Fabrika Shteterore hap konkurs pune

Day 1,661, 01:44 Published in Albania Ireland by VisarJ



Përshëndetje qytetar të nderuar të e-Shqiperisë,

FabrikaShteterore hap konkurs pune për qytetarët e e-Shqiperisë. Fabrika për momentin gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (shkaku i bonuseve të rajoneve dhe stadit të zhvillimit në të cilën gjendet fabrika). Fabrika ka 10 vende pune.

Konkursi është i hapur për të gjithë dhe i bazuar në modelin firs-come-first-served (kush aplikon i pari). Kushti i vetëm për punësim është që të jeni Shqipëtar dhe të punoni me rregull për cdo ditë.


Kompenzimi (paga):

Kompenzimi për punën tuaj do të behet me 10 tankse të cilësisë Q6 (përmes trasferimit/donate per cdo dite pune) dhe 1 ALL si shumë simbolike punësimi. Këto 10 tankse mund ti shitni në tregun Shqiptar për 250-270 ALL në ditë.

- Kompenzimi do të bëhet cdo ditë në ora 09:00 për punëtorët e vonshëm të ditës së mëhershme dhe në ora 14:00 për punëtorët e hershëm që kanë punuar deri në atë kohë.
- Për shpenzimet fillestare të transportit, secilit punëtor do t’i mbulohet transporti për të udhëtuar në SHBA (USA) nëse punon më shumë se 5 ditë në fabrikë.


Si të Aplikoni:

1. Udhëtoni për në SHBA (USA) – tek profili shtypni “change location”
2. Shkoni tek job market dhe kërkoni ofertën prej 1 ALL nga FabrikaShteterore
3. Aplikoni

Oferta për momentin gjendet në faqën 90 – shih foton



Për çdo pyetje, kontaktoni me Ministrin e Ekonomise altinks, apo edhe me mua.

Me respekt,
altinks – Ministër
VisarJasiqi – këshilltar
Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Qeveria e presidentit KRIMIKO


Të punësuar deri më tani 7 qershor 2012:
1. jonkastrioti
2. AlbanianWarrior1
3. Enkel Vela
4. Birziminium
5. KingBato
6. Stradiott
7. Arusha e larme
8. Eni05
9. Shiptar Shiptari
10. EHO1983
11. gap2009
12. frankenshtajn
13. Arbnor Noli Beqiri

Konkursi tanime eshte i mbyllur. U pranuan gjithsej 13 punetor. Tre me teper per te ndertuar rezerva pune dhe per te anuluar rrezikun e mos-punes se ndonjerit ndonje dite.

Ju falenderoj te gjithve!



“O Shqiptarë, ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar jemi negër dhe asgjë më tepër; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq, por të gjithë na përbuzin e na kanë për të poshtër. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni punoni. O Shqiptarë, rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. Dhe përmbi të gjitha, heshtni. Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, po kazmën. Jo misione, po kazmën.” - Faik Konica