[UPDATED][DC] Kushtetuta e Republikës së eShqipërisë
DonCurtis
Perpara se te filloj, nese nuk keni qejf te lexoni shume, vazhdoni direkt te pjesa e dyte e artikullit
Shpesh kam verrejtur qe disa persona ne eRepublik kane kryer nje veprim dhe pastaj ka patur nje debat disa ditor per veprimin e atyre personave se a ishte veprim i drejte apo duhej te denohet.
Mendoj qe keto debate duhet te marrin fund dhe menyra me e mire per kete gje eshte nje eKushtetute ku do gjinden ligjet dhe do shihet mire se cili veprim eshte shkelje e kushtetutes e cili jo.
Prandaj, per kete arsye, para disa ditesh kerkova leje nga Presidenti per te krijuar Kushtetuten e eShqiperise. Sapo pranoi Presidenti, une fillova me krjimin e kesaj kushtetute.
Krijimi i kushtetutes mbaroi, por ajo eshte thjeshte nje forme baze e saj pra qe ka vend per permiresime te shumta. Keshtu qe bisedova me kryesite e seciles parti ne Top10, dhe ju dhashe kohe qe te mendohen per ligje te reja dhe ndryshime ne ligjet e pranishme, dhe cdo parti pranoi te bashkepunoje. Disa me kane derguar idete e tyre, disa po i shqyrtojne ende brenda partise, por me vjen mire sepse te gjithe po bashkepunojne.
*Nese nuk je ne nje parti, jep idete e tua ketu.
*Nese je anetar i nje partie, paraqitja idete Presidentit te Partise.
Per cdo gje tjeter me kontaktoni mua.
Me Rrespekt,
DonCurtis
UPDATE:
Pasi mora propozimet e cdokujt dhe u mundova ti bashkoj ne kushtetute, duke shtuar edhe 14 ligje te reja dhe duke ndryshuar dhjetera ligje tjera, mendoj qe kam arritur verzionin final te Kushtetutes se Republikes se eShqiperise.
Tani i ngelet kongresit te beje ndryshimet e fundit dhe ta miratoje kushtetuten.
Ne momentin qe miratohet, duhet te ndryshohet edhe ligji i fundit (76) dhe kushtetuta vjen ne fuqi. Por shkeljet do mund te gjykohen vetem me ardhjen e kongresit te ri kur do zgjidhen edhe 4 gjyqtare.
Gjithashtu, eKushtetuta tani gjendet ne linkun e ri qe eshte: http://tinyurl.com/ekushtetuta-alb
Comments
Per SHOUT:
★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★
Jep idete e tua mbi eKushtetuten:
www.erepublik.com/en/article/2293035/1/20
★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★ ★
V+shuot
Rilindasi kur pat hyre ne kongres pati propozu krijimin e disa ligjeve dhe nje miniKushtetut por pas nje muaji nuk u perfill nga askush.
Eshte e vertet qe ka nevoj per nje kushtetute por shume veshtir do te jet te implementohet perderisa loja nuk e ka parapa.
Po edhe kesaj rradhe Rilindasi e propozoi pra te bejme ligje, dhe une vendosa se nje eKushtetute do ishte zgjidhja me e mire.
Shume shtete kane nje kushtetute, prandaj mendoj qe edhe eShqiperia duhet te kete nje te tille dhe kam besim te plote qe do funksionoje.
o7
te lumte DonCurtis
ke qene, je dhe do te mbesesh trim i kesaj loje
propozoj ligjin per ndalimin e martesave te te njejtes gjini , bravo vllazni.
ku eshte qellimi i kesaj "kushtetute" me i shpalle lojtart "tradhtar"? mos humbni kohe kot. nje gje qe nuk eshte ne modulin e lojes. qdo lojtar eshte i lire te bej qte doj, e plus as burgje ska, pse spo e krijoni nje "eBurg"? ishte mendimi im i lire!
e besa edhe ju jeni te lire me kriju "ate", por mua sme kap "ajo" se jam i lire!
Me shume se gjysma e shteteve te eRepublik kane kushtetutat e tyre. Ne thjeshte po bejme nje hap perpara dhe po i afrohemi nje organizimi me te mire.
Ideja e kushtetutes nuk eshte te shpalle tradhetare por te sjelle nje organizim me te mire ne shtet.
Mos harro edhe aleancat (si EDEN, CoT etj) nuk ishin ne modulin e lojes por tani jane!
ju lumte per punen, perkushtimin dhe kohen e humbur, mbase kur te hyj ne modulin e lojes ekushtetuta, ne do jemi te pergatitur, po si do mbrohet eKushteuta? nuk jam kunder punes qe beni, por ama sa hyn ne pune? flm
ne duket i motivuar nga ngjarje te ndodhura se fundmi jo thjesht nje kushtetute e pa ndikuar nga ndonje gje
por gjithsesi me pelqen ideja edhe deri diku eshte e arrire koha do kaliti duke e sjell ne nje trajt finale
por problemi eshte sa do respektohet kjo kushtetute
pasi ne kemi nje kongres qe nuk e degjon askush
kemi nje qeveri e cila vjen pa program ose edhe ne rastet kur vjen me nje program siperfaqesor nuk i realizon ato qe premton
mos te permendim edhe vendimet ne emer te komunitetit te bera nga CP te ndryshem
V
po ne qe kemi ala kanunin ? e nuk na perfshin kushteta ende 😛
Pergezime Kurtishi nje pune goxha e mire .
Une kam besim qe me kete kushtetute mund te behen shum gjera te mira po problemin e kam tek ato listatat e verdha dhe te zeza ... Disave ketu ne kete loje u esht bere lekura sholle , bile mburren me ato gabime qe kan bere .
Keshtu qe shpresoj te funksjonoi...
o7
59. Nëse ligji hidhet poshtë nga kongresi, lojtarët kanë të drejtë të bëjnë referendum popullor ku çdo lojtar ka të drejtën e një vote publike.
vetem ky ligj i jep te drejte eqytetareve te thjeshte,me kete kushtete ia coni pushtetin dhe me ligje drejtperdrejt politikaneve,ashtu sic esht dhe ne jet reale,dhe po e shihni ku e kan cu shqiperine ne jet reale deri me sot.
jepini me shum te drejta e barazi qytetareve te thjeshte q enuk kan poste qeveritare,se nuk jemi ne rl ktu
Po vlla zakonisht parlamenti perfaqeson qytetaret dhe kerkesat e tyre. Po te kishte per shembull populli te drejte te votoje per cdo ligj te propozuar atehere do duhej shume pune dhe shume kohe per cdo ligj.
Por gjithesesi do e marim parasysh kete kerkese.
e kuptoj vlla,por kam friken se mos kthehet si ne jet reale,qe bejn cte duan me postin etj etj,pavarsisht se zgjidhen nga populli,apo disa edhe me multi...por ishalla del per hajer,nje hap perpara per ne esht dhe krijimi i kushtetutes 🙂
Ide personale: un do thoja qe fjalen perfundimtare te nje ligji(nese te paraqitet apo votohet) do ta kete presidenti. Presidenti kete vendim do e marr ne baze te arsyjev qe i japin kongresmenet edhe ne rast nevoje te kerkohet mendimi i popullit
Ariusi s'ka komentuar ende?! Ca i ka ndodhur ? 😨
Eshte duke shkruar komentin akoma
Ide shume e mire sikur te ishte dhe pjes e modulit te lojes ndersa keshtu eshte e kote, kjo kushtetute nuk ndalon askend qe te veproje kunder saj
Nuk e di per qytetaret tjere, por une do turperohesha shume po te isha ne listen e zeze. Keto ide nuk i nxora nga mendja, gjera te ngjashme kane me dhejtera shtete ne eRepublik, dhe mendoj se nese perkushtohemi edhe ne, do mund te funksionoje njejte si funksionon ne eSHBA, eFYROM, eRumani, eItali, eIzrael, eServi, eArgjentine edhe shume shtete tjera.
Ti do turperoheshe por ka qe jo vetem se kan problem por ju duket dicka interesante te thyejn ligjet dhe te futen ne ate liste.
Ka "budallenj" qe futen ne burg ne RL dhe mburren pastaj !
Gjithsesi un jam shume dakort per kushtetuten !
Por Ju sa diskutoni ktu nese eshte ide e mire ose e keqe pse nuk bisedoni me drejtuesit e shteteve te tjera dhe pastaj me adm e lojes ndoshta mund te bejn dicka duke e perfshire kushtetuten ne modulin e lojes dhe duke krijuar ndonje lloje denimi per ata qe nuk i binden
Ide e mire, do kontaktoj ato shtete qe kane kushtetute dhe do propozoj te bejme kerkese qe administratoret te vendosin kushtetuten dhe kur futesh te shteti te duket keshtu: society, economy, politics, military, administration, constitution.
Te lumte DonCurtis dhe qeverise.
Ideja dhe realizimi shume ne nivel 🙂
Kujt i djeg ka me reagu,po ti mos i marr fjalet e tyre afer zemres.
Suksese vella
Mendoj se duhet te vihet nej pike, qe per cdo kompani financiare, banke apo fond privat duhet te merret miratimi nga shteti (nga MoF) ne menyre qe te verehet dhe te piketohet nese eshte i besueshem ai organizem financiar apo nese ajo eshte nje firme piramide dhe pa baza financiare.
Ekonomia
-Guvernatori se bashku me CP duhet te jene te vetmit qe te kene paswordin e Bankes se Shqiperise.
-Thesari i shtetit nuk duhet te bjere poshte nivelit 50k ALL, per arsye sigurie.
-Cdolloj veprimi financiar per derdhje parash nga thesari i shtetit ne drejtim te cdo organizate, qofte shqiptare apo qofte te huaj duhet te diskutohet ne kuvend me mbikqyrjen e ministrit te ekonomise.
-Fabrikat shteterore jane ne mbikqyrje direkte te Presidentit te Repblikes se eShqiperise por cdo transferte furnizimesh duhet te konsultohet me ministrin e ekonomise.
eShqiperia te shpallet eMonarki me ne krye Eros Kosova si eMbret te perhershem qe gezon pushtet dhe te drejta qe duhen respektuar nga cdo qeveri e ardhshme.
Disa gjera qe nuk i kishte sugjeruar askush por qe jane shume me vend.
Mos te harrojme ate cka me ndodhi mua me pare!!!
MoD duhet te jete gjithmone ne koherence me MPP e propozuara nga CP dhe me fushatat ushtarake te organizuara nga ky i fundit 😃
cobra mos genje MOD ka qene Sei Kaon 😛
-Guvernatori se bashku me CP duhet te jene te vetmit qe te kene paswordin e Bankes se Shqiperise.
kur Cp kerkoi passwordet e bankes franceze ju nuk i japet 😡 thojshi duhet te kete nje ruajtes te tyre
se harrova me permend mashtrimet qe keni be me bankat franceze ti dhe enea
ku kemi bere mashtrime more??? po pate vetem dhe nje prove do te te hap nje llogari ne nje banke ketu ne eRep.
Kreu II - Pika 9.
Fjalia e dyte eshte ne kundershtim me fjaline e pare. Tek fjalia e pare thuhet se 'askujt nuk duhet ti mohohet e drejta e fjales dhe e shprehjes' kurse tek fjalia e dyte thuhet 'artikujt qe nuk kane lidhje me Shqiperine nuk duhet te qarkullojne'. Ky eshte nje kufuzim i tepert dhe mendoj qe fjalia e dyte duhet te hiqet teresisht sepse pikerisht kjo fjali mohon 'te drejten e fjales dhe e shprehjes se lire' lidhur me qeshtje te ndryshme, analiza te ndryshme, e mendime te ndryshme te lira lidhur me ngjarjet e jashtme si p.sh Operacionet ATO ne eUSA apo lufta ne kete vend e shume qeshtje tjera.
Gjykata Supreme
Edhe tek gjykata supreme duhet nje kufizim eMoshe sikurse per Presidentin dhe Ministrat pasi qe sigurisht duhet te jene te respektuar nga komuniteti.
Faleminderit.
Kreu IV Tradhetia dhe Shkelja e ligjeve
Pika 37 Shkelje quhen keto veprime:
Mendoj se duhet te shtohet: Cdo mashtrim ndaj nje qytetari shqipetar me qellim te perfitimit te te mirave materiale.
ide e mire por sa do te zbatohet ,mendimi im eshte se aspak nuk do te zbatohet dhe te paret qe do ta thejn kushtetuten do te jen persona qeveritar,persona qe jan ne udhheqsi te partive dhe kur te fillojn kta persona te grinden ndermjet veti do te behet shum ma keq gjendja se sa qe eshte tani , ende jemi larg asaj qe me aprovu kushtetuten ,skemi aspak kultur qytetare,duhet te formohet gjyxhi kushtettutar,edhe po te formohet sa do te ken besim lojtart ne te ,thjesht nja 15 persona do te jen te paprekshem me ligj,keshtu qe kjo do te jete nje deshire e parealizueshme(utopi) spo du ti komentoj disa persona qe po japin komente te cilit vet i kan bere deri tash 100 mi dredhira .Respekt Don Kurtis per idene por ske me kend te bashkepunosh.
neni 1 i kushtetutes, jo hajni jo dallavere
Aristoteli para shume vjeteve do te thoshte: Ligji eshte arsyeja e lire nga passioni. (The law is reason, free from passion). Ajo cfare Artistoteli donte te thoshte qe njeriu ne mendje te shendoshe i vendose disa rregulla shoqerore (i.e. Kanuni) ne menyre qe kur te ndodhin incidente, spjegimini tyre nuk do te jete i mbeshtetur ne pasionin e momentit, po ne rregullat qe i kemi bere ne mendje te shnoshe.
Qellimi i kushtetutes eshte qe te mundohet ti spjegoj ca reegulla te funksionimit te ketij komuniteti te pajtuar nga te gjithe.
Une ju ftoj qe te gjithte te kontriboni me aq sa keni kapacitet ne te.
Bravo DC.
V.
kisha per te qartesuar dicka si me poshte
KREU III
Presidenti
20. Presidenti ka të drejtë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në eShqipëri, gjendje e cila shpallet në rast të sulmeve "politike ose ushtarake" të papritura nga armiqtë.
dmth te behet si me siper pasi eshte ne kete forme
KREU III
Presidenti
20. Presidenti ka të drejtë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në eShqipëri, gjendje e cila shpallet në rast të sulmeve të papritura nga armiqtë.
Ligji 9, Pra ma ndalon mua qe te mos bej aritkuj 9GAG?
U ndryshua. Bej artikuj 9GAG sa te duash 😛 ahahah
Mendoj se duhet te shtohet:
Nje president/e,minister/re ose zv.minister/re ka te drejte te rrije vetem 2 muaj ne postin e tij/saj.
sigurisht qe jo, ajo i takon qytetareve te zgjedhin. nese ata nuk e duan nje president me shume se 2 muaj, mos ta votojne heren e trete.
Kurse une mendoj se 1 muaj mandat, apo edhe 2 muaj nuk mjaftojne. Moduli i loje sne fakt e ka kete dobesi - 1 muaj mund te jesh President. Imagjino se cfare pune mund te bej dikush per 1 muaj. Minimum 1 jave te mandatit e hup duke rregullu stafin, duke koordinu etj (po them minimumi i mundshem se garant dikujt i shkon ma shume, po hamendsoj), tani deri sa t'ja nis me implementu cka ke pas ne mend, ne nderkohe te del dicka e papritur (sulm i armikut, bojkotim i brendshem a ku e di) edhe tkalon 1 muj si kurgjo. Eshte kohe teper teper e shkurte qe dikush me tregu sukses.
v
Per sa i perket burgjeve ne eRepublik administratoret nuk do i vendosin kurre edhe pse do ishte super interesante!
mbase mund te behet ne formen e "temporal suspension"