Donacioni i fatonb dhe ftesa per kontributin tend

Day 2,043, 12:31 Published in Albania Ireland by VisarJ

Përshëndetje bashkëkombas të nderuar,

Kam nderin që t’ju lajmëroj lojtari me eksperiencë të lartë i komunitetit tonë fatonb ka vendosur ta lërë këtë lojë se nuk i jep më kënaqësi.

Derisa pushka e tij do të na mungoj, ai ka vendosur që t'ja dhuroj account të tij një miku dhe shpresojmë se do na ndihmoj në fushëbetejë.

Një pjesë të fondeve të tij, ai ka vendosur që t'i jep donacion në fabrikashteterore dhe unë sot kam pranuar afro 155 GOLD nga ai (respektivisht 33,000 ALL dhe 10 GOLD).



Unë i përulem për këtë ndihmesë dhe ky komunitet i yni është falenderues për këtë kontribut.

Plani im është që t'i ndërtojmë edhe disa kapaciete prodhime për RAW materials.

Për donacionet e mëhershme, shih këtu:



Kontributi juaj me punë vullnetare

Tanimë që miku ynë Amerika humbi rajone dhe bonuset që kishim në prodhim, unë vendosa që fabrikashteterore ta sjelli në Shqipëri për një kohë.

E dijmë që Shqipëria nuk ka bonuse të mëdha prodhimi, por kthimi në atdhe ka edhe qëllime tjera.

Gjatë këtij qëndrimi në Shqipëri unë dëshiroj që të krijoj rezerva pune në fabrikashteterore në mënyrë që të risim prodhimin e tankëve duke shtuar punëtor edhe për RAW fabrikat. Këto rezerva do të shfrytëzohen kur të shpërngulemi përsëri në ndonje vend mik që gëzon bonuse më të mëdha prodhimi.

Si mund të ndihmoni ju?

Ju ftoj që të aplikoni në fabrikashteterore dhe të punoni për tri ditë për një pagë prej 1 ALL. Sakrifica e juaj për një punë tri ditore me pagë minimale do të jetë përkrahja dhe donacioni më i madh i pranuar nga fabrikashteterore.

Cfare duhet bërë:
1. Të jeni në Shqipëri
2. Të shkoni tek Job Market
3. Të gjeni ofertat e punës për një ALL (diku ka fundi)
4. Të aplikoni për punë në fabrikashteterore
5. Të punoni 3 ditë

p.s. Kush dëshiron që të punoj më shumë punë vullnetare, është i mirëseardhur të qëndroj për aq kohë sa fabrika është në Shqipëri.



Punëtorë vullnetarë

Fabrikashteterore është përkrahur vazhdimisht nga vullnetarët që kanë punuar për një pagë minimale. Shumë lojtar dua ti falenderoj, po do i vecoj disa që janë ende sot aktiv me punë të përditshme:
- dritonshala
- fluse
- Terrnakopi
- ArlinDx
- Gentrit Shahini
- DonCurtis
- Behar90

Me respekt,
V.