ARTIKULL ZYRTAR: Kongresi, Marreveshja Shqiperi-FYROM, dhe Sulmi i Perbashket

Day 1,772, 10:18 Published in Albania Albania by DonCurtis


Përshëndetje të gjithëve,

Në fillim qeveria dëshiron që kongresmenëve të sapozgjedhur t’ju urojë sukses në punën e tyre. Duhet që postin e Kongresmenit ta merni me seriozitet pasi ju mbani në dorë fatin e eShqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Me siguri, të gjithë kongresmenët kanë marrë një mesazh nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Napoleon 54 në të cilin janë paraqitur rregullat dhe detyrat e kongresmenëve, por si rregull kryesor që duhet të theksohet edhe këtu është “MOS pranoni asnjë kërkesë për shtetësi (Citizenship) shqipëtare, edhe nëse ju ofrohet gold pasi këto gjëra mund të rrezikojnë sigurinë shtetërore seriozisht (në rast se ju ofrohet gold, mund ta raportoni atë individ te Ministria e Imigracionit).
Përpara se të pranoni kërkesat për shtetësi shqipëtare, duhet që patjetër të konsultoheni me Presidentin dhe Ministrinë e Imigracionit.” Për të parë se nga kush përbëhet Ministria e Imigracionit, kliko te artikulli për qeverinë e muajit Gusht-Shtator.


Për sa i përket luftës me FYROM pas mbarimit të marrëveshjes (NAP), qeveria nuk mund të deklarojë një datë të sigurtë për fillimin e luftës. Kjo për shkak se nuk varret nga kjo qeveri, por nga qeveria e re që do zgjidhet. Qeveria e re do duhet të zgjedhë nëse do e vazhdojë NAP, do bëjë luftë me FYROM etj.
Deri atëherë, qeveria ka një porosi që është përmendur edhe herë të tjera: Mos harxhoni bazookat dhe Energy Bars (Çokollatat). Ruajini sepse do ju duhen kurdo që beteja me FYROM të bëhet.
Gjthashtu, ata që nuk e kanë vendosur ende avatarin për 100 vjetorin, janë të lutur ta bëjnë këtë gjë.


Gjëja e fundit, por jo më pak e rrëndësishme është sulmi i përbashkët. Qeveria bën thirrje që të gjithë pjesëtarët e divizioneve 2, 3 dhe 4 të marin pjesë në sulmin e përbashkët që bëhet çdo ditë në ora 22:00, ndërsa ndihmat merren në çatin shqipëtar nga ora 21:45 deri në ora 22:00 (kur edhe fillon sulmi).
Gjithashtu, qeveria ju terheq vemendjen personave të cilët i shfrytëzojnë armët e sulmit të përbashkët për synime tjera si kryerja e urdhërit ditor. Ndoshta në të ardhmen e afërt do mund që në vend të 7 armëve Q7, të jepen 8 të tilla, por vetëm nëse ato armë do shfrytëzohen VETËM në sulmin e përbashkët. Personat që keqpërdorin tanqet për sulmin e përbashkët, së shpejti do ndëshkohen. Jini të rregullt çdo ditë në çatin shqipëtar gjatë orës 21:45-22:00 me të paktën 700 energji të akumuluar.


Me rrespekt,
Presidenti i Republikës: Napoleon 54,
Zëdhënësi i Qeverisë: Don Kurtishi,


LINQE:
| Ministria e Mbrojtjes | Ministria e Edukimit | Ministria e Wikipedias dhe Statistikave | Ndihma Ditore D-2 | Ndihma D-2: Sulmi i Perbashket | Ndihma D3: Sulmi i Perbashket | Avatari i 100 vjetorit | Gazeta e Presidentit | Cati Shqipetar |