[MBP] Mbushe Barkun me 400 Energji

Day 1,843, 09:54 Published in Albania Albania by goldborn


Pasi e pame se cfar masakre i ben shqiptaret tortes se pavaresise , vleresuam se si popull jem ende te uritur , keshtu qe me iniciative te DonCurtis (Don Kurtishit) , u vendos qe te fillojme me programin "MBP".
Jo shoke e shoqe nuk bohet fjale per ndonje ministri te Shqiperise 😛 por behet fjale per programin "Mbushe barkun plot".
Nga emri mund ta kuptoni se nepermjet ketij programi do merni USHQIM FALAS!
Por ka disa kritere per te marre ushqim dhe disa gjera tjera qe duhet te dini. Lexo me shume per programin me poshte.

Informacione rreth MBP
Ku program eshte nje nisme nga DonCurtis (Don Kurtishi) dhe ka per synim tju jape ushqim lojtareve te rinj, ushqim te mjaftueshem per te mbushur 400 energji. Gjithashtu, lojtaret e rinj do mund te marrin edhe instruksione si te luajne (me tutoriale te gatshme apo me biseda direkte).
MBP eshte ne faze testimi (BETA) dhe ka shume mundesi qe nivelet qe furnizohen me ushqim te ndryshojne (te rriten ose te zvogelohen varresisht nga nr i kerkesave qe do behet).

Kriteret per tu furnizuar me ushqim
1. Te kesh statusin "Adult Citizen"
2. Te jesh ne nivelet 20-26 (nivelet me te uleta nuk lejohen te aplikojne per te parandaluar furnizimin me supplies per llogarite e shumfishta aka multies)
3. Te jesh qytetar i eShqiperise
Cdokush qe permbush keto kritere, ka te drejte te kerkoje ushqim per te mbushur 400 energji cdo dite.

Pse vetem 400 energji dhe pse vetem deri te niveli 26?
Sigurisht qe cdokush do donte me shume energji falas, por problemi eshte se programi ende nuk ka mjaftueshem dhurues (kontribues), prandaj nuk mundemi te shkojme me larte me numrin e ushqimit per person.
Edhe per pyetjen se pse vetem deri te niveli 26, pergjigja eshte pak a shum e njejte. Nuk ka mjaftueshem ushqim per nivelet tjera.

Ka vetem 2 menyra per tu rritur numri i ndihmave dhe numri i niveleve qe marin ndihma. Ato menyra jane: Te gjenden dhurues te tjere, ose kerkesat te jene nen nivelin qe ne presim te jene.

Kerkimi i ndihmave
Menyra e vetme per te kerkuar ndihma eshte ne menyre te google docs. Kliko KETU ose kopjo linkun ne vazhdim per te kerkuar ndihma: http://tinyurl.com/programiMBP

Kush e menaxhon kete program?
Tani per tani eshte vetem DonCurtis (DC), por gjithmone ka mundesi per te ndihmuar edhe persona tjere (kontaktoni me DonCurtis nese doni te ndihmoni ne shperndarje).

A jane shpenzimet te gjitha nga DonCurtis?
Pak me shume se gjysma e shpenzimeve per kete program jane te bera nga DC, te tjerat jane ndihma nga dhuruesit e tjere. Deri tani kane kontribuar Panch0TheGreat dhe GladiatoriKS, i falenderojme per kontributin e tyre.

Si te kontriboni per kete program?
Ne fillim duhet te kontaktosh me DC, pastaj do bisedoni per mundesine per te dhene donacion. Tani per tani nuk mund te pranohen me shume se 1000 ushqim (per shkak te storage se mbushur), por ndihmat me ALL jane gjithmone te mirepritura.

Le te filloje Shperndarjaaaaaa!

PS: Mos u shtyni se ka per te gjithe 😛 dhe mos e merni foton si fyese, mereni me sportivitet (sic thone disa 😛 )

Me rrespekt dhe me ushqim falas,
ArlinDx perfaqesuesi i projektit per Shqiperi


| Artikulli Origjinal | Kontakto me DonCurtis | Apliko per Ndihma |