[LVV] Programi

Day 2,007, 07:23 Published in Albania Albania by Sei Kaon

Ky eshte nje artikull i partise Levizja Vetevendosje.

Pershendetje shqiptare,
Shpresoj qe ky muaj te jete shume frytdhenes fale vete faktit qe do te kemi me ne fund kongres dhe do te dalim nga ajo plogeshti dhe pergjumje qe na kishte zene te gjitheve keto tre muaj.

Se pari, kryesia e partise LVV deshiron ti uroje pune te mbare per pjesen e mbetur te mandatit CP Snooop Lion dhe i uron nje muaj sa me te frytshem te gjithe kryetareve te partive te zgjedhur ne zgjedhjet e fundme ne date 15 maj 2013.

Se dyti, dua t'ju lajmeroj se partia LVV do te jete shume here me aktive se c'ka qene se fundmi (mos patja e parlamentit ka shkaktuar kete fare qetesie ne politike). Me poshte do t'ju paraqes kryesine e formuar, synimet, programet dhe idealet e partise LVV.

Kryetar i partise: A E N E A S
Nenkryetar: Krye Qendra
Sekretar i Pergjithshem: Dardan81
Keshilltar: Terrnakopi
Zedhenes: Sei Kaon

Duke ditur qe partia LVV eshte partia me me shume antare ne eShqiperi (ka 100 me shume se partia qe mban vendin e dyte) ajo ka per synim te perfaqesohet masivisht nga antaret e saj ne parlament, prandaj i lutem antareve te LVV qe mendojne se kane dicka per te dhene dhe besojne ne idealet e partise tone, te kandidojne per kongresmene/deputete te parlamentit shqiptar dhe ne date 25 maj 2013 te votojne per LVV.



Ashtu sikurse ndodh ne cdo shtet, medaljet e deputeteve i dhurohen arkes se shtetit, por kesaj rradhe kryesia e LVV ka menduar se nje destinacion i pelqyeshem per keto gold qe do fitohen nga deputetet tane, te jene organizatat qe kemi huazuar nga eFranca. Eshte nje mekat qe ato te mos shfrytezohen per mungese fondesh dhe ky eshte rasti ideal me te cilin mund t'i veme ne pune dhe te nxjerrim perfitime te frytshme. Ne, partia LVV, i bejme thirrje dhe deputeteve te partive te tjera te bejne te njejten gje, per nje ekonomi me te forte dhe nje nderveprim me te madh mes shqiptareve.


Nese keni deshire mund te na bashkoheni ne chatin tone: #LVV