“Shqiperia e madhe”, projekt i SHBA kunder botes Ortodokse?

Day 1,873, 16:39 Published in Albania USA by Behar90

Më 5 dhjetor 2012, kryeministri shqiptar Sali Berisha garantoi pasaporta shqiptare për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë…

Deklarata u bë gjatë një vizite ne qytetin e Vlorës, ku ishte deklaruar Pavarësia e shteti shqiptar, vetëm 100 vjet më parë nga sundimi turk. Përpara kësaj deklarata ishte bërë edhe një tubim masiv në Shkup, ku Berisha ishte bashkë me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, duke premtuar bashkimin e shqiptarëve. Vendi ishte, më duhet të them, i zgjedhur mirë duke parë që shumica e banorëve të Kosovës, sot janë me origjinë shqiptare.
Kur në vitin 2008, Kosova deklaroi pavarësinë, rreth një dekadë pas ndërhyrjes së ushtrisë së NATO-s, disa komentatorë tërhoqën vëmendjen përsa i takon “shqiptarizimit” të këtij shteti të ri të vogël. Në shumicën e vendeve perëndimore dhe të Bashkimit Evropian, njohja erdhi e menjëhershme, pa ndonjë pyetje të ngritur në lidhje me trajtimin e minoritetit serb dhe të ardhmen që e priste, pavarësisht precedentit të tmerrshëm të vitit 2004, kur kristianët ishin viktima të masakrave, djegies së kishave, si dhe shkeljes së të drejtave më themelore të njeriut. Është e vërtetë se Evropa, më falni Bashkimi Evropian, në atë kohë kishte prioritete të tjera: organizimin thelbësor të krenarisë së homoseksualëve në Beograd…
U deshën vetëm 4 vjet të farsës së pavarësisë së Kosovës, për të dalë më në fund publikisht. Vetëm 4 vjet për kryeministrin shqiptar që të provonte të drejtën e nacionalistëve serbë, kur ata vazhdimisht pohonin se nuk ishin kosovarët me të cilët po përballeshin, por shqiptarët e mirë dhe të vërtetë, në një episod të ri të konfliktit të vjetër në Ballkan, që ka vuri përballë për gati 6 shekuj sllavët ortodoksë kundër bijve të konvertuar nga Perandoria Osmane.
Mbështetja perëndimore për krijimin e Kosovës dhe armiqësisë kundër Serbisë mund të duket krejtësisht e pashpjegueshme. Ende prej vitit 1991 deri në 2008-n, strategët amerikanë janë udhëhequr nga një logjikë e vetme: shkatërrimi i Serbisë dhe dobësimi i saj sa më shumë të jetë e mundur për momentin e pashmangshëm historik në të ardhmen, kur ajo do të kthehet përsëri në Rusi. Sigurisht, kjo ishte e rëndësishme njëkohësisht edhe për të dobësuar Rusinë. Nëse nga 1991-shi deri në 2000-shin, u hap një luftë ushtarake dhe mediatike kundër Serbisë së Milosheviçit me qëllimin për ta asgjësuar atë, një luftë ekonomike e morale ishte duke u lëshuar kundër Rusisë së Jeltsinit. Kryqëzata kundër botës komuniste u kthye në një kryqëzatë kundër botës ortodokse.
Teoricieni i kontrollit rus në Euroazi, Zbigniew Brzezinski, e tha vetë në vitin 2007 se “Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, armiku kryesor i SHBA-ve do të jetë Kisha Orthodhokse e Rusisë”. Krijimi i Shqipërisë së Madhe mund të shihet me shumë mundësi në këtë këndvështrim historik e gjeostrategjik. Ajo është hedhur si një shashkë e re, një sa për të krijuar një shkëndijë dhe të fillojnë një zjarr të ri në “ferrin e Ballkanit”. Ky zjarr do të shëbejë për dobësimin e mëtejshëm të Evropës, por edhe në destabilizimin e botës Ortodokse (Maqedoni, Greqi, Mali i Zi e Serbi..) e për të penguar afrimin e saj me Rusinë. Duke bërë kështu, Shtetet e Bashkuara do të arrijnë edhe një herë objektivin e tyre kryesor: të parandalojnë një afrim mes Evropës kontinentale dhe botës katolike dhe ortodokse.