Rendesia thelbesore e Fuqise/Strength
Afrodita Mf
Pershendetje te gjitheve,
po shkruaj mbi nje teme teper te rendesishme, shume here te theksuar por akoma me shume here te lene pas dore.
Kur hyra une ne loje e vetmja gje qe degjoja ishte te luftoja,luftoja, luftoja sepse duhet te rrisja piket e eksperiences dhe keshtu te rrisja nivelet ne loje per tju bashkangjitur sa me pare divizioneve me te larta. Keshtu muajt e pare nen udhezimet e lojtareve te qeverive te atehershme une ndoqa gabimisht kete rruge ku ftohesha te luftoja edhe 2 here ne dite me group fight e te tjera, damage qe shiteshin shteteve te tjera e me mire mos flasim ku humbnin keto leke se dalim nga tema.
Shume shpejt veç, kuptova dhe fillova te lundroja kunder rrymes duke vene re disa gjera.
Dua te veçantoj dy raste qe kam ne dore tani dhe qe japin me se shumti idene se per çfare e kam fjalen,
http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/5653298 (deri para pak ditesh ishte div2 me 26.000 strength, mirepo si ky ka edhe te tjere)
deri tani me i forti qe kam gjetur eshte ky ketu:
http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/6111968
mos llogarisni vetem fuqine e tanishme por edhe ate qe ka mundesi te beje derisa te dali ne div2, me kete ritem arrin ne d2 me 23k dhe ne div3 me te pakten 40-45k strength, pra kudo qe hyn ky mban murin tek pulle 😛
per te mos folur per gold qe fiton me Battle Hero dhe True Patriot, apo Mercenary Medal e te tjera.
Prandaj durimi eshte virtyt i te fortit, prandaj duhet stervitur, stervitur, stervitur, stervitur dhe luftuar vetem per Shqiperine, eshte zgjidhja me ideale. Ndoshta mund te behet pak e perseritshme loja derisa te gjindeni me nje strength te hijshem por ja vlen barra qirane sepse beni te forte veten dhe beni te forte eShqiperine.
Rendesia e stervitjes qe une quaj SUV apo 4x4, pra e stervitjes me fuqi te plote 90 ne dite, eshte thelbesore per arritjen e ketyre rezultateve. Duhet gjetur menyra per te ngritur te gjitha training center ne q4 dhe kushtojne rreth 94.5 gold secila gjate kohes se uljeve.
Kjo loje eshte bere enkas per gold buyer dhe kete gje e tregon fakti qe me 4x4 dhe me kontraten (ujdine shqip) me uljen prej 90% ne muaj, del edhe me fitim.
Disa llogari:
90 fuqi ne dite bejne 2700 fuqi ne muaj (30 dite), duhen shtuar ketu edhe daily task prej 54 fuqi ne muaj (1 fuqi ne dite, 5 çdo 5 dite), pra 2754 ne muaj. Ujdia kushton 53 gold, kesaj i shtojme edhe 8.61 gold (2.87gold x 30= 86.1 gold->10% e kesaj del 8.61) qe kushton stervitja fale ujdise dhe kemi 61.61 gold ne muaj.
Mirepo thame qe me ane te kesaj stervitje behen 2754 fuqi ne muaj, i thone 11 Super Soldier, pra 55 gold, shtojme edhe Hard Worker behen 60 gold. Pra sikur edhe keshtu te mbetesh me 1 gold e gjysem merr max ne fuqi, mirepo te pakten nje BH e merr ne muaj sidomos me strength te larte merr me dhjetera ne muaj, do te thote qe jo vetem nuk harxhon gold por del edhe me fitim.
Me ane te stervitjes 4x4 dhe punes ditore rriteni ne exp 2 per çdo veprim, pra 10 ne dite qe bashke me daily task shkon ne mesatare gati 12 exp ne dite, pra 360 exp ne muaj.
Me luftimin merr 1 exp çdo 10 shendet/health qe harxhon ne beteje, per nje DO duhen mesatare rreth 750 health, mesatare 75 exp, por askush nuk terhiqet zakonisht dhe harxhon 1000 apo 1300 shendet per DO. Kjo do te thote qe lojtaret me DO ditore rriten me minimumi 2500-3000 exp ne muaj.
Pra i duruari i fituari i thote kombi yne dhe nje mbjellje e mbare sot jep fryte te jashtezakonshme neser.
Tani del tema e nxehte dhe tejzgjatet çeshtja, si munden lojtaret shqiptare te munden te rrisin fushat e stervitjes apo training gorund?
Zgjidhja me e lehte eshte ajo e armiqve tane, shihni servine, polonine, fyrom e jo vetem por gati te gjitha, u fshijne nga 2000 accounte pra multe (qe i thone gati 30.000 gold) çdo muaj, mund ti llogarisni sidomos duke pare numrin e lojtareve ne ditet e zgjedhjeve dhe numrin mbas sepse eshte koha ku bejne kontrolle te veçanta.Por kjo eshte rruge shume e rrezikshme dhe duhet mjeshteri dhe njohuri te rralla per te arritur te mbijetosh pa ban, por jo te pamundura duke pare sasine qe prodhojne armiqte e miqte tane ne loje. Kete e dine edhe ata qe une quaj mastermulti ne eShqiperi, ata qe hane ban si pa gje te keq çdo jave se akoma skane kutpuar mire ca mekanizma, ata qe i dhane bankes tone ban me 2000 gold ne muaj e all te pafund duke i kaluar nga multet ne banke. Ata qe mburren se kane dhene leke e tanke te papare per mercenare e shqiptare por ne te vertete eshte vetem frut i disa oreve me shume te kaluar perpara pc duke bere multe. Tani si i thone punes, Zoti ja beft drite por te pakten te mundoheshin ti benin gjerat pak mè me zgjuarsi e me mè largpamesi, por nejse duhen ca leksione nga mjeshtrat serve qe ndihmohen edhe nga disa admina te tyre.
Rruga e dyte eshte dhenia e ndihmave te plota per lojtaret ne menyre qe leket e tyre ti hedhin vetem ne fushat e stervitjes.
Ne kete duhet te na ndihmonte banka e eShqiperise (apo bankat se ne teori ne kishim 5 kur u krijua vendi yne ne loje), me anen e blerjes dhe shitjes te all dhe gold sipas luhatjeve te tregut, shtetet e medha mbajne ne kembe te gjitha MU e tyre pa futur doren ne xhep. Kroacia psh duhet te kete nja 17 banka apo org siç quhen dhe ne nje llogari mesatare me thane qe fitohet rreth 10% e lekeve qe investohen ne org, pra nese fut 100.000 all fiton 10.000 qe i thone tanke dhe ushqim te mjaftueshem per nje MU te madhe, lere me kur ke mundesine te hedhesh leke me shume si nga qytetaret si nga leket e shtetit vete qe ne fund sjane asgje tjeter veçse taksat e qytetareve, pra jane po leket e qytetareve..
Nuk paguajme mercenare dy muaj dhe mbledh per banken. Por ne kete gje s'mundemi ta kemi sepse kemi burracake qe nuk morren kurre pergjegjesite e gabimeve te tyre por perkundrazi sulmonin lojtaret qe u nxorren ne shesh keto padrejtesira.
Prandaj duhet ne menyre sa me te shpejte nje organizim madhor i te gjithe shqiptareve (siç e nisem kur morem Ujkun dhe e ngritem ne krye), per te investuar leke ne fuqine e shqiptareve sepse lufterat mund ti fitojme me d1-d2-d3 edhe sepse d4 sdo e kemi kurre ne gjendje meqe nderkohe qe kalojne tanet ne d4 kalojne edhe armiqte.
Si mund te arrihet kjo, shume thjeshte. Duhet qe keta pseudo-mjeshtrat qe kemi pasur ne krye, ata qe ishin te vetmit qe mund te qeverisnin Shqiperine, ata qe perbuznin çdo lojtare “te vogel”, keta mjeshtrat te kuptojne qe ka edhe me mjeshtra se ata vete. Kjo sepse ka njerez qe mesuan menjehere nga gabimet e “ish grupit te paprekshem” dhe e perdoren si experience per veten, gje qe ata qe gabuan duhet ta kishin bere vete por si duket duhet akoma te rriten qe ti kuptojne se si sillen njerezit e pjekur.
Prandaj jemi akoma ne vend numero sepse kush pati mundesine nuk hodhi bazat ne rrugen e duhur, nuk dha keshilla te vlefshme por beri te kunderten e sot gjejme accounte shqiptare ne div4 me 5k strength qe me vjen keq te shprehem ashper por nuk duhen per asgje, jane pa peshe, prandaj sa me shpejt duhen hequr dhe zevendesuar me ato qindra accounte te vdekur me nga 20-30k strength, sidomos te vendeve ish te forta qe presin vetem qe dikush ti marri ne perdorim.
Prandaj ne nje plan largpames me nje grup lojtaresh te ndershem e te paster, te pjekur ne moshe e me vlera shqiptari ne deje, do te mundohemi te hedhim hapa domethenese per fuqine e shqiptareve.
Duhen investuar leke nga shteti dhe fitimet tu dergohen lojtareve me zelle durim, ne all qe te blejne gold ose drejtperdrejt ne gold me kusht qe te perdoren vetem per fushat e stervitjes. Keta lojtare pastaj zotohen qe nese duan te lene lojen atehere duhet te lene ne perdorim accountin ose te kthejne gold. Dale-ngadale qe lojtaret forcohen dhe mbushin kushtet e plota, gjithçka qe fitojne me BH e tjeter gold shtese zotohen tja japin atij qe i dha goldin ne menyre qe ti dergohen nje tjeter lojtari qe te forcohet edhe ky ne rradhe. Prandaj duhet organizim i mire dhe nje faqe exel me detaje.
Eshte pune e gjate dhe pa mbarim por nese kurre nuk fillohet kurre nuk do ja arrihet qellimit. Dite perpara MU ku jam mori ne betejen e Shqiperise dhe te alleateve mbi 30 BH vetem gjate darkes, pra ne nje mesatare ishin mbi 100 gold, ja doli nje training ground, por ne kemi dhjetera-qindra lojtare per te ngritur, dakort, por perseris nese kurre nuk fillon kurre nuk mbaron. MU le te shesin dmg e fitimet tja ndajne lojtareve me te dalluar si fillim. Me shume forcohen lojtaret e me shume gold do kene ne perdorim e gjithnje e me shume do behen te pavarur. Edhe baby-boom do kene me sukses edhe me jetegjatesi nese lojtaret e rinj hyne dhe shohin nje organizim, nje fryme bashkimi, nje qellim fisnik ne loje
E gjithe kjo per zemren qe ndizet flake kur degjon emrin SHQIPERI, emrin SHQIPE!!!
Respekte per shqipet e paster!!!
Comments
v _ te lumt per atrtikullin 🙂
strength strength strength
Vote o7
nje V e madhe per artikullin! do te kisha dashur te lexoja nje artikull te tille kur u futa ne kete loje por per fat te keq lexova vetem artikuj me lavde per presidentat tane te madherishem si nino dhe shoket e tij! Hail jeti dhe Hail metej dhe na çuan te gjithe ne Hale me Hailet e tyre!ishte e paturpeshme sepse keta i pranonin me kenaqesi keto haile nga populli i paditur (si puna ime ne ate kohe!) edhe pse e dinin fare mire per demet qe i kishin bere shqiperise ne kete loje!Nje prej ketyre demeve ishte ai i bankes se shtetit te cilen e groposen ne bje borxh te pashlyeshem! diskutimi tanime eshte se ti thua qe duhej te kishim 5 banka !acc e ketyre bankave ishin te dhena nga adminet?kroazia psh qe ti ke permendur ka 5 acc bankash si kjo qe kemi ne ? e them kete sepse acc i nje banke ndryshon nga ai normal! nese ky vrojtim i yti eshte i drejte lind pyetja se ku perfunduan keto 4 bankat e tjera te shqiperise! shpresoj te jesh gabuar se kjo do ti njolloste njehere e pergjithnje ate pak qe ka ngelur nga nderi i ish qeveritareve tane te lavdishem qe aq e aq shume here na jane mburrer se formuan shqiperine ne kete loje !! edhe pse kjo eshte njesoj sikur nje bakter primitiv ti mburret sot njerit se ne fakt eshte ai qe ka shpikur teorine e relativitetit po nejse kjo eshte histori tjeter!!! urime per punen qe ke bere dhe shpresoj qe te gjithe lojtaret ti ndjekin keshillat e tua madje edhe shteti i ri te filloj te mendoj menyre per te dhene nje ndihme jo ne arme apo ne ushqim por ne all apo ne gold ne menyre qe lojtaret te rrisin strengthin! siç thua ti mund te fillohet me lojtaret me te pranishem ne loje apo me ata te mu ku kemi nevoje qe te jene me te forta apo qofte edhe me anen e nje lllotarie te permuajshme ! por gjithesesi duhet filluar te mendojme per nje program shtetror qe duhet te ndihmoj per rritjen e strengthit te qytetareve!!!
Kroacia nuk ka 5 por ka mbi 17, vete MU Tigrovi i tyre pretendon me force 5 banka, kaq shume kane vlere bankat sa eshte nje nder motivet pse kroatet jane perçare.
Te gjindesh ne momentin e duhur ne vendin e duhur nuk eshte ndonje merite e madhe, quhet fat zakonisht. Te çosh perpara nje projekt te nisur, ti japesh jete, ta pershkallezosh duke e bere me te fuqishem, te punosh me largpamesi, me projekt afatgjate, kjo eshte merite.
Mirepo çeshtja e qeverisjes se femijeve eshte si ne 14 vjeç dhender qe i thuhej "rritu Gjino qe te kapesh fikun", edhe ne duhet te kemi durim nja 3-4 vjet sa te rriten kalamajt kapriçoz edhe arrogant qe ngulin kembe si mushka ne injorancen e tyre, keshtu duke u rritur kuptojne gabimet dhe i rregullojne ato, keshtu me ne fund eShqiperia mund te marri fryme lirisht e te eci perpara se boll kane lozur duke e perdorur si top ato 5-6 karagjoze te vegjel.
Eshte koha qe eShqiperia te jete e shqiptareve dhe te forcohet, pak por sakt
pyetja atehere eshte çfund kan patur bankat tona?????
My sub to your newspaper: 185
My newspaper: http://www.erepublik.com/es/newspaper/intendencia-289893/1
Can you help me to get MMM?
Have a nice day.
strength strength strength bravo, artikull edhe pse i gjate pak ama i analizuar shum mire....
hehehehehe, u deshen shpjeguar te gjitha me imtesi.
Faleminderit
V
V
ky duhet te jete mesazhi i presidentitit per lojtaret e rinj
bravo V+S
V po une prap vdees me luftu dhe pa strength
ti je rast pa shpresa per shembull, nuk je i vetem mos ki merak 😛
njeriu mundohet ti afrohet sa me shume idealit, kush ka me shume durim me shume perfiton.
"damage qe shiteshin shteteve te tjera e me mire mos flasim ku humbnin keto leke se dalim nga tema."
kalofsh mire,kesh tu e lexu krejt artikullin po po e shof qe nuk ja vlen !
pune per ty, kujt i djeg diçka le ta mbaje. Une nuk permenda emra, as kushtrimzz as tjeter dhe as kisha ndermend ta beja. Flas vetem me akuzat qe ndoshta edhe ti vete i ke bere ndonjerit, apo harroni qe ne chat ishim edhe ne.
Nuk eshte me koha per lojra, a e keni kuptu besoj kaq gje, e keni kuptu qe ato pak hapa qe beme perpara tash po i humbim prape. Une kam arritur kufirin me kete loje dhe disa pjestare, po mundohem te rregulloj diçka, ti paraqes haptas te gjitha mekanizmat e "fshehta" ose me sakte te pathena te lojes perpara se te humb durimin, yu jap lojtareve me zell njohurite qe duhen per ti dhene drite vendit me emrine shenjte Shqiperi.
pse duhet cdo artikull i juaj te permbaje inate dhe akuza ndaj dikujt?
cdokush qe nxjerr nje artikull kunder jush ose gjate qeverise te juaj ket tu ja nxjerr syte,tash po veproni njesoj, artikullin nuk e lexova,po nga titulli po nisem,nese deshiron me shkru per "strength" shkruaj per strength e lej akuzat e kritikat kote se sja ka pa hajrin askush e nuk ja shohim as na , e di qe eshte qetesu puna ne Shqiperi ka fillu nifar mirekuptimi ndermjet njeri tjetrit per kete arsye po te keshilloj qe te mos e prishesh atmosferen siq keni bo gjithmone "grupi i juaj" !
E njejta gje as un spo e lexoj me
ore kushtrimzz edhe ty aeneas çfare ju djeg juve or djem? Une shkruaj çfare mendoj dhe mendoj çfare shkruaj, nuk marr vesh perse duhet te fshehim koken poshte reres si struzi?! Une nuk permenda emra dhe thjesht vura vetem ne dukje ato qe per eShqiperine jane plage sepse nuk do ishim ketu sikur te mos ishte shperdoruar pushteti nga disa me muaj me rradhe. Nuk eshte zgjidhje ti harrosh problemet por ti perballosh duke i kujtuar qe te mos biesh te dyten here ne te njetein gabim.
Kjo nuk eshte perçarje, perkundrazi, kjo eshte marrje me vetedije e gjendjes ku jemi, pse dhe si kemi ngelur ketu. Eshte teper ne nevojshme qe te ecesh perpara te shikosh çfare ke lene nga prapa.
A ka burra a ska burra kjo bashkesi? A ka njerez te pjekur qe te pranojne gabimet vetjake dhe te grupit qe perfaqesojne dhe mbrojne, apo qe perfaqesonin ne te kaluaren?
Njehere, te pakten njehere te shoh nje sjellje burrerore ne kete mes.
Duhet me pas frike me fol se mos dikujt i shqetesohet ndergjegja apo ku di une çfare.
Pastaj kur ti ishe president me fal po nuk te shkoi ne mendje tu thoje adminave qe kjo nuk eshte fair play, si mundemi ne te kemi 1 dhe servia 20 banka, duket normale kjo adminave?
Artikulli eshte per strength e zgjat me kilometra, por ty nje fjali si nje kokerr rere ne mes te detit te tronditi kaq shume, çuditerisht...
o kushtrim ja vlen ta lexosh madje edhe me kujdes!nga leximi vjen dituria dhe jo nga kokefortesia !ta lexosh dhe madje edhe ti besh ndonje pyetje vetes si psh a eshte e mundur qe kroacia te kete kaq shume banka ! si eshte e mundur? po neve sa te tilla kemi patur kur jemi futur ne loje ?sepse si lojtar me pervoje qe je besoj se duhet ta dish apo ta kesh vene re qe acc e bankave nuk jane si ato te tjeret! e pra do ishte mire te vrisje edhe ti ca mendjen mbi kete mister ne vend qe te mbrosh akoma ate qe nuk mund te mbrohet dhe per kete tashme je bindur edhe ti vete por nuk ta lejon kokefortesia dhe krenaria qe ta pranosh!!!
dhe mbi te gjitha do ja keshilloja ta lexonte aenea nese nuk do te jete ne vazhdimesi nje president kukull kokeboshe!!!!
Arius po ta sqaroj punen e bankave pasiqe nuk je i informuar e per tjerat nuk besoj se ja vlen me diskutu!
Shqiperia eshte shteti i fundit qe eshte shtuar ne loje dhe ne kohen kur u shtua Shqiperia ne loje adminet e kishin mbyllur programin per organizata, pra nuk do shtonin me shume organizata-banka per Shqiperine vetem nje " Banken e Shqiperise " qe shteti te mund ti hudhe ne qarkullim mjetet e thesarit!
Kete nuk e kom dit as une po e mesova kur isha President sepse ne ate kohe kerkova nga Adminet qe Shqiperia te kete me shume organizata-banka ( per secilen Ministri te rendesishme nga nje organizate ) mirepo mora pergjigje negative dhe mu sqarua kjo pune!
Kalofsh mire 🙂
dhe sa per grupet i juaji i joni lerini keto or burra se late name , i imi i joti sikur jemi ketu per te ndare pasurite!dhe sa per sqarim afrodita ka qene ne ate qe ju quani grupi juaj edhe pse prej kohesh ka kuptuar se ketu luftojme per shqiperine dhe jo per ne apo per ata per kete apo per ate! mjaft me me keto kufinje qe na ndani si me qene se po ndani tokat ! provoni te shihni njehere pertej "fshtatit" qe ju quani tuaj se ndoshta mesoni ndonje gje te re!
kushtrim dmth sipas teje shtetet e tjera kane me shume thjesht per faktin se e kane filluar lojen para nesh?
dhe se ne na kane dhene vetem nje te tille?
je i sigurt 100 per qind per kete pergjigje?
Arius ta shpjegova shume mire, une po te thom ja ku eshte ujku ti po thua ku eshte ferkemi !!
tjetra ka raste si Franca qe i ka 200 organizata, sepse me heret kane qene organizata private dhe shteterore pra private kemi munder te kemi une ti etj ndersa shteterore vetem shteteve qe ju kane shtuar administratoret e lojes dhe vjen momenti qe adminet vendosin me i mbyll te gjitha organizatat private me i bo "dead citizen" ndersa Franca i merr 200 organizata nga lojtaret e saj dhe i deklaron si shteterore dhe i kane shpetuar procesit te asgjesimit, nuk besoj shtetet tjera te kene bere keshtu , ndersa per Shqiperine ta shpjegova eshte histori tjeter , per me shume mundesh me shkru ticket tek administratoret dhe te shpjegojne gjithqka !!
sa te djeg me burr i dheut
Super Vote!!!
Ah sikur ta kisha lexuar kete artikull ne kohen qe u futa ne loje...... (e kam per forcen)
Mbaj mend qe gjate muajve te pare ne loje (gusht-shtator) thuhej shpesh nga lojtaret qe duhet te luftojme sa me shume e te dalim ne D3 sa me shpejt se aty kemi nevoje.
Ne fakt ne ate kohe armiku yne ishe FYROM dhe ne ata ne D1 e D2 i mundnim prandaj thuhej qe nqs dalim sa me shume veta e sa me shpejt ne D3 do ti mundnim vazhdimisht.
Ne gazetat e asaj kohe nuk flitej fare per forcen (me aq sa kam lexuar). Ne Top5 gjeje vetem artikuj te tipit Hail EDEN, Hail Filani e Hail Fisteku. Gjeje lojra shperblyse ku me mor sa me shume SUB....
Sikur forca e nje shteti do matej me Hail-a dhe Sub-e ne do ishim superfuqi tani!!!
STRENGTH, STRENGTH dhe vetem STRENGTH kjo ben diferencen ne beteaj.
v
bravo super v
Shum artikull i mire, edhe une krejt ne fund i kom ra ne fije, qito 2 javet e fundit veq me strength jam tu u mar, as ni lufte, qe bile kur te dal ne D3 me pas fuqi. I sugjeroj te gjithe lojetareve, te fokusohen vetem ne training njehere, pak nga pak tu e rrit fuqin, as une ende nuk i kam 4x4 training center, mirepo 3 prej tyre po i perdori. Pershendetje. Shkruaj perseri
V + S
Ne luften e fundit per BH,isha perpara jo me ndonji force tmodhe me 5k nD2 dhe nvl27,isha me 300k dam...kur vjen 1 i huaj dhe e kput wallin fare ai ishte nvl 26 me 14k strength...dhe me 15 hits i kputi 600k damage...MORALI: Vetem force
Shume shume bukur te lumte.
Ai qe se kupton thelbin e ktij shkrimi ka 2 gjana o asht i trash ose i poshtem , ta zgjedhin vete se kam frike masanej po thojn i shava.
Po mundohem me gjet i gabim po spo mundem,ne MU-n ku un baj pjese me disa shoke te mij kemi fut kete fryme pre me Strength ne kete loje je njeri dhe sic po e shihni jemi 1 MU qe kemi arrit deri tani me /4 persona te arrijme dikund tek 70-80 milion damage vetem me health.Po te shikoni statistikat e eGov kjo MU lufton pak ose me than shum shum pak.Kemi kriju 1 databae me te dhenat e cdo lojtari kemi plane per forcimin e tyre plus jemi ne mbarim te fabrikave tjera. Kjo pune po arrihet me bashkepunim ndrmjet qunave te MU-s dhe avash avash do ja arrijme te jemi nder MU-t qe do bajn damage me shum ne Shqiperi dhe per kete moment jemi nder MU-t me te forta ne Div2-3 .
Pergezimet e mija er artikullin
ooooo nice tetova tirana
pershendetje nga "ManiiakK"
v s
Super te na ndihmosh ne te rinjet, Do te doja shum qe sa jam ne DV1 vetem te stervis dhe te punoj te rrit fuqi po pa luftuar nuk mund te fitosh as goold dhe ne Shqiperi nuk ka asnje njesi te kriuar qe ndihmon lojtart qe deshirojn te rrisin vetem forcen e te luftojn vetem ne rastet e Shqiperis V ,S
prandaj eshte krijuar projekti i MU ku bej pjese, prandaj te ftoj te bashkohesh sepse kete qellim kemi te gjithe. Fuqine sa me lart perpara se ti hysh ne menyre serioze luftrave.
a me ndihmoni me ushqim
STRENGTH, STRENGTH dhe vetem STRENGTH kjo ben diferencen ne beteaj. +1
dhe nje V e madhe per ty Afrodita se ke shume te drejte
Krenarija ime❤
Vote e madhe
Vazhdo te besh keshtu artikujsh, i bejne mire njerezve, por do te te propozoja ti besh sa me shkurt te jete e mundur pasi sic e dime te tere shqiptaret trashen kollaj po qene shkrimet shume te gjata dhe nuk e lexojn komplet e me pas te shkon mundi dem.
Suksese me te tjerat ne vijim.
te faleminderit per keshillat!
mendoj se çdonjeri ka stilin e vet te te shkruarit, i imi i ve peshe detajeve dhe mundohet te mos anashkaloje asnje aspekt. Parazgjedh nje artikull me pasqyrim te plote mbi temen se sa 4-5 artikuj te copetuar.
Qellimi eshte qe te lexojne ata qe duan te mesojne apo thejsht te shkembejne mendime mbi temen, eksperienca me ka mesuar qe kush nuk do te lexoje e gjen nje arsyetim per mos ta bere 😃
p.s. perfitoj nga rasti te te ftoj edhe ty si pergjegjes i MU tende te ndalosh nxitjen e lojtareve per luftim me ritem te larte. Nuk ve ne dyshim ndihmen e madhe qe u jep duke i mundesuar te luftojne aq sa dojne, mirepo kjo dashur pa dashur i demton sepse fluturimi drejt divizioneve me te medha i denon me nje rritje te vogel te fuqise/strength.
Si keshille te them qe tju japesh mundesine e tankeve pa kufi vetem ne lufterat e Shqiperise ose ne ato teper serioze te alleateve qe e meritojne. Domethene duhet gati e kunderta, mos me dhene tanke kur luftohet pa nevoje 😃
Te lumte !!
VOTE
VOTE nga me i forti i albania D-1 : P
na jep pra noi gold...me ca goldi tbej updatet... ate punen qe kam 10 all tjep ai boti vrk-isti... goldet qe fitoj nga medaljet i perdor vec per ushqim e noi arm tvogel
Afrodita Mf te lumt goja u dote nji artikull si ky po pate mundesi ta publikosh prap zdo ishte keq 🙂
Vetëm Fuqia!
Po ti lexoninim këta artikuj që në start kur do të regjistroheshim ndryshe do shkonin gjërat( fatkeqsisht pa i mëshuar murit me kry njëhe,r vështir se e gjejm derën). Po tek pasi të "hylleshim" do mirrnim këshilla se çfar është dasht të bëhet!!!!
Do propozoja një kujdestari për lojtarët e sa rexhistruar..
Vota+ Abonimi