Ministria e Wikipedias: Deklarata e dyte dhe e fundit per kete mandat!

Day 1,776, 11:54 Published in Albania Albania by DonCurtis
DEKLARATE NGA MINISTRIA E WIKIPEDIAS (NightFury2) NE LIDHJE ME PUNEN E DERI ME TANISHME:


Përshëndetje,

Më poshtë do të shihni punën që është bërë në këto 2 javët e fundit, gjer me datën e sotshme 30/9:

http://wiki.erepublik.com/index.php/Market/Shqip
http://wiki.erepublik.com/index.php/Party/Shqip
http://wiki.erepublik.com/index.php/Community/Shqip
http://wiki.erepublik.com/index.php/Elections/Shqip
http://wiki.erepublik.com/index.php/Declare_war/Shqip

Falenderoj Rilindasi dhe ArlinDx për kontributin.

Gjithashtu, konkursi që u hap për përkthyes në wikipedia para rreth 2 javësh mbyllet sot.

Siç mund ta shihni dhe nga titulli ky do jete raporti i fundit i ministrisë së Wikipedias për mandatin e muajit Shtator.
Rrjedhojat gjatë këtyre 3 javëve të fundit kanë qenë arsyeja se pse unë si ministër i Wikipedias për këtë muaj, nuk do vazhdoj me perkthimin
e mëtutjeshëm të artikujve.
Arsyeja e parë është mos interesimi i popullatës për të ndihmuar. Deri diku e kuptoj, nuk dëshironi të përktheni, ju duket e mërzitshme, mësimi i gjërave të reja nuk ju jep ndonjë emocion të veçantë. Por me lejoni të them se po të ishim një ekip prej 10 personash do bënim nga një artikull
në ditë, do mbërrinim një nga sukseset më të mëdha për shqiptarët në lojë.
Arsyeja e dytë është ekipi i tanishëm i cili nuk ishte i gatshëm të përfundojë qëllimin që kishim marrë përsiper. Arsyet janë të tyre dhe
mua personalisht nuk më interesojnë, se tek e fundit është një lojë, prandaj dhe do e lë me aq.

Gjithashtu lajmëroj që tani se do heq dorë nga çdo aktivitet politik pas këtij mandati. Arsyet janë të thjeshta dhe të kuptueshme:

1.Studimet të cilat mund të me shtyejnë të bëhem 2 clicker.
2.Kam humbur gjithë gëzimin dhe emocionin për të punuar në Wikipedia.

Kam luajtur shumë lojëra online dhe gjithmonë kam qenë i tërhequr pas njohurive të shkruara, por gjithmonë kam punuar me një ekip të madh, edhe pse jo shqipëtar.
Kesaj rradhe më ka rënë të përkthej vetëm, pasiqë Ififif kishte marrë përsiper gjithë punën në shtimin e informacioneve për shqipërinë.
Kemi qenë unë e ai, në kohë pa kohë, të cilët kemi punuar intensivisht në wiki, me përjashtim të disa personave të cilët shkonin e vinin.
Prandaj vlerësoj se tërheqja ime në fund të mandatit do ishte gjëja më e logjikshme pasiqë interesimi është i vogël.

Sa për sektorin e statistikave, mendoj që do të vazhdojë punën dhe do bëjë deklarata po qe e nevojshme.

Ju pershendes të gjithëve,
NightFury2
Minister i Wikipedias.