Per Shqiperine Etnike!
ujku76
Te dashur Qytetarë të Shqiperisë, bij e bija te Arbrit, nipa të Kastriotit!
Uroj që të gëzoni shëndet Ju dhe familjet tuaja kudo që të jeni. Po marr guximin t'ju shkruaj sot që prej shume kohësh pushimi. Sic besoj shumica prej jush tashmë e din, pjesëmarrja ime në lojë dhe i gjithë aktiviteti im është kufizuar në organizimin dhe menaxhimin e Njësisë Ushtarake "Shpata e Kastriotit"!
Sot, për herë të parë pas një kohe të gjatë pauze e reflektimi njëkohësisht, mendoj se është momenti për të ndarë disa mendime me Ju në lidhje me situatën në të cilën ndodhet mëma jonë Shqipëri.
Cfarë më bëri që t'a thyej heshtjen e të dal nga ajo gjendja vegjetative inaktive ku ndodhesha?
Dëgjoj shpesh lojtarë që flasin në emër të Shqipërisë. I drejtohen të tjerëve, marrin guximin të flasin, të qortojne, por edhe të shajne e të hedhin baltë, të ndyjnë me fjalë e vepra në emër të Shqipërisë. E perdorin emrin e shenjtë të mëmës Shqipëri sa herë t'u teket, si t'u leverdisë, sa herë që preken interesat e tyre. Me emrin e saj, për hir të saj nuk ngurrojne të persekutojnë e të bejnë të gjitha prapësitë që u pjell mendja. Po, kujt valle? Mbi kokat e kujt bie gjith ky rrebesh zemërimi i bijve te Arbrit? Kundër Serbëve? Kundër grekërve? Ah jo jo, vëllezer! E gjithe kjo bëhet kundër vëllezërve të tyre të gjakut. Kundër atyre që flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtin gjak, te njëjtat gene, ndajnë të njëjtën histori e tradita. Nuk dua te hyj ne detaje se kush, cili, pse, kur. Por mendoni për një moment. Kush eshte Shqipëria? Cfarë përfytyroni Ju kur dëgjoni emrin e Shqipërisë? Qytetet e fshatrat? Malet e kodrat? Brigjet e fushat? Jo vëllezer. Jo. Shqipëria janë njerëzit që e banojnë atë. Jemi Ne! Nëse ai vend do ishte i populluar me banorë jo Shqiptarë, a do kishte kuptim fjala Shqipëri? A ka kuptim një shkollë pa fëmijët? Një bibliotekë me raftet plot me libra por pa lexues? Kështu është pra pa kuptim që vëllezerit tanë të luftojnë njëri-tjetrin "për hir të Shqipërisë". Sepse Shqipëria nuk mund të luftohet nga Shqipëria. Do ishte e ndershme të thuhet në emër te cmirës, urrejtjes, ambicies. Në emër të këtyre veseve, ne jemi gati ta falim Shqiperinë, ta ndajmë, ta coptojmë, t'ja japim sllavit e grekut vetëm e vetëm për inat të vëllait tonë. Që ai të mos marrë atë që kërkon.
Për hir të këtyre që përmenda më sipër sot gjëndja është e dëshpëruar. Në fakt, në pamje të parë Shqipëria virtuale me fusha e male duket mirë. Kemi katër territore, dy prej të cilave i janë pushtuar Malit të Zi. Por ajo Shqipëria e vërtetë, e që janë janë banorët e saj nuk i ka punet hic mirë.
Kemi prej shumë kohësh një grup djemsh që kanë dhënë për Shqipërinë e lojës. Kanë investuar kohë, mund, djersë. Ka prej tyre që kanë harxhuar edhe para. Keta edhe e udhëheqin Shqipërinë që prej ditës që është krijuar. Kontributi i tyre i pamohueshëm i ka dhënë të drejtën morale të kërkojnë votat per udhëheqjen e vendit prej kaq kohësh. Merita kanë plot. Sigurisht. Edhe puna e tyre ka rezultate. Te gjithë i dimë. Nuk mohoet! Shqipëria është shtuar me territore. Apo jo?!
Por ka një problem! Duke u fokusuar tek Shqipëria virtuale, pra ajo e maleve e fushave, ata kanë harruar Shqipërinë e vërtetë. Shqiptarët që përbëjne shumicën, që janë njerëzit tanë që harxhojnë kohën cdo ditë. Koha është gjëja më e vyer sot. Më shumë se paratë. Sukseset nganjëherë të zënë sytë e të rrisin mendjen. Mendja e madhe kalon në harbutëri, e harbuteria shprehet me ofendime, hedhje balte etj etj. Inate krijohen si pasoje. Situata precipiton deri aty sa loja te shpifet e nuk ke me interes te vazhdosh te jeshe pjese e nje komuniteti banal qe si qellim te vetem ka te shohe pak ngjyre te kuqe ne harten e adminave rrumune qe s'pranojne Kosoven as s'i shtet te pavarur. E nese lojtaret lejne lojen, nese shqipet emigrojne nga ai vend, kujt i duhet sa territore ka Albania? Kujt do t'i mburresh? Serbeve? Ti shkel me kembe vellain tend, shkel mbi personalitetin e tij per hir te nje bote virtuale.
Merren vendime te rendesishme, behen pakte e traktate me armiqte, falen territore me llogjiken e te gjithpushtetshmit. Pse? Kush ja u dha kete mandat? E mendoni se Kryeministri a Presidenti i Shqiperise mund ti fali jugun Greqise meqe ka ardhe ne pushtet me votat e popullit? Apo Kryeministi e Presidentja e Kosoves t'ja fale veriun Serbise meqe kane fituar zgjedhjet. Po populli nuk eshte bageti te shkojne nga ti therrasin. E cfare ndodh? N'dodh ajo qe ka edhe nje grup djemsh nga ana tjeter. Te rinj edhe ata. Pasionante. Me gjakun e nxehte te Arbrit qe i vlon nder deje. Nuk durojne dot "padrejtesite" e c'bejne? Bejne ate te paberen, ate qe s'ta merr mendja dot se mund te behet. Therrasin per ndihme vete sllavet. Ja pra ku jemi. Mire qe eshte loje, se te ishim ne fushe beteje keta do i kishin nxjerre shpatat e do ishin grire me njeri-tjetrin.
Puna ka ardhe deri aty sa tani jane kthyer ne armiq te betuar dhe eshte bere normale te degjosh per sulme marrjesh partish, PTO-ra nga njeri krah, TO-ra nga ana tjeter. Zgjedhje me multi, me blerje votash e korrupsione me te gjitha menyrat qe mund t'i pjelle menja njeriut. Sikur te harxhonin kaq mund kunder serbit do ishim ku e ku me mire.
Si eshte zgjidhja e kesaj pune? E pra, nuk ka zgjidhje te lehte. Jo, nese te gjithe nuk japim dicka nga vetja. Ata qe na drejtojne duhet te fillojne te kapercejne vetveten. Brenda deshires per fitore fshihet tek ta nje kompleks inferioriteti. Frika se te tjeret qe do vijne do jene me te zote e do duket sikur puna e tyre s'ka vlere. Jo vellezer. Kini me shume besim tek njerezit. Tek Shqiptaret e tjere. Te njejtet njerez jemi. Te njejtat ideale kemi. Duhet te keni me shume besim e respekt per veten e per kundershtarin.
Ju te opozites nga ana tjeter duhet te mesoni te shihni pozitiven. Ta gjeni e ta nxisni ate. E mos mendoni se mjeti justifikon qellimin. Jo cdo gje qe sherben per kauzen tuaj eshte e drejte e duhet perdorur. Ka disa parime qe nuk shkelen. Akte si ato qe kemi pare nuk duhej t'ju shkonin ne mendje jo me te viheshin ne jete.
Vellezer. Per te kapercyer kete situatë, duhet kontributi i te gjithëve Ne. Unë personalisht, vë në shërbim të ceshtjes sonë te madhe, te Bashkimit të Kombit të Arbrit si në kohën e Kastriotit, kohën, intelektin, mundin e të ardhurat e mia. Për këtë arsye sot u bashkova me Partinë Reformatore e cila tashmë do te quhet "Lidhja e Arbrit". Një epokë e re po fillon. Epokë që do të ketë rëndesi vendimtare për kombin tonë, për shtetin tonë, për Shqipërinë tonë. E ajo ka nevoje për Ju. Per kohën dhe idetë e të gjithëve Ju. Qëllimi ynë është bashkimi i Shqipërisë për të punuar dhe vepruar si duhet e në perputhje me interesat e saj. Prandaj Ju ftojmë të gjithë Ju të bashkoheni dhe të luftojmë mendësinë e krijuar deri tani në lojë, për ta bërë Shqipërinë ashtu sic duhet, sic i ka hije.
Shqipëria mbi të gjitha, pastaj Partia, pastaj individi.
Logoja e Partisë sonë është kjo:
Motoja jonë: Shqipëria > Partia > Unë!
I juaji
-ujku76
Comments
Shpresoj ta lexojne te gjithe me vemendje
o7
V
V
V
pergezimet e mija dhe pune te mbare
"Kemi tre territore, dy prej te cilave jane te Malit te Zi. Po ajo Shqiperia e vertete, e qe jane jane banoret e saj nuk i ka punet hic mire."
Kemi 4 territore,permiresoje kte se nuk eshte diqka e vogel 🙂
V per artikullin,edhe pse nga titulli mendova se eshte diqka tjeter,paske bere permbledhje te mire,per disa pajtohem per disa nuk pajtohem,natyrisht secili i ka mendimet e veta !
Po i referohem vetem titullit,pasiqe artikulli qenka me shume per partine,edhe une mendoj qe na duhet me shume bashkim ne kete loje,ta respektojme njeri tjetrin me shume,ta kemi me shume miresi, e kur te behen kto atehere edhe qeverite do te jene me te mira edhe do te duken me te mire se kur nuk ka respekt ndermjet lojtareve atehere edhe qeverite duken keq !
RROFTE SHQIPERIA o7
@Kushtrim per partine ujku flet vetem ne rreshtat e fundit, shume pak persona madje mund te mos e lexojne ate pjese sepse eshte ne fund.
Ajo qe me beri pershtypje mua personalisht eshte fryma e artikullit, dhe gjerat qe jane perfshire ne te. Ujku i tregoi te gjithe te metat dhe te mirat e komunitetit, (gjithnje sipas mendimit tim), dhe menyra se si i ka perfshire keto gjera me ka emocionuar me te vertete.
Respekti nuk duhet te mungoj, sic nuk duhet te mungoje edhe bashkpunimi midis gjithe lojtareve, vetem per te miren e Shqiperise.
Respekte.
Dardan une u nisa nga ajo qe Ujku eshte shume i kujdes'shem gjate shkrimeve edhe mendova se ka shkru sipas hapave te shkrimeve "fillimi-pshtiellimi-mbarimi" , ku mbarimi tregon filozofine e shkrimit !
Respekte o7
V
Cdokush nga ne duhet ta gjej veten ne kto fjale te mençura!
Ky fjalim i drejtohet çdo shqiptari qe e ndjen veten te tille.
ESHTE E THJESHTE TE KERKOHEN GABIMET NE KETE ARTIKULL POR DO ISHTE DICKA E MENCUR QE MBAS KETIJ FJALIMI GABIMET TE KERKOHEN BRENDA NESH (si persona dhe lojtar)
(flas duke perjashtuar pjesen finale qe flet per Lidhjen e Arbrit)
Te lumte Ujk! Gjithmone kam pasur rrespekt te madh per ty! Shpesh here ne zgjedhje kam votuar dike, jo sepse kam dashur, por sepse nuk ka qene aq i keq sa kundershtari i vet.
Nese kandidon ti, do te te votoja me gjithe zemer!
Edhe nje here, te lumte per artikullin!
rrofshi o djem po akoma se kam mbaruar. Pa sa te shpejte me e lexu.
Gameoverz, rrofsh qe ma korrigjove punen e territoreve se ishte gabim. Tani eshte ne rregull.
Don Kurtishi, me preke me fjalet e tua. Te falemnderit! Te njejten konsiderate kam edhe une per ty. - besoj se kete e di.
respekte
V
Nje artikull shum i arrirr, une do kapem vetm te Logoja e partis sone, dhe po ju drejtohem te gjithve shiheni me vemendje ate pamje qe paraqitet.......dhe ate cfare shkruhet aty......analizojeni dhe pastaj merruni me artikullin sepse ajo pamje flet shume me shume se ai artikull,ajo pamje bertet e ulerin BASHKOHUNI SHQIPTAR. Ju faleminderit. Urime Ujku76.
V
V
te lumte goja o kumandar,fjale te mencura ke thene
V
V
Ujku76 for President !!!
Skam koment per kte artikull ... gjithcka qe enderoj eshte bashkimi i shqiptareve dhe cdohere e kam thene , por per ti bashkuar shqiptaret duhen nje udheheqes si Skenderbeu sic ka qene nje kohe , ku i ka mbledhur te gjithe shqiptaret...
Une mendoj se Ujku76 e ka ate cilesi dhe mendoj se nese behet president do jete nje fillim i ri dhe me plot energji per te gjithe shqiptaret..
Respekt,
o7
V + të lumtë UJKU , e ke bërë LAMSH por ka një kuptim të veçant!
bravo ujku
V per artikullin ne shum gjana pajtohem me ty...Perulesia per njeri-tjetrin na bjen frytet e suksesit.
bravoo shume i bukur artikulli bravo bravo bravo sdi qte them tjeter
Artikull prekes dhe i goditur VvV
Vote
Vote
Nje nga artikujt , hartim , me te mire qe kam lexuar.
Jo vetem luftetar trrim dhe i zoti , i afte per te bere nje MU kaq te fuqishme duke e ndertuar nga zero me frymen e bashkimit, por edhe nje mendimtar korrekt dhe me parime te drejta.
Ujku76 edhe i Pushkes edhe i Pendes.
Huge Vote
voted
Nje ese bukur e qendisur
Aktualisht nuk jam anetar i asnje partie, dhe nuk kam votuar kurre!!!
Por tani do behem pjese e kesaj partie, sepse kam besim te plote qe kjo parti sjelle ndryshime te medha...!!!!
o7
o7
edhe pse nuk lexova te teren nuk kisha kohen po jap nje vote e me von do lexoj patjeter
Uk, n'natyr t'eger ti vecohesh per ndasi, moto jote o percaj e sundo, e di prej pervojes me delet e mia, edhe qent e mi, e di, e di shume mire se cka ju ban ti, te kom pa se sa her vjen me mi sulmu bagetin ti jav shtin spicat e mi dan qent, do prej tyne t'besojn e bahen me ty e do bahen krye n'veti, deri n'momentin kur ti jav merr delet e mia e jav qon lukunis tande - ujqve tu, t'cilet ne asnji rast nuk t'braktisin, se e dijn qe ti je ma i madhi, ti je udh'jeqsi i tyne i pamohueshem. 🙂
Shume i mequm e shume i dijshem je a 🙂 Hallall t'koft se krejt kto e ban per racen tande, e cila n'kete rast jena na, Na Shqiptaret.
Eh, po m'doket e qita ku deshta, se po du me thane qe venin e ki n'krye qaty dikun, edhe duhesh mi kap udh'heqsin n'dor e mi bashk edhe kto copa t'ujqve ( t'shqiptarve) e teritoreveqi po dojn me naj da bash si qata qent e mi.
Se bashku perpara.
Urraaaa.
Nje artikull frymezues por jo vetem kaq .
Me pelqeu shum pjesa ku tregoni gabimet e opozites .
I keni pershkruar me perpikmeri shkaqet dhe pasojat .
DHe shpresoj qe me kete iniciative te marre nga ti te ecim perpara dhe te kemi sa me shume harmoni ne Shqiperin tone te dhashur.
Pas zgjedhjeve te fundit per CP kisha vendos te mos meresha me politik . Por kur shikoj te tille djem qe duan te bejne vetem gjera te mira . Nuk mundem te rri menjan 🙂 .
LIDHJA ESHTE GJALLE
v+s
v
Vote vlla ne disa gjera jam me ty ne disa jo 😛 dhe u cudita kur pashe ne fund qe ishte per partine...gjithsesi bravo
v, amin
Bravo Ujku,
Eshte nje prej artikujve me te bukur qe kam lexuar ne kete komunitet. Shpresoj se Shqiptaret ti vijne mendjes se tyre.
Une prap mendoj se neve na nevoitet nje pluralitet i mendimeve ne Shqiperi, se vetem ne ate menyre zhvillohemi si komunitet; edhepse kualiteti i tyre vjen edhe nga mosha e lojtareve e edhe nga pervoja vetanake qe ata e sjellin ketu.
Me e rendesishmja eshte qe ne si komunitet te mesojme te pajtohemi qe nuk po pajtohemi per ndonje qeshtje apo mendim. Parimet themelore te e-atdhedashurise duhet mbjellur fillimisht, e te tjerat mund te jene te ndryshme.
Te deshiroj sukses ne politikberje dhe shpresoj qe je pergatit per kritika, perdhosje mundi dhe vullneti. Si ne jete (pasiqe ke edhe ti nje moshe te konsiderueshme eksperience ne RL) edhe ne kete komunitet, mos prit shume falenderime. Nese ska shume ankesa, puna eshte mire.
Me respekt,
V.
LIDHJA ESHTE GJALLE X2 😁)
VVVV shume i bukur artikulli vella 😁
V
Djema, falemderit per komentet. Artikullin e mbarova ne tre te mengjesit dhe sigurisht qe disa gjera mund te ishin shkruar me mire.
Mesazhi im qe dua te percjell nepermjet kesaj Levizjeje eshte se loja ka rendesine e vet, me betejat, me paktet, me ekonomine, me chatin, me MU-te, me ndihmat, me aleancat, e me te gjithe gjerat e tjera qe ofron. Por kjo eshte dytesore per Ne. Duke u dhene me shume shpirt pas ketyre gjerave kemi harruar misionin tone te pare. Arsyen e vertete pse jemi akoma ne kete loje duke investuar kaq kohe, mund e te ardhura (ndonjeri prej nesh) ne nje shpikje rrumunesh.
E pra, ai eshte fakti qe kjo loje ordinere na ka dhene mundesine te jemi bashke te gjithe. Nga Shqiperia, Kosova, Ilirida, Ulqini, Presheva, Cameria, dhe nga gjithe diaspora. Ketu njohim njeri-tjetrin. Afrohemi me njeri-tjetrin. Ndajme mendime, bejme shaka, qeshim, grindemi por prape flasim e pajtohemi. Ky eshte bashkimi. Bashkim nuk do te thote qe te vihen te gjithe ne rresht per nje. Te flasin e te mendojne njesoj. Jo jo. Bashkim do te thote te perpiqesh per te njejtin ideal.
E dua Shqiperine Reale, ate etnike, me Shqiptare nga te gjitha trevat. I dua njerezit sic jane, me te mirat e me te metat e tyre. Nuk dua ti ndryshoj, ti bej si vetja. Dashuria per njerezit e familjes eshte pa kushte. Shoket mund ti zgjedhesh, por vellezerit jo! Ata jane ata qe te ka dhene Zoti! E vetmja menyre per te qene bashke eshte duke i lene hapsire njeri-tjetrit! Kjo do te thote tolerance. Me te medhenjte tolerojne te vegjlit. Si ne nje familje. Jemi te ndryshem dhe kjo duhet te perbeje forcen tone, e jo te jete shkak per ndarje.
Sa here keni degjuar ne loje ku vellai te akuzoje vellain per vjedhje parash, armesh, taksash, fondesh etj etj. Akuzon opozita qeveritaret. Ata e mohojne por nga ana tjeter perpiqen me cdo menyre qe pikerisht opozita te mos vije kurre ne pushtet. Pse? A ka rendesi se kush ka te drejte; njera pale apo tjetra?
V
Artikull i qelluar dhe shume real, gjithashtu dhe komenti i fundit. Respekte!!!
Te lumt Ujku!
Ke shprehur shum gjera qe kam dashur te shpreh dhe vet. Le te na sherbej ky artikull per te refleksionuar te gjith dhe te lem menjan ambicien personale per hir te vatanit
Ta tregojm qe jemi vellezer Shqiptar ne kte loje qe perfiton egoizmin e njeriut per fitimet e adminave
Nga lufta e Kosoves kam nxjerre nje mesim. Po ja u them:
Ndoshta e keni degjuar per nje luftetar nga Shqiperia qe u bashkua me UCK-ne ne Kosove dhe duke shfaqur zotesi shume te medha ne lufte arriti te jete komandant dhe ti degjohet emri shume. Ai, pas luftes se Kosoves mori pjese ne luften ne Maqedoni ku edhe ra ne beteje. Emri i tij nuk me kujtohet por di se pas lufte eshte dekoruar nga Presidentet e Shqiperise dhe te Kosoves. E pra, ky djale perpara se te shfaqte trimerite e tij ne luften e Kosoves ishte nje kriminel ordiner ne Shqiperi. Ishte denuar disa here me burgim dhe bente pjese ne kontigjentin e njerezve problematike per shoqerine. Ja pra qe rasti e solli qe pikerisht nje njeri i tille te beje ate sakrifice e te jape jeten per Kombin.
Me thoni pak tani, sa njerez te mire serbe, fyromas, greke ka ne bote? Sa intelektuale, artiste, njerez te kultures, shkences, njerez me edukate, me formim e botekuptim nga fqinjet tane mund te kete? Ja u them une. Plot! Shume. E megjithate, po te vije puna, pikerisht keta njerez do marrin pushken e do vrasin shqiptare. Do dhunojne e do persekutojne femijet tane, prinderit tane, nenat e motrat tona. Edhe Karaxhici, autor librash per femije ishte. Por se pati problem te urdheronte vrasjen e mijera femijeve boshnjake.
Ku dua te dal me kete? Me mire nje horr, nje kriminel, nje maskara i joti, se nje njeri i mire, me shkolle, i edukuar serb, fyromas, grek! Ne kemi nje shprehje qe thote: "I joti, mishin ta han por kocken ta ruan. I huaji s'ta ruan as kocken!"
Pse e them kete? Sepse pashe qe per t'i bere puc vellait, disa ketu jane gati te marrin edhe sllave qe jane "djem te mire" per ti dhene nje dore. Hiqeni nga mendja. Nuk ka sllave te mire. As grek te mire. Jo per ne. Historia na ka ndare. Nuk eshte faji yne. Ato qe kane ndodhur nuk harrohen. As ata nuk harrojne as ne nuk harrojme. Te pakten edhe per nja 100 vite te tjera.
V
Prandaj, vellezer, nuk ka kuptim te ngrindeni per budalliqe. Kush i vodhi fondet, sa mori, ku i coi. Edhe sikur te jete e vertete prape ne fund te fundit vellai yt i mori. Per Shqiperine do i perdori! Ne lufte kunder serbit do e kesh ne krah!
Edhe ju qe keni kaq frike se do behet hataja po te vijne djem te tjere ne krye te puneve. Pune e madhe fort sikur gjerat per Shqiperine e lojes shkojne keq. Na u prish gjiza se po na pushtojne fyromsat e serbet. Ne jemi bashke, shkojme mire me njeri-tjetrin. Kjo ka rendesi. Te tjerat rregullohen. Ata qe nuk e dine lojen do mesojne. Ata qe abuzojne me lojen, vete loja do i largoje. Merrini gjerat më me qetesi. Perdorni arsyen, jo instiktin!
Kjo eshte kenaqesia qe te jep kjo loje. Shume djem do vijne e do ikin nga qeverisja por mirekuptimi me njeri-tjetrin do mbetet.
Tani, te mobilizohemi ti presim miqte e rinj qe po sjell Ternakopi me shoke! E ti presim sic duhet.
Rrofte Shqiperia Etnike!
Eu hallall tkofte se keto fjale ne tri postimet e fundit jane aso qe naj shnoshin zemrat. 🙂
AUUUUUU
AUUUUUU,
pula me cizme. Shoqe e pandare e ujkut! hahaha
ka njerz ne loj qe te bejn me e lon lojen po ka edhe njerz si ujku qe te inspirojn me vazhdu lojen ka shum pak qe mund ti vendos ne nivel me ujkun po ata nuk meren me politik dhe ujku eshte superior ndaj kundershtarve tjer politik