[Mbyllur] Gara per Patriotin e AUS

Day 2,040, 11:08 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO
Pershendetje antare te Akademise Ushtarake Skenderbej !!

Si fillim dua te theksoj qe ky artikull ka te beje vetem me antaret e AUS.

Sic eshte theksuar edhe ne artikullin e para disa diteve (Artikulli i AUS) ne kemi vendosur qe te bejme nje gare se cili prej antare do beje demin me te madh ne nje nga luftrat e Shqiperise.

Lufta do caktohet nga stafi dhe cdo here qe te behet gara do jete nje lufte e rendesishme e Shqiperise. Pra gara nuk behet per luftra pa rendesi ne menyre qe antaret te mos rriten ne nivel pa qene nevoja.

Gara ka te beje vetem me demin e bere ne luften e caktuar te Shqiperise, demi i bere ne nje lufte tjeter nuk llogaritet.

Pasi te kryeni luftimet duhet te aplikoni ne kete formular ==> http://tinyurl.com/q58m8yq

Kushtet per te marre pjese ne gare jane:

1. Duhet te jeni lojtar te divizionit te dyte, pra niveli 25-29
2. Duhet te keni avatarin e AUS
3. Duhet patjeter qe ne formularin e aplikimit te jete screen-shot i demit tuaj.
3.1 Ne rast te luftimi ne me shume se 1 beteja te luftes duhet ti beni screen-shot demit ne secilen beteje qe beni ne menyre qe ne fund te llogaritet demi total.

Cmimet e fituesve do jene:

Vendi i pare: 300 ALL
Vendi i dyte: 200 ALL
Vendit i trete: 100 ALL

Keshilla (lexojeni disa here dhe me kujdes):

1. tek kjo foto mund te shikoni menyren e aplikimit: http://prntscr.com/1b64lc
2. per te bere screen-shot (ss) duhet te instaloni programin e treguar si ne foto: http://prntscr.com/1b65jr
pasi te instaloni programin duhet te shtypni butonin "Print Screen" ne tastieren tuaj, pastaj selektoni hapesiren ku dallohet demi qe keni bere, i beni upload me nje nga opcionet poshte hapesires se selektimit ose Ctrl+D, pasi behet upload klikoni copy tek nje dritare e vogel qe ju hapet.
3. Ne rast se keni per te derguar me shume se nje screen-shot duhet te ndani linkun e seciles ne kete menyre: link 1(hapesire)...(hapesire)link 2
Shembull: http://prntscr.com/1b6beb

Per cdo problem ne lidhje me garen para ose pas saj, mund te komentoni ne kete artikull ose te kontaktoni me:

1. tori01
2. Jurgen Dervishi

Ju urojme suksese dhe fitofte me i forti !!

Akademia Ushtarake Skenderbej