"Tezat sekrete te Ramiz Alise per pluralizmin"

Day 1,840, 16:28 Published in Albania China by I L Y R I D A A

Marrë nga vendimet e Byrosë Politike te PPSH, ne Tetor 1989

Sistemi ynë ka falimentuar përballë atij kapitalist, ndaj jemi
te detyruar te ndryshojme strategji, - u tha Ramiz Alia te
pranishmeve. Kjo strategji do te synoje ne dy drejtime:
- Ne respektimin e te drejtave te njeriut.
- Ne krijimin e pluralizmit politik. Te drejtat e njeriut jane diçka brenda nesh dhe mund te abuzohet me to deridiku, por pluralizmi do te behet se s'ben. Do t'i nxisim te krijohen parti sa te duan , te majta te djathta, te qendres, por gjithsesi keto parti duhet te kontrollohen e te drejtohen nga ne, programet e themelimit te ketyre partive do t'i formulojme ne. Ne udheheqje te tyre duhet te nxirren njerez qe te perkrahin strategjine tone. Partia qe do te marre pushtetin, do te shaje komunizmin ne themel e ne çati, ne kete menyre do te fitojme
simpatine e perendimit e te desidences antikomuniste. Ata qe jane ne burgje, te denuarit dhe te persekutuarit politike, do te thone per ne : edhe keta e urrejne komunizmin; do te afrohen e do te na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre; do t'i afrojme e do t'u japim pune te parendesishme, por kurre nuk do t'i leme te marrin pushtetin, sepse ata sapo te marrin fuqine do te fillojne te hakmerren, ne do te behemi hyzmeqare te tyre. Ne zbatimin e te drejtave te njeriut, duhet t'u japim edhe kompensim ne para e t'u plotesojme komoditete banimi, te sekuestruarve dhe te ç'pronesuarve do t'u japim nje leter ne dore qe t'u njihet prona, por asnjehere nuk do t'ua japim, ne forma te ndryshme do t'i ngaterrojme me njeri tjetrin, te kalojne ne gjykate ku do te zbatohet rrotacioni nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten dhe per difekte teknike, kthim per rigjykim ne shkallen e pare. Keta jne te moshuar e fuqi nuk kane. Duhet te
kemi kujdes me femijet e tyre, por keta duke ju dhene nje pashaporte dhe me pak pension do t'i largojme jashte shtetit. Ata qe do te pretendojne dhe do te kembengulin, do te lendohen. Pasuria e tere na perket neve se ne e beme. Materialin e me dergoi Gorbaçovi, kam dy vjet qe po e studioj dhe
ata kane ecur shume perpara, per kete jeni ne dijeni. Neve kemi kuadro sa per shtate komitete qendrore dhe te mos kemi frike, ne kemi studimin e platformen gati per zbatim, do te kete shume
intelektuale qe do te kundershtojne. Ketyre nuk do t'u japim pune. Nje shqetesim mund te krijojne intelektualet pensioniste; ketyre do t'u ofrojme krijimin e shoqates se veteraneve te luftes e te
punes. Do t'u japim nje pension minimal dhe do t'u mbajme ison. Kosova eshte ne pragun e shpalljes se kushtetutes. Le te bejne si te duan, ne kemi platformen tone. Çdo gje e kemi programuar, strategjine e kemi te qarte dhe kemi caktuar rruget per qellimin e misionit tone. Nen nje propagande ekstreme kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla te nomeklatures se larte komuniste, ne
komunistet reformatore do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, qe kapitalistet dhe pronaret e ardhshem ne nje vend socialist te jemi ne, njerezit tane. Me kete strategji, brenda dy apo tre legjislaturave, do te kemi ish - klasen komuniste ne klase kapitaliste.