Zhvillimet ekonomike në vend

Day 1,592, 16:24 Published in Albania Ireland by VisarJ

Përshëndetje qytetar të eShqiperisë,

Ju lutem gjeni të poshtëshënuar një raport të përgjithshëm rreth punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe zhvillimeve ekonomike në vend.

Sic ndoshta e dini, në ditën 1568 të eRepublik, është krijuar një treg global dhe një sistem i unifikuar konvertimi të monedhave botërore. Ky fenomen njihet edhe si GLOBALIZIM.

Me qëllim të ruajtjes së Shqiperisë nga eksploatimi i fuqive të mëdha ekonomike dhe me qëllim të stimulimit të bruto prodhimit vendor, qeveria ka propozuar dhe kongresi i ka miratuar këto ndryshime të ligjeve që kanë të bëjnë me qëndrushmërinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë:


- Rritjen e taksës së importit për ushqim nga 30% në 90%
- Rrtijen e taksës së importit për armë nga 30% në 99%

- Uljen e taksës së vlerës së shtuar (VAT – TVSH) për armë dhe ushqim nga 6% në vetëm 5%
- Uljen e taksës në pagë “income tax” për punetorët nga 10% në vetëm 5%

Shteti për 15 ditë rradhazi kishte ulur taksën e vlerës së shtuar në vetëm 1% për të stimuluar uljen e cmimeve për lojtarët, dhe u ngrit vetëm në ditën kur do të ngeleshim pa kongres (pa mundesinë për të propozuar dhe votuar ligje).

Këto ndryshime do të fuqizojnë më shumë lojtarët shqiptar duke ulur kostot e shitjeve (ulja e VAT) dhe stimulimin e punëmarrjes në Shqipëri, njëkohësisht duke e e forcuar shtetin nga shitja që bejnë lojtarët e huaj (rritja e taksës së importit).



Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve

Derisa në periudhat e mëhershme mblidheshin vetëm nga 6,000 – 8,000 ALL në ditë; me ndryshimet e politikave monetare të ngarkimit të importit dhe stimulimit të qarkullimit me taksa më të ulta për qytetarët, përcjellur me ngitjen e experiencës dhe ekonomisë së qytetarëve dhe punës vetanake të prodhimit nga Ministria e Ekonomisë, gjatë këtij muaji janë mbledhur gjithsej 726,933 ALL. Kosto direkte për të gjeneruar këto fonde janë 69,000 ALL që u janë paguar punëtorëve, duke lënë një bilanc prej 657,933 ALL!

Pjesa më e madhe e kongresmenëve të zgjedhur në mandatin e Marsit e dhuruan çmimin e 5 Gold të fituar nga medalja e "Congress Member" për zhvillimin e shtetit. Gjithsej 122 GOLD u mbledhën si donacione nga kongresmenët.

Pasiqë loja të dikton një ekonomi në gjendje konstante lufteje, dhe me qëllim të clirimit të Shqipërisë, shumica e fondeve janë shpenzuar për qëllime ushtarake, të përcjellura me programet e mirëqenjës sociale dhe ato të investimeve kapitale të nevojshme për të rritur bruto prodhimin vendor dhe për të përkrahur njësitet ushtarake në të ardhmën.

Buxheti i shtetit gjatë muajit Mars është shfrytëzuar në këtë mënyrë:

Shpenzime ushtarake:
- 220,000 ALL janë shpenzime në aleanca ushtarake (10,000 ALL për cdo aleancë, shih: http://www.erepublik.com/en/country/military/Albania)
- 10,000 ALL për antarësimin mujor në EDEN
- 37,000 ALL për blerjen e 1000 tankseve për qëllime ushtarake

Shpenzimet e mirëqenjës sociale:
- 17 GOLD për të ndihmuar krijimin e MU për zhvillimin e bebeve – FPZH: http://www.erepublik.com/en/main/group-show/1713
- 143,000 ALL për ushqimin e bebeve (lojtarëve të ri në FPZH) për 17 ditë, rreth 8,411 ALL në ditë ushqim (koordinuar nga AlbanianSoldierNo.1 - http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/5378924)

Shpenzimet në investimet kapitale:
- 230 GOLD për ngritjen e kompanive shtetërore
- 10,000 ALL për fabrikat shtetërore




Kompanitë shtetërore

Me punën e shkëlqyer të Ministrit të Ekonomisë së mandatit të kaluar: ClaudeK, dhe me kontributin vetanak të Presidentit Napoleon 54, shteti tani është duke operuar me tri kompani.

I ftojmë lojtarët shqiptar që të aplikojnë për punë në kompanitë shtetërore që gjenden për momentin në Amerikë (USA), për një page prej 240 ALL.

Punoni në kompanitë e Shqipërisë për një page të mire, duke ndihmuar kështu zhvillimin e shtetit dhe armët e nevojshme për të përzënë okupatorët.

Cfare duhet bërë, për të punuar në kompanitë shtetërore:

1. Duhet të zhvendoseni (change location) në USA (cilido vend që transporti është më lire)
2. Aplikoni për punë në keto kompani që mbajnë pagën simbolike 1ALL:
a. Kompania nga ClaudeK
b. Kompania nga oxyqen
c. Kompania nga sokolsokol
3. Mund të ktheheni në Shqipëri apo vendin ku tani jeni, dhe të vazhdoni të punoni në baza ditore në këto kompani

Pagat do ti pranoni në fund të ditës (apo edhe paradite per punetoret e hershem) si donacion nga këto kompani, duke mos ju ngarkuar kështu fare me takse në të hyra. Shpenzimet e transportit për të shkuar në USA dhe për tu kthyer do ti paguaj Ministria e Ekonomisë. Ju lutem të më shkruani për shpenzimet e juaja, dhe posa të marr konfirmimin se keni punuar së paku dy ditë në to, do të ju transferoj ALL.



Cilat janë planet në të ardhmën?

Në synimet tona që të ndërrmarrim hapa afatgjatë të zhvillimit ekonomik, ne do të shqyrtojmë politika ekonomike ku:
- stimulohet prodhimi vendor dhe qarkullimi me i madh i ALL (qe do te lironte pastaj GOLD ne relacion me ALL)
- Kthimin e kompanive shtetërore në Shqipëri (pasi të zhvillohen plotësisht) për të ngritur bruto prodhimin vendor
- Përkrahjen e programeve të mirëqenjës sociale
- Stimulimin e lojtarëve të perkushtuar me kredi pjesmarrese (p.sh. 40%😵, apo edhe granteve (p.sh. prej 20😵, prej bankes së Shqipërisë në prodhimin e raw materials (për të liruar bukën, duhet fillimisht të ulim cmimin e miellitn)

Synimi është që të mos koncentrohemi vetëm në perforcimin e shtetit drejtperdrejt, po në përforcimin e lojtareve që do sjell forcimin e shtetit për kohë më të gjatë.

Planet ekonomike duhet shkuar konform planeve për natalitet dhe gjendjes së luftes.

Propozimet e juaja janë të mirëseardhura.

Me respekt,
Visar Jasiqi – Ministër
eBiord – Z. Ministër
Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Qeveria e presidentit Napoleon54