Çfarë ndodh kur t’na pushtojnë armiqtë!

Day 1,549, 02:18 Published in Albania Ireland by VisarJ

Ky artikull ka për qëllim ti njoftoj lojtarët e ri që të mos bijnë pre në mashtrimet e pushtuesve.

Kur armiqtë tanë na pushtojnë ndonjë rajon (kur e fitojnë kampanjën), atëherë rajonet e pushtuara do t’i takojnë shtetit fitimtar, në këtë rast pushtuesit. Nëse armiku arrinë që të na pushtoj të gjitha rajonet, atëherë me automatizëm të gjithë qytetarët do ti takojnë vendit pushtues.




Disa nga pasojat që sjell pushtimi janë:
- Të gjitha kompanitë do ta humbin bonusin e produktivitetit që sjell një rajon (bonus produktivitetit 0😵, andaj maksimumi i prodhimit do te jete 100 njësi për ushqim dhe 10 njësi për armë (kjo mund të shkaktoj ngritje të çmimeve)
- Ju nuk do të mund të punësoni ndonjë punëtor të ri apo të merrni punë tek kompanitë Shqiptare. Tek ofertat e punës tani do të vëreni vetëm kompani Maqedonase
- Nëse është periudha e zgjedhjeve të kongresit (me 25 të çdo muaji), nuk do të mund të mbahen zgjedhjet, gjë që do të mbesim pa kongres (më shumë për kongresin lexoni tek revista: Kosovo - Part of Albania)

Ju prap do të mund të bleni dhe të shitni në tregun Shqiptar, edhe nëse jemi plotësisht të pushtuar.


Çfarë stategjie mund të ndjekin pushtuesit!
Në mënyrë që të nxerrin lojtarët Shqiptar nga kompanitë shqiptare ku mund të jenë të punësuar, ata do të postojnë oferta pune të majme në mënyrë që lojtarët e painformuar të bëjnë resign nga puna e tanishme e tyre.

Lojtarët e ri (e që jemi shumica e lojtarëve shqiptar në eRepublik), nuk janë të vetëdijshëm që pavarësisht se e shohin ofertën, nuk mund të aplikojnë në të. Ata do të japin dorëheqje nga puna e tanishme, duke ulur kështu produktivitetin shqiptar dhe prodhimin vendor, dhe do të detyrohen pastaj që të punojnë për firma Maqedonase apo të emigrojnë në ndonjë vend tjetër.

Në këtë mënyrë do të dëmtojnë ekonominë tonë dhe të forcojnë ekonominë e tyre më tepër.

Ja një shembull konkret:
Maqedonasit e kan hap një profil të ri dhe përmes tij kan publikuar një ofertë pune me 200 ALL pagë:



Personi fiktiv, eminni (me dy n-ja) është ende në nivelin e parë me eksperiencë. Si mundet një qytetar që ka vetëm 50 ALL kur të regjistrohet të bëj ofertë për 200 ALL. Gjykojeni vetë!




Pasiqë detyra e kongresmenit më obligon për një përkushtim më të lartë gjatë ketij mandati, unë i shkruajta këtij zotërisë, por nuk morra përgjegje.

Ndërkohë, ju kam shkruar edhe ca qytetarëve legjitim shqiptar që me pavetëdije mund të shaktojnë dam. Paraprakisht kërkoj falje nëse më keni keqkuptuar dhe shpresoj se ky artikull i jep drite shkresave të mia.



Me respekt,
Visar Jasiqi



Themeli i një shteti, është edukimi i të rinjëve. EduAlbania është një iniciative private që ka për qëllim të jetë forcë komplementare (lexo: jo e konkurueshme) me Ministrinë e Arsimit të eShqiperisë për të njoftuar lojtarët e rinj me disa nga rregullat dhe trikat e lojës. Si kongresmen i mandatit të Shkurtit për eShqiperi kam vendosur se në këtë revistë të publikoj njoftime, udhëzime, këshilla, dhe sygjerime rreth lojës me qëllim që të zhvillohemi individualisht dhe kolektivisht si eShoqëri.

Nëse ju pëlqenjë artikujt, antarësohuni në reviste (Subscirbe)