’është ky hall i madh që na ka rënë? Kur merr fund vallë? Ç’është kjo e keqe që i ka rënë në kokë njerëzisë anembanë?
Ndërsa ai po qante hallin e njerëzimit, unë po vërtisja sytë rreth e rrotull atij bodrumi dhe vura re diçka që më bëri përshtypje:
- Përse i mban ende syfetin e famëmadhit Duçe dhe flamurin me lulka të Imperos? Ti e di që ajo punë mori fund njëherë e mirë.
- Ah, mor bir (më lejo të të quaj bir), - ma priti hallexhiu i bodrumit, - një fjalë e vjetër thotë se bota është e rrumbullakët si top; njerëz si unë që nuk merren me politikë i kanë marrë masat për çdo gjë që mund të ngjasë… Sa ka parë ky qerrata vend!
- Po ky flamuri i Anglisë, pranë atij të Duçes, ç’kërkon këtu në bodrumin tënd?
- Ta thashë, mor bir, jam njeri esnaf dhe hallexhi. Sikur një mëngjes, papritur dhe papandehur, të kërcasë topi andej nga deti dhe të zbresin ata? Ku të gjej stofë për të qëndisur flamurin anglez? Apo të ha ndonjë plumb rrugës? Kështu të paktën e kam mendjen të fjetur.
- Po Stalini me drapër e çekan, ç’punë ka në bodrumin tënd të errët? Mos je gjë bolshevik?
- Jo, vallahi, bilahi s’jam. Po si esnaf njeri që jam, kur të shoh se të gjithë bota do të skuqen, si mund të qëndroj unë i bardhë? Urtësia më këshillon të ngre flamurin dhe të bërtas pas berihasë: “Rroftë!”.
- Qenke plot tru, efendi. I paske marrë masat me kohë.
- Posi, posi, ç’të bësh? Ja! Po fitoj para me grushta, si hallexhi që jam. Kam tre djem dhe që të tre i kam ndarë në tri parti të ndryshme; kështu, ngado që ta kthesh, i kam shpatullat të ngrohta.
- A ke ndonjë djalë në mal?
- Jo bir, jo! E kam vërtitur punën që mishi të piqet dhe helli të mos digjet. Jam njeri i punës dhe jo i politikës. Kur ishte Zogu mbret, unë isha zogist. Kur iku, nuk i thashë as udhë e mbarë.
Kur pllakosi ushtria e Duçes, i dola përpara me flamur dhe tashti që u largua, i dhashë munxët nga prapa. Kur erdhi gjermani, e kisha gati fytyrën e Hitlerit dhe flamurin me kryq të thyer. Kur të shkojë, edhe këtë do ta zë me gurë, për t’i bërë qejfin atij që do të vij pas tij. S’ke ç’bën, duhet të jetosh “me nder” në këtë botë.
Mbeta si i trullosur nga predikimet morale të atij njeriu të njohur dhe të panjohurqë ma hapi aq thellë zemrën; rashë në mendime duke kullotur sytë rreth e rrotull bodrumit ashtu si nëpër ëndërr.
Në një cep më vranë syrin disa flamurë të tjerë.
E pyes:
- Po këta ç’janë?
- Ky është flamuri i grekut, - më tha efendiu.
- E mora vesh. Zotrote qenke grekoman, o efendi.
- Jo bir, jo, nuk jam as grekoman, as djall; por, kur ushtritë e grekut hynë thellë në vendin tonë kundër italianëve, porosita shpejt e shpej flamurin e tyre, që të mos më zinte në befasi. Ja dhe flamuri i Turqisë, që po e ruaj si kujtim të Baba Dovletit. Të thashë, or bir, se jam njeri me parime me karakter, me edukatë dhe s’ma ka ënda të prish muhabetin me asnjë kral që mund të shkelë kët vend.
U ngrita në këmbë, u solla dy-tri herë rreth atij muzeu origjinal që mund të pagëzohej me emrin tingëllues “muzeu i karakterit” dhe sytë m’u mbërthyen mbi një flamur të çuditshëm, të bardhë si dëbora me një rreth të kuq në mes.
- Po ky i kujt është, mor efendi?
- Ulu, - ma preu ai, - se është punë e gjatë që të ta shpjegoj. Disa vjet më parë po rrija në kafe duke pritur një mik, ortakun tim, me të cilin dërgonim fasule në Greqi; duke pritur mikun e fasuleve, në tryezën aty pranë, disa si biçim shkollarë bisedonin për politikë. Ishte ajo kohë kur kishte nisur lufta midis Japonit dhe anglo-amerikanëve. Japoni po korrte fitime aq të vrullshme, sa asnjeri nuk mund të parshikonte se ku do ti mbanin këmbët anglezët dhe amerikanët. Një nga shkollarët hidhet e i thotë shokut: “Ashtu siç ka nisur puna, s’është çudi që një ditë t’i shohim japonezët të vijnë deri në Tiranë!”. Sa dëgjova këto fjalë, shpejt e shpejt bëra gati edhe flamurin japonez. Kështu më zuri gjumi rehat.
Bombardimi kishte marrë fund. Sirena më lajmëroi se kishte ardhur koha për të dalë nga strofka e atij idealisti. Ndërsa po matesha që ta përshëndesja, befas më ra ndër mend diçka dhe e pyeta:
- Të falenderoj, mor efendi, për mësimet e larta të moarlit që më dhe, por as më thua, të lutem, në gjithë këtë grumbull flamujsh dhe fytyrash, si nuk ma zë syri asgjëkundi Skënderbeun dhe flamurin kuqezi?
Efendiu ngurroi pakëz si i menduar, rrotulloi sytë andej-këtej, pastaj duke m’i mbërthyer si me frikë, më thotë:
- Ke hak, ke hak. S’më kishte shkuar ndër mend; e ku ta kesh mendjen më parë, në këtë kohë trazirash dhe përleshjesh? Pastaj me autoritet i drejtohet të birit dhe i thotë: Kujtomë, kur të vemi në dyqan të porosisim edhe një flamur të Shqipërisë, se s’dihet, edhe ai mund të na hyjë në punë!
Hapa sytë. Isha në ëndërr. Se idealistë të tillë s’mund të ekzistojnë veçse në ëndërr.
Botuar më 1944
Comments
ku osht TL😉R (too long didn`t read) verzioni ?
Lexohe se ja vlen...
o vllazen Kosova eshte po aq shqiptare sa gjithcka tjeter shqiptare. Simbolet shteterore, ndonese jane pa shije, megjithate perfaqesojne nje mund te plot gjeneratave per pavaresi e shtet te Kosoves. Mos ti ngaterrojme gjerat.
Perndryshe Xherdani veq edhe nje gje eshte dashte me bo ma shume, qaty nje shuplake kshtu si pahiri Platinit qe nuk po na len ne UEFA.
Normalisht qe Kosova eshte shqiptare.Une te thashe qe ta lexoje se eshte nje tregim vertete i bukur dhe kuptimplote.
Persa i perket Shaqirit une per veten time jam neutral.E vleresoj veprimin e tij por do ishte shume here me signifikative te nxirrte flamurin Kuq e Zi.Eshte ai flamur qe i bashkon Shqiptaret dhe Kosovaret.Eshte ai flamur qe njihet dhe me te cilin luftohet per Shqiptarine...
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=657290740963629&set=a.121505234542185.19073.119407034752005&type=1&theater
CmenduriaMB jam shum i zhgenjyer nag komentet e vllezerve nga shqiperia per xherdan shaqirin ne kete foto https://www.facebook.com/photo.php?fbid=657290740963629&set=a.121505234542185.19073.119407034752005&type=1&theater 😒😒😒
BIG VOTE
se s’dihet, edhe ai mund të na hyjë në punë!
Jo që nuk e kam lexuar të teren, por kjo ishte e qelluar për sonte.
V-A
Tipiku i atyre qe e merr era dhe harro qe jane shqiptare 😛
arius shum tregim i mir por pse sjeni o vllazen pakez me OPTIMISTA pse ju thrret errsira pse gjykoni ku mund te lavdroni e di qfar po mendon si lavdrohet ai qe nuk eshte i drejt edhe un si ti mendoj po smund te pajtohem kur ti ske pa e ske perjetu ni tmerr si ne Kosove, un psh naten e sontit e shof ndryshe, un e kam pik edhe jam i bindur qe 90% e SHQIPTARVE ne Kosov e presin at dite, po kushtet sna lejojn skemi at fuqin te themi JO europes e PO SHQIPERIS , po pasi kosova i ka then PO europes nje her "Flamurin qe e ndrruam" do te vazhdoj me PO per europen deri sa te jet stabile me te e ate mendojm qe arrihet Rita Ora, Xherdan Shaqira e te tjer qe spo me kujtohen per momenit. Keshtu qe ndoshta keto urrejtje shuhen ndonje dite 🙂 Faleminderit shum per tregimin
respekte Arius, respekte te papara per kete shkrim, nuk ka nevoje per komente...
mirepo per hir te se vertetes une do jap edhe deklaraten te dalur sapo Xherdani hyri ne dhomat e zhveshjes mbas fitores:
Nga Xherdan Shaqiri : me shum deshir kam dashur te marr edhe flamurin KUQ E ZI por kam pasur penges nga UEFA se nuk me lejoshin me flamurin kuq e zi te festoj se me thojshin je me prejardhje nga KOSOVA jo nga SHQIPERIA por sidoqoft siq ju premtova qe do e marr me veti flamurin kshtu qe ky trofe shkon per te gjith SHQIPTARET me respekt xherdi
Nese eshte keshtu respekte per shqiptarin e pare qe ka fituar nje Champions League!
Ketej Dardania e pergjysmuar (pra Kosova) nuk lejohet te hyje ne uefa e fifa e ketej u imponohet nje flamur i tille.
JEMI NJE!!!
E vetmja gjë që Shaqiri tha në Facebook ishte ëndrra u arit, se çfarë u tha nepër profile të rrejshme është punë tjetër. Kjo është faqja e tij zyrtare https://www.facebook.com/XS1991 .
po me poshte e ke pare flamurin kuq e zi per diten e pavaresise? Biles edhe duke lobuar tek Bayerni sepse ai fotoshop hyn ne probleme politike. Mirepo skuadra fantastike dhe e papare e Bayernit na respektoi ne si shqiptare dhe i dha lejen Xherdanit te na kenaqi syte.
Pastaj official site nuk do te thote qe te tjerat jane fake, jane ato te fans club ose edhe account i dyte ku Vip mund te shprehen lirisht pa patur ngushtime te politikave te organizatave ku jane te detyruar te bejne pjese, keshtu askush nuk mund te ankohet ne menyre zyrtare.
Nese kjo ndaj Uefa-s del e vertete tregon shume per francezin platini dhe dashamiresine qe ka ai ndaj popullit shqiptar, pra nje skandal i tille nuk mund te jete nje sulm i drejt per drejte i Shaqirit i cili eshte nje nga ato personazhe me vlere qe mund ti lehtesojne gjendjen politike Kosoves duke çare pengesat me ane te sportit. Kjo meqe nuk po na lejojne te bashkohemi mos i prishet qefi servit dhe klloçkes se tij rusise.
V
Po te isha nxituar dhe te komentoja qe ne momentin e pare qe do ta lexoja (e kam lexuar qe mbreme kur sapo u publikua )... Cnuk do te me kishne thene goja , jam shum i lumtur qe Shaqiri eshte prononcuar dhe paska patur problem per te marre EMBLEMEN E ZEMRES , Shpresoj qe me gjith zemer qe ky problem te mos ket qene fiktiv ..
shum je anti-Kosovar o Arius .... sa ju dojm na ne Kosove sju don kerkush e ju skeni as 10 % dashni per neve sa kem na per juve
çfare budallalliqesh nxjerr or vella nga goja, çpune ka ketu sa ju doj sa na doni, JEMI NJE dhe kjo ka rendesi.
Ai tregimi ne forme fabule i Ariusit eshte teper i thelle dhe morali nuk i perket te ashtuquajturve kosovar qe ne te vertete jane pasardhesit krenar ilir te quajtur dardan, por i perket çfaredolloj shqiptari qe shet vlerat kombetare, qe i perul, qe i shperfill, vlera per te cilat shqiptaret ane e mbane kane derdhur gjak e lote te shtrenjte.
Mos bini prehe e perçarjeve te shkijeve se ky eshte plani i tyre, meqe nuk munden me te na marrin toka e njerez si pa gje te keq atehere mbetet te na perçajne keshtu mund te na copetojne serish ne te ardhmen.
n'perqarje po na qoni ju vet me qito sene palidhje ,,,, na skem ndikim prej shkive asni perqind se na gjith te ndam prej tyne jem kan
ti po çon ne perçarje veten or vella nga momenti qe flet me ju dhe ne kur nje shqiptar i vertete flet vetem me NE sepse JEMI NJE!
ju nuk e pata per njerzt qe jetojn ne Shqiperi po per qata qe po i flasin qito sene
kur them mos bini prehe e perçarjeve te shkijeve nuk e kam me ty banor i kosoves por me gjithe shqiptaret ane e mbane, sepse une me ndryshim nga ty nuk bej dallime mes shqipètareve. Meqe ra fjala, une jam ngas Tetova 🙂
Xherdan Shaqiri eshte cilesuar TRADHTAR nga shqiptaret e Shqiperise se kinse nuk po luan per kombetaren, por faktikisht ata kane kerkuar para nga Xherdani per te luajtur(ashtu sic e kam marre vesh une) prandaj Xherdani nuk do te perfaqesoj nje shtet qe e urrejne ate por kur behet fjala per interes ne menyre qe Shqiperia te merr levdata gjithmone kerkoni flamurin e Shqiperise aty. Nuk kam asgje kunder Shqiperise se une me shume se cdo shqiptar dua bashkimin, por edhe ju vet te Shqiperise keni faj. Pranojeni!
ja edhe fail tjeter, a i peshoni fjalet para se te flisni ju djelmosha?
shqiptaret nuk e urrejn shaqirin por politika ne FSHF bashke me presidentin e saj te korruptuar kerkojn para per futjen ne kombetare. Poooor ka edhe prej atyre futbollisteve me origjine shqiptare qe nuk pranojne te luajne per shqipnin edhe pse ju vjen ftesa. kto jan ato qe duhet me ju shkerdhy fisi e familja. Pa harru edhe FSHF kurven.
Une jam bavarez i cmendun dhe kur kam pa Shaqirin me flamurin e kosoves (jam nga shkodra) jam gzu dyfish 😉
jau q. ktyne ktu edhe atyne nrrot somes ata qe jon kunder xherdan shaqirit jon edhe kunder meje dhe kushtrimzz, bravo vllazni.
haha! gjilan na frikesove !!!!sidomos prej emrit te kushtrimkes! meqe ra fjala tek moter kushtrimka a ta ka kthyer borxhin???
jo be po thot me duhet edhe pak koh per ta kthyer , nuk e di a ta pres apo ta vras ???
per mua prite! Po çudi kushtrimi merr te pakten 20 gold ne muaj duke punuar si mentor i adminave ! gjithe goldet me femna i harxhon ?
po valla edhe une e kom vrejt edhe kohet e fundit po sillet sikur i dehur sdi qka te bej me mir po e pres .
Voted
Kur Shaqiri beri golin per zvicren e quajtem tradhtar tani qe fitoi champion me bajernin e quajm Shqiptar
ka nje pakice me pamje te ngushte qe e quajti tradhetar, shumica ka aq inteligjence sa ti kuptoje me shume gjera. Shqiptar njeriu lind e zgjedh te jete, Shaqiri eshte me shqiptare se shume shqiptare te tjere.
Prandaj gabimi i vetem qe mund te behet eshte te flitet ne emer te te gjitheve.
Cdo shqiptar qe na ngren emrin ne shqiptareve ane e mbane eshte krenaria jone.
Flamuri boshnjak qe i eshte imponuar Shqiperise veri/lindore te quajtur Kosove eshte kompromis por kush eshte shqiptar i vertete nuk harron gjakun qe eshte derdhur per KUQ e ZI
V
Arius strikes again,mada fakas!
V 😁)
me qeto ishe hy ngar me Ismail Kadaren hahahah v,s