Rrofte Shqiperia Etnike!

Day 1,902, 15:46 Published in Albania Albania by ujku76

Te dashur Qytetarë të Shqiperisë, bij e bija te Arbrit, nipa të Kastriotit!

Uroj që të gëzoni shëndet Ju dhe familjet tuaja. Sic jeni ne dijeni, Lidhja e Arbrit dhe Partia Revolucionare me kane vene para pergjegjesise dhe njekohesisht me kane nderuar duke me emeruar si kandidatin zyrtar per President te vendit tone kete muaj.

E kam pranuar me kenaqesi por edhe me pergjegjesine qe mbart ky emerim. Gjithmone kam qene i mendimit te cilin e mbroj me vendosmeri se nje vend apo komb qe shpresat i var tek nje njeri i vetem qofte ky edhe mbinjeri apo gjeni, eshte i destinuar qe te deshtoje ne shume aspekte te jetes. Heret ose vone.

Ne pergjithesi besoj tek idealet qe e shtyjne nje njeri te veproje ne te mire apo ne te keq te nje vendi. Ideali yne eshte Shqiperia Etnike! Tek ky me fisniku prej idealeve une do te perpiqem te grej institucionet qe do te menaxhojne Shqiperine ne loje, sigurisht nese une do te kem nderin te jem Presidenti juaj per kete muaj.

Perpara se t'ju paraqes kabinetin e Qeverise se ardhshme (nese gjithmone) me lejoni t'ju tregoj filozofine time per drejtimin e Shqiperise.

Tre jane linjat apo themelet ne te cilat kjo loje lejon nje vend te perparoje e te korre suskes ne krahasim me vendet e tjera. Keto jane:

Ushtria – Diplomacia – Ekonomia



Te treja jane te lidhura me njera tjetren nderkohe qe moduli i Ushtrise eshte me kryesori e qe percakton situaten e Shqiperise ne loje.

- Ushtria -

Meqenese fatmiresisht kombit tone si kane munguar as ne loje luftetaret trima, te devotshem, dhe patriote, moduli ushtarak do t'u besohet Erosit (Eros Liebesgott) dhe Jonkastritotit.

Eros do te mbaje rolin e zv. Presidentit dhe Jonkastrioti do te jete Gjenerali i Pergjithshem i Ushtrise. Ne mbeshtetje te tyre do te jene shume lojtare kryesisht nga partia Revolucionare. Organizimi i betejave dhe sulmeve te perbashketa ne chat do te mbulohen kryesisht nga anetaret e PR dhe LeA-s.

- Diplomacia -

Duke qene se Shqiperia si shtet i ri ne loje eshte relativisht i dobet nga ana ushtarake, diplomacia perben nje nga anet me kyce pa te cilen betejat tona do ishin veshtire te fitoheshin.

Synimi i Qeverise eshte te thelloje bashkepunimin dhe koordinimin me vendet dhe shtet mike e aleate. Edhe ne kete drejtim Shqiperia eshte me fat qe ka lojtare te zote qe jo vetem kane vene themelet e diplomacise sone por e kane ngritur ate ne institucion. Nje prej tyre eshte Napoleon54 te cilit i eshte bere ftese zyrtare per te qene ne stafin e Ministrise se Jashtme dhe per te mbuluar marredheniet me shtetet e Edenit. Nderkohe, marredheniet tona te vecanta me USA do t'u besohen jonkastriotit, njeriu i cili ideoi dhe realizoi marreveshjen dypaleshe me USA gjate kohes se tij te suksesshme si President.

- Ekonomia -

Ekonomia eshte nje nga anet me delikate te lojes. Arsyet lidhen kryesisht me gjetjen e burimeve financiare per te mbeshtetur lufterat dhe furnizimet e perditshme te ushtarve me ushqim e arme. Sic e dini, Qeverite e meparshme kane arritur te mbulojne me ndihma lojtaret nga niveli 21-26. Qellimi yne do jete qe keto ndihma te shtrihen per te gjithe lojtaret aktive pavaresisht nga niveli. Prioritet do t'u jipet Div 1 e Div 2 meqenese aty eshte edhe pjesa derrmuese e lojtareve tane. Nderkohe nuk do te neglizhohet gjetja e fondeve per te financuar betejat qe na presin.

Governator te Shqiperise kam nderin t'ju paraqes Nameless99 nderkohe qe Minister i Ekonomise do jete DardanH. Stafi mbeshtetes per ekonomine do jete kryesisht nga Lidhja e Arbrit.

Programi UML do vazhdoje te mbeshtetet nga Qeveria dhe do perpiqet te shtrihet jo vetem per Albania D1.

Keto jane shinat ne te cilat do te mbeshtet programi i Qeverise se ardhshme nese do te kete besimin e lojtareve Shqiptare. Ky program eshte pjese e vizionit tim per ta bere Shqiperine te funksionoje ashtu si tek "Shpata e Kastriotit" ku te gjithe te ndihen pjese e sitemit, pjese e vlerave me te mira qe mbart kombi yne dhe ne fund te fundit te gjithe te kenaqemi me shume me lojen.

Me respekt
ujku76

P.S. Me shume detaje per organizimin si dhe stafi i plote i Qeverise do te jepet se shpejti ne artikuj te tjere.