"Shtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët"

Day 1,842, 09:57 Published in Albania China by I L Y R I D A A

“Qeveria do të hartojë ligjin për shtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo do jetë nisma në 100 vjetorin e Pavarësisë. Ftoj opozitën që e frymëzuar nga ky përvjetor të miratojë ligjin. Edhe pse jemi në një vit të rëndësishëm elektoral, ky ligj vjen në këtë moment për t’i dhënë mundësinë të gjithë shqiptarëve që duan këtë shtetësi të mund ta marrin atë. Njohja pa kushte të shtetësisë shqiptare për çdo shqiptar kudo që ndodhet. Ky është mesazhi për këtë 100 vjetor. Duke kthyer një të drejtë për të cilën ka 100 vjet që luftojnë”, deklaroi Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Për të shmangur çdo mundësi të njollosjen e procesit zgjedhor, kryeministri Berisha bëri me dije se ky ligj do të hyjë në fuqi pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013.

“Çështja shqiptare është sërish një çështje, megjithë ndryshimet thelbësore që ka, por ka një albanofobi ndaj shqiptarëve, e cila do të mund të zhduket vetëm përmes procesit të bashkimit të shqiptarëve. Kjo nuk mund të zhduket përmes “status quove”, por vetëm me bashkim”, u shpreh Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Në funksion të bashkimit të shqiptarëve në Europë, kryeministri Berisha ftoi opozitën të votojë këtë ligj në Kuvend, pa asnjë pengesë.


Per mendimin tim ky padyshim esht nje enderr e kahmotshme e te gjith shqiptareve por edhe nje jetgjatsi politike te Sali Berishes kur dim qe 95% e shqiptareve jasht Shqipris jane mbeshtetes te tij...