[RAPORT No.2] Punimet e Kongresit

Day 1,732, 06:25 Published in Albania Albania by Ififif


Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Sot në gazetën Vox Albania po publikoj raportin e dytë të punës së Kongresit të Shqipërisë si pjesë e detyrës time si zëdhënës i Kongresit.

Këto raporte periodike do kenë për qëllim të informojnë publikun shqiptar rreth punimeve të Kongresit dhe vendimeve të marra aty. Me anë të këtyre raporteve synohet të bëhet transparencë rreth qëndrimeve, diskutimeve dhe vendimarrjes të kongresmenëve të zgjedhur me votë popullore. Gjithashtu synohet të përfshihen qytetarët në diskutime rreth vendimeve apo projektligjeve të propozuar në Kongres, pse jo dhe të japin mendime të vlefshme dhe të ushtrojnë një presion pozitiv ndaj kongresmenëve që këto ta kryejnë punën që u është ngarkuar edhe më mirë e me më shumë përgjegjësi.


Në këtë raport të dytë dua tju informoj rreth disa çështjeve kryesore:

1. Gjatë kësaj periudhe në kongres është debatuar rreth ndryshimeve në sistemin e taksave. Fillimisht është propozuar një ulje e income tax nga 5% në 4% nga kongresmeni Albanian Pirat. Ky propozim është rrëzuar me 5 vota kundër dhe 2 pro. Duhet thënë se ky propozim është bërë pa patur një diskutim paraprak. Më pas ka patur propozime për ndryshime në sistemin e taksave nga kongresmeni Visar Jasiqi, i cili ka shërbyer dhe në rolin e këshilltarit ekonomik të disa qeverive të eShqipërisë. Konkretisht propozimet ishin të tilla:
a) Ndryshimi i taksës VAT për armët nga 5% në 7% dhe i taksës së importit për armët nga 10% në 15%. Propozim i cili është miratuar me 6 vota pro dhe 2 kundër.
b) Ndryshimi i taksës mbi të ardhurat (income tax) nga 5% në 1%. Propozim i cili është miratuar me 7 vota pro dhe 1 kundër.
Propozimet janë shoqëruar me një debat të gjerë midis kongresmenëve por edhe me një debat publik në artikujt ku kongresmenët shprehnin bindjet e tyre dhe tregohen pjesë të diskutimeve të bëra në kongres.
Artikulli i Visar Jasiqit në mbrojtje të propozimeve: http://www.erepublik.com/en/article/rritja-e-taksave-pikepamjet-e-mia-ekonomike--2099113/1/20
Artikulli i Rilindasit kundër propozimeve: http://www.erepublik.com/en/article/po-rendohet-jeta-e-qytetarit--2098772/1/20








2. Është miratuar ligji rreth nënshtetësisë për të cilin jeni informuar edhe ne raportin paraardhës kur ishte akoma në fazë diskutimi. I vetmi ndryshim i bërë ishte heqja e pikës c) në nenin 6.


3. Është propozuar nga presidenti një mesazh i ri për lojtarët e rinj. Ky propozim është miratuar me 8 vota pro dhe asnjë kundër. Mesazhin i ri është ky:




4. Është miratuar transferimi i 300000 ALL nga arka e shtetit në llogarinë e Bankës së Shqipërisë me 6 vota pro dhe asnjë kundër.




5. Është propozuar shkarkimi i presidentit kushtrimzz nga kongresmeni Albanian Pirat. Ky propozim është hedhur poshtë me 1 votë pro dhe 9 kundër.




6. Janë rinovuar aleancat me disa nga vendet aleate dhe jane rinovuar gjithashtu dhe embargot tregtare me disa nga vendet armike.


Dua tju njoftoj gjithashtu se kongresmen;t Albanian Pirat dhe Rilindasi kanë dhënë dorheqjen nga posti tyre. Kjo e mbyll këtë raport të dytë. Ju ftoj ta ndiqni vazhdimisht gazetën Vox Albania për tu njohur me raportet periodike rreth punës së Kongresit.


Zëdhënësi i Kongresit,
Ififif

RROFTË SHQIPËRIA!