INTERVISTË ME Anon.4750191
Sei Kaon
Pershendetje qytetare te eShqiperise,
Me poshte do te gjeni intervisten ku ka qene i ftuar ¤Anon.4750191¤ (K.H.), kryetari i Partise Nacionaliste i cili gjithashtu ne te njejten kohe sherben dhe si sekretar shteti.
Ai ka mbajtur gjithashtu 6 here pozicionin e Ministrit te Mbrojtjes, 1 here si zv. minister i mbrojtjes, 5 here kongresmen i parlamentit dhe 1 here zv. president ne eShqiperi. Me pare ai ka mbajtur 1 here pozicionin e kryetarit te partise Albanian Unity Party dhe ka qene nje here antare kongresi ne eSHBA.
¤Anon.4750191¤ per te qene te sinqerte ka qene nje nder lojtaret me aktive dhe me te dobishen ndaj kombit shqiptar ne eRepublik. Qe prej futjes se tij ne kete loje (periudhe ne te cilen eShqiperia nuk ekzistonte) ai krijoi Albanian Unity Party (ne eSHBA) ne te cilen ai u perpoq te mblidhte te gjithe shqiptaret per te krijuar nje fare berthame te bashkuar dhe te orientuar. Me krijimin e eShqiperise ¤Anon.4750191¤ se bashku me aLalban dhe Napoleon 54 u vendosen ne krye te Partise Nacionaliste ne e Shqiperi. Qe prej asaj periudhe kane kaluar shume kohe te veshtira te cilave populli shqiptar deri me sotka arritur tu beje balle.
Tanime ¤Anon.4750191¤ gjendet ne krye te Partise Nacionaliste (partise me te vjeter ne eShqiptare).
Int.-Si lindi ideja e Albanian Unity Party. A ka qene e veshtire puna per te bashkuar gjithe shqiptaret ne nje vend te huaj?
K.H.- Qe kur hyra ne loje e u regjistrova se pari ne Britani te Madhe kisha synimin per te bere levizje qe Shqiperia te futej ne eRepublik. Me pas njoha shqiptare te tjere, njeri nga ata ishte aLalban, i cili bente pjese ne kongresin e SHBA. Vura re se Britania e Madhe ishte aleate me armiqte tane keshtu qe u shperngula ne SHBA. I pashe shqiptaret te shperndare ne tere boten dhe mendova t’i mblidhja. Kjo ishte arsyeja per krijimin e partise. Organizimi u be nga une, aLalban dhe Napoleon 54.
Int.-A kishit besim se do t’ia dilnit mbane ne fillim te kesaj “odiseje”?
K.H.- Kam ecur gjithmone me nje nga theniet e Napoleon Bonapartit, “E pamundura ben pjese vetem ne fjalorin e budallenjve”. Keshtu qe me perpjekje, me pengesa e me veshtiresi ja dolem me ne fund madje dhe te shtonim Shqiperine pas baby boomit prej 2000 personash nga aLalban.
Int.-Ju ia keni dale te mbani nen kontroll gati te tere sistemin politik ne eShqiperi dhe keni mposhtur gati cdo parti e cila ia ka arritur t’ia “dale ne siperfaqe”. Kujtojme zhdukjen e shume partive per shkak te humbjes se elektoratit te tyre, ku ju keni pasur rol te vecante ne kete spastrim politik. A nuk ju duket kjo sjellje e juaj si njefare rregullatori disi e tepert pasi askush s’ju ka emeruar si te tille?
K.H.- Pak e rende kjo ne fakt. Megjithate une kurre nuk kam sulmuar dike qe nuk e ka merituar. Nuk kam qene une ai i cili i pa “spastruar” sic thoni ju, ka qene vete populli. Ajo qe une kam bere ka qene thjesht tregimi i te vertetes. Nuk kam bere magji qe te sundoj mendjet e shqiptareve. Kane qene ata te cilet i kane dhene fund partive baza e se cilave ishte e padrejte. Nese ato parti apo ato persona do kishin qene te drejte, do kishin marre mbeshtetjen e popullit dhe une do kisha marre fund me kohe.
Int.-C’mund te na thoni per sistemin ekonomik dhe financat e eShqiperise?
K.H.- Ekonomia nuk eshte fusha ime. Megjithate mund te them se gjendja e tanishme e ekonomise shqiptare eshte permiresuar nese e krahasojme me kohen e themelimit. Ka shume me shume organizim, si shteteror ashtu dhe privat.
Int.- Mund te vihet re qe jeni shume i sulmuar, madje i papelqyeshem nga shume persona. Pse?
K.H.- E thjeshte. Sepse une tregoj te verteten dhe thuhet se e verteta eshte shume e hidhur. Kjo me ben dhe mua te hidhur keshtu qe dalim ne perfundimin qe gjendet brenda pyetjes.
Int.-Meqe zgjedhjet partiake nuk jane shume larg, atehere a mund te na thoni nese do te kandidoni serisht per kryetar parti dhe gjithashtu: keni ndonje plan per permiresimin e legjislacionit te eShqiperise?
K.H.- Besoj se do e rivendos kandidaturen per lidershipin e PN. Kemi shume rruge perpara. Sa per legjislacionin sapo publikova ne gazeten time (Albanian Voice), se shume shpejt do te dale nje dokument ligjor. S’mund te jap asnje detaj per momentin, me vjen keq qe duhet te prisni deri atehere.
Ju faleminderit ¤Anon.4750191¤ per kohen qe na kushtuat dhe ju uroj nje pune te mbare dhe suksese.
Comments
Shume domethenese interviste dhe shume interesante.. Me pelqen menyra si shkruan Sei Kaon. Shpresojme qe Krisi te vazhdoje punen e tij te mire duke kontribuar ne fuqizimin e shqiperise.
v+s
first= tank please : (
Rrofsh GEsi1995!
E lexova me shume kuriozitet kete interviste.
Pyetje me vend. Bravo intervistuesi.
Me kane pelqyer me shume bemat e Kris Hases sesa levizjet politike qe ka bere pas rikthimit ne loje.
Ne fillim nje avokat populli qe merrte vendime vet (pra rol prokurori, avokati dhe gjykatesi), pastaj nje kryetar partie e cila u dobesua aq sa ne zgjedhjet e fundit per kongres doli e treta.
Shpresoj qe ne kete parti legjendare te kthehet puna e Napoleon54. Edhe Krisi punon por jo ne rrugen e drejte per mendimin tim. Me ide qe ne aparence duken te bukura por nga pas fshehin dinakeri.
Ky eshte mendimi im dhe si i tille nuk ka nevoje per replika.
aqif pasha, u pane arsyet e daljes ne vendcte tret te PN. blerja e votave nta revolucionaret. dhe sic duhet ta dish kur lash lojen e lash partine ne rank 1, e kur u ktheva e gjeta ne rank 2.u caktova avokat populli nga qeveria ku crazyalboz ishte minister. vendimet e marra kan qen te pandikuara nga politika sidoqoft per kete arsye tani qe do themeloj legjislacionin do krijoj dhe nje staf gjykatesish te cilet te jeni te bindur se do jene te pelqyeshem nga tere populli
kris deshiroj te te kujtoj dy thenie te perdorura nga napoleonin e madh (pra jo te napos qe kemi ne ealbania!) ne lidhje me pyetjen e trete ku ti pergjigjesh se nese keto parti do te kishin te drejte elektorati nuk do ti braktiste!
dua te theksoj se edhe napoleoni i madh keto thenie qe i kishte qef ti perdorte i kishte te huazuar nga filozof qe kishin jetuar ca shekuj para tij!
1.Populli eshte vetem nje turme e cila si nje kope delesh blegerin ne pritje te nje bariu!(makiaveli)
2.historine e shkruajne individet dhe jo turma!
e pra kenaqesia jote se ke ditur te lexosh injorancen e turmes dhe ke ditur ta shfrytezosh ate nuk me duket aspak nje gje per tu ndjere i kenaqur.pasojat e ketij veprimi shihet ne ealbanian e soteme ku jemi perçare ne dy pjese ,perçarje e cila rrezikon te shkaktoj edhe vdekjen e ekzistences se shqiperise ne kete loje! se duti duhet te kujtoj se mendimtaret e se ardhmes gjithmone jane denuar nga turma... mund te te kujtoj jezu krishtin ,galileun,xhordano brunon ,kopernikun etj etj ne fushen e diturise por edhe ismail qemalin ne historine e shqiperise!
si perfundim mendoj se mendimi i shprehur nga 30 apo 20 votat e nje partie te vogel si ajo reformatore vlejne me shume se moria e votave te turmes pas mendim qe kane emruar presidentet e deritanishem te shqiperise sepse keto 30 vota jane e ardhmja apo me sakte projekti i se ardhmes pa se cilen shqiperia ne kete loje eshte e destinuar te deshtoj!
citoj
" K.H.- Ekonomia nuk eshte fusha ime. Megjithate mund te them se gjendja e tanishme e ekonomise shqiptare eshte permiresuar nese e krahasojme me kohen e themelimit. Ka shume me shume organizim, si shteteror ashtu dhe privat."
Nuk eshte aspak e vertete/
Ekonomia eshte nga fushat e lena mbas dore nga disa qeveri, minimum 3 qeveri te fundit nuk kane caktuar ministra te ekonomise. Nuk ka fare organizim.
arius argiri, nuk jemi para 2-3 shekujsh kur populli ka qen i trash. ne kushtet aktuale kan aftesi te mendojn dhe shiko se ku arriti tradhtia e revolucionareve...mendon se perseri un po shfrytezoj "injorancen" e popullit ne kete rast?
po po mendoj se vazhdon te shfrytezosh injorancen e turmes (jo popullit! sepse 45 perqind votojne ne menyre te vazhdueshme kunder kesaj menyre qeverisjeje!) por ki kujdes siç thoshte nje prijes edhe me i madhe se napoleoni (jo napoja!) i quajtur Gaio Julio i njohur me pas si CESAR "me mire te jeme i pari ne kete fshat te humbur dhe te vogel se sa i dyti ne Romen e madhe!" Me vjen keq sepse me duket sikur po vepron si i dyte dhe jo si i pare!po sulmon ata qe nuk jane as ermiqte e tu dhe per me teper te shqiperise por armiqte personal te tjeter kujt qe qendron ne hije duke mbjellur mllef dhe urrejtje me ndihmen e veprimeve te tua!!!
pikerisht kete nuk arrini te kuptoni. qe mua sme intereson te jem i pari por te mbroj ate qe kam krijuar. kjo esht loj per hir te zotit esht e njejta gje si te jesh i pari e si te jesh i fundit. sepse kur i zbret kembet ne rl je i njejti person. un per momentin aktivizohem ne nje parti te realitetit sepse ne realitet un synoj te jem i pari.
o7 Kris 🙂
po e mbron ne menyre te gabuar sepse nuk po kupton se gjithçka evolon ndryshon rrjedh dhe nese nuk je ne gjendje te pershtatesh dhe te behesh pjese e ketij ndryshimi zhdukesh !!!!
V+S
Ariusi eshte kthyer ne aksion neper komente duke mbrojte ata qe spo di qka me ju than ska emer per ta.
Haj more kris hasa ti koke budall more kuku per ty ruju po smuhesh edhe sosht larg mendve met ra ni smuje e quajtur eRepublika se ti sishe mir o djal qaq shum qe pi jepshe zor ksaj loje kadal se veq loj osht o i shkreti ti heeeeee