Thesari Shqiptar . Analize .

Day 1,914, 16:50 Published in Albania North Macedonia by AqifPasha

Te nderuar qytetar Shqiptare te eShqiperise.
Ne kete artikull po parashtroj dy screenshot te marra nga egov4you te cilin mund ta konsultoni here pas here per te marre informacione te ndryshme.

E para eshte kjo :


Ky eshte thesari i eShqiperise ne keto 2 muajt e fundit (sipas te dhenave qe merr ky sit nga eRepublik).

E dyta eshte kjo :



Keto jane te dhenat e eUSA per te njejten periudhe kohore. Tani analiza ime nu ka te beje me krahasimin midis dy vendeve (se nuk do mend te gjesh kush eshte me mire) por me trendin qe kane keto grafike.

Ecuria Amerikane eshte gati perfekte, me nje rregull i cili eshte tregues mjaft i mire i ekonomise. Dalloni nje rritje progresive te ardhurave, dhe nje ulje e menjehershme , e cila perkon me donacionet qe behen nga thesari i shtetit ne banken e shtetit. Dhe me pas vazhdon i njejti trend e keshtu me rradhe.


Kurse ecuria Shqiptare nga ana tjeter paraqet nje çrregullsi te madhe me ulje e ngritje te vazhdueshme.

Une shpresoj qe qeveria dhe pergjegjesit e ekonomise te marrin nje shembull te mire nga kjo ecuri e rregullt e ekonomise Amerikane. Nuk po flas per nivelin e te ardhurave, por per trendin e rregullt i cili eshte nje tregues mjaft i mire i nje ekonomie te stabilizuar.

Ne keto ditet e fundit duket qe trendi i eShqiperise po i perngjason disi atij Amerikan. Shpresojme te kemi nje ekonomi te qendrueshme dhe njerez qe e bejne trasperente.