[LIGNJA] PER PRESIDENT!

Day 2,021, 04:45 Published in Albania Albania by Last Life



PERSHENDETJE SHQIPTARË DHE SHQIPTARE! 🙂

Besoj se shumica nga ju me njohin, dhe besoj te kem mbeshtetjen tuaj pasi kjo eshte KANDIDATURA IME E PARE PER PRESIDENT PAS 1 VITI E GJYSME LOJE 🙂

Pa u zgjatur shume dhe pa u vetevleresuar shpall kandidaturen time per PRESIDENT TE eShqiperise. Gjate gjithe keto gati 2 vjeteve qe luaj kam pare miqte e mi qe kane punuar fort per nje eShqiperi me te mire dhe shume nga ata ja kane arritur. Une dua te bej te njejten gje, pse jo edhe me mire.

Te gjithe kandidatet qe jane ne gare me mua jane te gjithe miqte e mi dhe e di qe ata jane te afte te bejne gjera ne te mire te vendit tone Shqiperise, keshtu qe i uroj fat te gjithve! 🙂

Falenderoj ne rradhe te pare te gjithe ata qe kontribuan duke e sjelle Shqiperine deri ne kete pike dhe duke i lene rradhen te tjereve per te kontribuar.

Gjate ketij mandati ne qofte se fitoj do te rrespektohet mendimi i cdokujt ne lidhje me ndryshimet qe do te propozohen nga qeveria dhe ministrat.

Dua te pergezoj dhe RitaOra i cili shikoi situaten dhe strategjikisht leshoi airstrike duke na siguruar kongres. 😃
Gjithashtu dua te pergezoj dhe Keshillin e Larte te cilet bene nje pune te shkelqyer duke blere/marre me qera 3 ORG te cilat kane shtuar buxhetin luftarak dhe vendor duke na shtuar mundesine per sukses ne airstrike dhe luftera te ndryshme qe kemi zhvilluar gjate ketij muaji.

PUNA IME/JONA GJATE KETIJ MUAJI DO TE BAZOHET NE KETO PIKA PLANI:

1.SIGURIMI I KONGRESIT
Duke ditur qe ne siguruam kongres kete muaj do mbajme te pakten nje territor per kongres deri ne muajin tjeter.

2.RUAJTJA E TERRITOREVE
Me nje AirStrike te suksesshme do te mundohemi te ruajme keto territore qe kemi ne Indi 🙂

3.Zhvillimi i mbledhjeve javore ne IRC dhe unifikimi/gjithperfshirja ne qeveri e secilit prej nesh.
Do te merret mendimi i secilit prej nesh ne nje mbledhje javore (jo me mesazhe ne eRepublik pasi konsiderohet si Spam) .

4.Vazhdimi/rikrijimi i Keshillit te Larte
Duke ditur qe veteranet e lojes e njohin me mire lojen, kemi menduar qe te krijojme/vazhdojme te marrim mendimin e keshillit gjithashtu ne mbledhjen javore, qofte dhe me mesazhe ne loje. Keshilli ka qene i suksesshem.

5.Krijimi i relacioneve te mira me shtete neutrale dhe te aleancave te tjera.
Duke ditur qe EDEN nuk konsiderohet me si aleance duhet rivendosje e marrdhenieve me shtete te ndryshme.

6.Ndihma e lojtareve te rinj (e ardhmja e eShqiperise).


Gjithashtu dhe shume vendime te tjera qe do te merren gjate mandatit. 🙂

KRAH PER KRAH ME VLLAZNIN 🙂



RROFTE SHQIPERIA ETNIKE!
RROFTE ILIRIDA!
RROFTE DARDANIA!
RROFTE CAMERIA!
RROFTE MALESIA!

Lignja/ALWarrior