[LeA] -- Kandidatura ime per PP

Day 2,185, 07:03 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO
Përshëndetje vëllezër dhe motra të Lidhjes

Kam nderin t'ju prezantoj kandidaturen time për kryetar të partisë tonë për zgjedhjet e ardhshme.


Përpara se të prezantoj programin tim, dua të falenderoj kryetarin e tanishëm të Lidhjes, Kthetra Alb, për punën e bërë në krye të LeA. Ka qenë një punë e jashtzakonshme duke pasur parasysh ku jemi sot.
Gjithashtu përgëzoj edhe shumë të tjerë që i kushtojnë kohë partisë tonë. Jo më kot jemi partia me vlerat më të larta në vend, sepse kemi personat me vlerat më të larta njerëzore në popullin eShqiptar.

Programi im bazohet në tre pika të rëndësishme për partinë tonë.

1. Kongresi

LeA është partia numër 1 në vend prandaj dhe puna e kongresmenëve tanë nuk është e vogël. Zgjedhjet e kaluara arritëm një rekord për numrin e vendeve të fituara në kongres, saktësisht 16 të tilla. Edhe për zgjedhjet e ardhshme synimi im është që të fitojmë po kaq vende, pse jo edhe më shumë.
Koalicioni me partinë "Lëvizja Mëmëdheu" do vazhdojë dhe do përforcohet.
Mundësia për koalicione me ndonjë parti tjetër që ecën sipas të njëjtave vlerave dhe ideve si LeA, mund të diskutohet në ditët në vazhdim brenda Bordit Drejtues të Lidhjes.

2. Presidenti

Dy muajt e fundit Presidenti i eShqipërisë ka qënë pjestar i LeA. Puna e bërë nga qeveria e drejtuar nga Kthetra Alb dhe tani nga cLaw eagle po i bën të qartë shqiptarëve se cila është partia që punon me seriozitet për vendin.
Prandaj unë do mundohem që edhe për zgjedhjet e ardhshme për CP, LeA të ketë një kandidat serioz dhe punëtor. Por kjo varet gjithashtu edhe nga kandidati dhe gatishmëria e tij.
Nuk e hedh poshtë idenë që mund të ketë edhe një mbështetje ose koalicion për CP me ndonjë parti tjetër. Gjithmon pasi Bordi Drejtues të jetë i mendimit që kandidati përputhet me kushtet që kërkon LeA.

3. Punët e brëndshme

Siç e dini LeA ka ngritur brenda strukturës së saj disa departamente për fusha të rëndësishme për partinë por edhe për vetë lojën.
Do kërkoj nga sekretarët e departamenteve konfirmimin për detyrën e sekretarit në departamentin përkatës dhe konfirmim nga antarët e kryesisë së partisë.
Ekziston edhe Departamenti i Brëndshëm i cili do ketë për detyrë të zbatojë dhe të kontrollojë një pjesë të pikave që do shtroj më poshtë.

- Zgjerimi i antarëve të LeA-s
Kryesisht do jetë detyrë e Departamentit të Zgjerimit shtimi i antarëve të LeA-s për dy arsye:
1. Të mbledhim sa më shumë antarë aktiv në partinë tonë në mënyrë që puna jonë të jetë sa më shumë efikase.
2. Të forcojmë vendin tonë si partia numër 1 në eShqipëri.

- Aktivizimin e sa më shumë lojtarëve
Përveç grup-mesazhit të Bordit Drejtues të Lidhjes do krijohen edhe të paktën 2 grup-mesazhe të tjera me antarët e tjerë në mënyrë që secili të japë mendimin e tij dhe ky mendim të ketë mundësi të shkojë deri tek Bordi Drejtues për shqyrtim.
Këtë detyrë do e kryjë Departamenti i Brëndshëm në bashkëpunim me Departamentin e Zgjerimit.

- Rritjen e fondit të partisë
Departamenti i ekonomisë do japë ide dhe këshilla për mënyrën që duhet të ndjekim që të rrisim fondin e partisë dhe ku mund ta përdorim këtë fond.
Për përdorim të brëndshëm nëse kërkohet nga ndonjë departament, do bashkëpunojë me Dep. e Brëndshëm dhe me departamentin përkatës që kërkon fondin.
Për përdorim të jashtëm, si financues për CO në luftra të rëndësishme do bashkëpunojë me Dep. e Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Ose mund të përdoret për të ndihmuar lojtarët e rinj që të rrisin TG, gjithmonë në bashkëpunim me Dep. e Jashtëm.

- Puna e departamenteve
Secili sekretar departamenti do bëjë një raport 10-ditor për punën e departamentit të tij.
Këto raporte do prezantohen tek Sekretari i Përgjithshëm i partisë, i cili do ja prezantojë Bordin Drejtues.

- Deklaratat dhe Artikujt e LeA-s
Zëdhënësi i LeA-s do jetë njëkohësisht edhe sekretari i Dep. të Shtypit.



Struktura e përgjithshme e këtij programi ekziston prandaj mendoj që nuk do jetë e vështirë të zbatohet. Do vetëm vullnet nga ana jonë, dhe tek LeA ky vullnet nuk mungon, i kemi dhënë rezultatet.

E fundi por jo më pak e rëndësishme.

Gjatë këtyre zgjedhjeve për PP, LeA po i tregon popullit vlerat e saj më të larta me një garë midis dy kandidatëve për PP. Për aq kohë sa jam pjesë e kësaj loje asnjë parti në vend nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kjo tregon demokracinë që ekziston tek LeA, vullnetin për të punuar dhe altruizmin e antarëve të saj.
Sinqerisht jam shumë i kënaqur për këtë garë dhe uroj që të jetë sa më e bukur. I uroj suksese edhe "kundërshtarit" tim, strateg1.

Miq të LeA-s, ditën e Premte me datë 15, ju ftoj të votoni sa më shumë që rezultati të jetë sa më i saktë dhe ti tregojmë edhe një herë eShqipërisë që jemi partia më aktive në vend.

Me respekt
Jurgen Dervishi

eShqipëria - Lidhja - Unë