Sulmi i Përbashkët - Përdorimi i egov4you (me screenshots)

Day 1,762, 04:37 Published in Albania Albania by DonCurtis


Përshëndetje!

Ky artikull do shërbejë si një guidë e shkurtër për përdorimin e egov4you nga ushtarët e divizioneve përkatëse gjatë sulmit të përbashkët. Çdo hap është i ilustruar me screenshots.

Sulmi përbashkët fillon rreth orës 21:45 kur lojtarët paraqiten në chatin përkatës për të marrë supplies dhe presin urdhera nga komandanti. Më tej proçedura për përdorimin e egov4you është si vijon:

1- Bën login në egov4you. Për të bërë login duhet të jesh i regjistruar. Ato që nuk janë të regjistruar mund të lexojnë rreth kësaj në këtë artikull:
http://www.erepublik.com/en/article/reforma-ne-organizimin-ushtarak-rregjistrohuni--2120150/1/20

2- Kliko tek "account"


3- Tek kategoria soldier access kliko "view"


4- Tek faqja që del kliko prap "view"


5- Kliko "join minibattle"


6- Shko tek faqja e eRepublik pa e mbyllur faqen e egov4you dhe lufto ne betejen qe te jep komandanti

7- Pasi ta mbarosh luftimin kthehu tek faqja e egov4you dhe kliko "finish minibattle" dhe rezultati i luftimit tënd është regjistruar automatikisht.


Kjo është e gjitha. Për rezultatet e luftimit të përbashkët do njoftoheni rregullisht me anë të artikujve.

RROFTË SHQIPËRIA!

Me respekt,
Ififif - Departamenti i Statistikave