[MoE] PYETJE DHE PËRGJIGJE RRETH LOJËS.

Day 2,548, 02:43 Published in Albania Albania by ZamoTP


Me poshte do te keni disa pyetje dhe pergjigje rreth lojes.



Si të futem tek chati shqiptar dhe të njifem më shumë më të gjithë ?
- Ky është linku i chatit shqiptar : tinyurl.com/eShqiperia

Si të bëhem anëtar i një Ushtrije (Military Unit) ?
- Për tu bërë anëtar i një MU (Military Unit) shko Community  Military Unit  zgjedh MU që dëshiron ti bashkohesh  pastaj klikon JOIN

Si të bëhem anetar i një Partije ?
- Për tu bërë anëtar i një Partije shko Community  My Party  zgjedh partinë që dëshiron ti bashkohesh  pastaj klikon JOIN

Edhe pse kam shum ushqim në storage pse nuk mund të ushqehem ?
- Për ta konsumuar ushqimin që keni në storage duhet pasur health.Per cdo 6minuta te grumbullohen 10 health ose ndryshe 1ff.


Si ti dergoj dikujt ushqim,armatim,gol apo para ?
- Për ti dërguar dikujt dicka,shkon tek profili i personit që dëshiron ti dërgosh pastaj në profilin e tij lartë në anën e djatht shef tri opsione. 1.Bëje shok, 2.Dërgo mesazh dhe 3.DONATE ( dërgo ) , klikon ikonën DONATE dhe pastaj zgjedh se cfarë dëshiron ti dërgosh dhe në cfarë sasie. Per te derguar dicka te nje person tjeter duhet te jesh adult citizen. Pra te kesh arritur 50 strength.

Pse nuk mund ti dergoj dikujt gold ?
- Për ti dërguar dikujt gold ti duhet të jesh level 15 e më lart dhe te jesh adult.

A mundem ti shëndrroj parate ne gold (dhe anasjelltas) ?
- Po mundesh.Shko tek Market  Monetary Market, mund të blesh gold me para , para me gold gjithashtu mund të vendosësh ofertë për të shitur para ose gold.
Vërejtje: Kjo vlen për ata që janë level 15 e më lartë dhe adult,sepse level 14 e më poshtë nuk mund ta shfrytëzoni Monetary Market.

Nëse marr ndonjëren nga medaljet,cfare përfitoj ?
- Cdo medalje (Achievement) që fiton merr 5 gold.

Nuk po mundem të pres cdo 5 orë për të mbushur health,a ja vlen të blej health me gold ?
- Jo nuk ja vlen asesi,ari gold duhet të ruhet vetëm për të rritur qendrat e trajnimit dhe fabrikat .

Cfare është kjo Energy Bar ?
- Energy Bar është sheqerkë që të jep 100 health pa harxhuar ushqim, mund ta përdorësh atëherë kur nuk ke health në dispozicion.

Si mund të fitoj Energy Bar ?
- Sa herë që përfundon Daily Order merr nga 1 Energy Bar si shpërblim.Energy Bar të japin disa misione të caktuara si shpërblim,gjithashtu sa here qe kalon gradat ushtarake fiton nga 1 EB.

Cfarë është Daily Order ?
- Daily Order është urdhëri që jepet nga drejtuesit e MU-së për të luftuar në një luftë të caktuar.Për ta përfunduar me sukses Daily Order ti duhet ti mposhtësh 25 armiq dhe si shpërblim merr 1 Energy Bar dhe një Bazooka.

Cfarë është Bazooka dhe ku mund ta gjej ?
- Me një bazooka mund të bësh tri gjuajte dhe secila gjuajtje llogaritet 10000 demage.Bazooka mund ta fitosh kur përfundon Daily Order gjithashtu në beteja duke luftuar fiton pjesë të bazookave ( bazooka ka 5 pjesë ) dhe kur të nevoitet nëse ke të 5-tat pjesë të bazookave mund ta krijosh.

A mund të ndryshoj emrin në lojë ?
- Emrin në lojë mund ta ndryshosh vetëm nëse e nderron me gold te "Edit Profile". Heren 1 pare kushton 5 gold dhe per ta nderruar perseri duhet te presesh 3 muaj dhe shifra do te rritet ne 50 gold per cdo here tjeter.

Dua të mbeshtes një rezistencë për ta cliruar një regjion,sa kushton dhe nëse nuk fillon rezistenca a më kthehen paratë ?
- Për të marrë pjesë në një rezistencë për ta cliruar një regjion të kushton 1000 para (ALL).Nëse nuk fillon rezistenca të kthehen paratë tua gjithashtu edhe nëse rezistenca është e suksesshme dhe clirohet x regjioni të kthehen paratë gjithashtu ti merr medaljen Resistance Hero.

Dua ta ndryshoj lokacionin,si bëhet kjo ?
- Shkon tek profile yt, pastaj tek lokacioni vendos se në cillin shtet dëshiron të shkosh dhe në cillin regjion të atij shteti.

Dua te ftoj disa shokë në lojë,a kam ndonje përfitim nga kjo ?
- Po.Për secilin shok që fton në lojë ti fiton 10% të goldit që ata fitojnë gjatë karrierës së tyre në lojë.

Si të ftoj shokë dhe të marr ato përfitime ?
- Për të ftuar shokët shkon tek Community  Invite Friends pastaj e kopjon linkun për thirrje dhe ju dërgon shokëve dhe ju thua që të regjistrohen në lojë nga ai link.



Shpresoj se mësuat dicka ...
Nëse kam harruar diqka të rëndësishme pa e përmenduar në pyetjet më lart,ju lutem më shkruani PM dhe do e shtoj në këtë artikull.


ZamoTP,
Ministria E Edukimit,
Republika e eShqiperise.