Raport i punës së deritanishme të ministrave

Day 2,158, 05:09 Published in Albania Albania by RadeciVV


Përshëndetje. Ky është një raport i punës së deritanishme të ministrive të Qeverisë së Tetorit, 2013, e udhëhequr nga Presidenti Kthetra Alb.

Ministria e punëve të jashtme
Ka pasur artikull ku është prezantuar programi i ambasadorëve dhe janë ftuar lojtarët që të përfaqësojnë Shqipërinë në shtetet e jashtme. MoFa ka pasur kontakte me Bosnën dhe të dyja palët kanë rënë dakord se marrëveshja nuk është e leverdishme ekonomikisht për asnjërën palë, andaj nuk u nënshkrua. Megjithkëtë, marrëdhëniet midis shteteve mbesin të fuqishme. Ka pasur edhe kontakte me shtete që janë në zonë kohore të ndryshme nga ne si Meksika e Indonezia, në mënyrë që të kemi ndihma në orët e hershme të mëngjesit. Shenjat janë të mira. Janë kontaktuar Ministritë e punëve të jashtme të shteteve tjera për të mbajtur marrëdhënie të mira. Gjithashtu është marrë në udhëheqsi aleanca EDEN që zyrtarisht akoma ekziston pasi që udhëheqësi i kaluar, Izraeli, ka bërë MPP me Sërbinë.

Ministria e ekonomisë
Dokumenti që në fillim të mandatit është premtuar ekziston, është në përdorim – ja një screenshot të gjendjes aktuale si shembull

Janë marrë vendime për të u investuar në Fabrika Shtetërore në mënyrë që ato të prodhojnë më shumë dhe të risin kapacitetin e tyre. Ministria vlerson se gjendja ekonomike është stabie, me një treg të mbushur me produkte, me të huaj që dalë-ngadalë po ofrojnë produktet e tyre në Shqipëri.

Ministria e Edukimit
Janë postuar disa guida/artikuj informues.
[MoE]Si te vendosni foton e profilit?
[MoE]Titujt dhe rolet politike
[MoE]Rrisni sigurine e llogarise tuaj
Lojtarët e rinjë në chat gjatë gjithë kohës janë këshilluar nga ekipi I Ministrisë. Këtë javë pritet që të realizohet një project për Wiki. Ka plane edhe për “Bibliotekën e eShqipërisë”. Artikujt informues dhe ndihma në chat nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Ministria e teknologjisë
Gjatë javës së kaluar Ministria vlerson se në chatin zyrtar është mbajtur një nivel I pëlqyeshëm.Ministria ka bërë 3 artikuj gjatë kësaj periudhe ku njëri ka qenë për rregullat në chat, tjetri një guide për regjistrimin e I fundit për mundësinë e krijimit të një boti Shqiptar. Në javët në vazhdim pritet të ketë guida të tipit si të regjistrojmë nickname, si të hapim një chat privat, etj. Minsitria do të jetë e gatshme gjithmonë që të i ndihmojë Shqiptarët në aspektin e chatit.

Ministria e Mbrojtjes
Ka publikuar një raport të deri-tanishëm dhe objektivat e këtij muaji. Gjithashtu, kur ka luftëra të rëndësishme MoD me artikuj publik i udhëzon qytetarët për luftë. Ka hapur 4 grupmesazhe të ndryshme për një koordinim sa më të mirë ushtarak.
I pari me: -CP, MoD+Staff, MoFA, komandantet e MU kryesore (ADB, AEU, AUS, 2HA, Illyrians, AA, Killers Elite, Enigma, Forcat Toksore) + 20 lojtaret shqiptar me str. me te larte (sipas egov)
I dyti me: CP, MoD+Staff +lojtaret e D3 me CZ shqiptare me str me te larte.
I treti me: CP, MoD+Staff +lojtaret e D2 me CZ shqiptare me str me te larte.
I katerti me: CP, MoD+Staff +lojtaret e D1 me CZ shqiptare me str me te larte.
Planet e MoD për ditët në vazhdim janë organizimi sa më i mirë ushtarak, mbajtja e vëmendjes ndaj ndonjë RW serioze të indisë etj.

Me respekt,
Qeveria e eShqipërisë.