Zgjedhjet presidenciale: Akt i pashembullt pozitiv i Partive Shqiptare

Day 2,141, 09:46 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Te dashur vellezer e motra shqiptare,

ne kete fundjave, me nje akt te pashembullt ne historine e Shqiperise, kryetaret e te gjitha Top-5-partive ne vend, vendosen te mbeshtesin vetem nje kandidat per postin e Presidentit te vendit. Jam jashtezakonisht i nderuar, qe besimi i shokeve ra mbi mua.

Ky veprim i panjohur me pare, tregon se sa nevoje ka vendi yne keto dite per bashkim. Kaluam para nje muaji nje periudhe shume te veshtire, qe shume kush, jo pa te drejte, e quajti "lufte civile" mes shqiptareve. Te kapur nga nje inat i pashpjegueshem dhe arrogance e kote, shoqeruar me gjaknxehtesi e agresivitet, filloi prodhimi masiv i multive per te ndryshuar rezultate zgjedhjesh, cfare dha shkas per raportime ne mase dhe humbjen e shume accounteve te forta shqiptare, shoqeruar me sharje te uleta kundrejt njeri-tjetrit dhe braktisje te Shqiperise nga shume lojtare.

Qeveria e re qe do krijoj, po e merr persiper vendin ne nje situate qe vazhdon te jete e veshtire, ku plaget e hapura nuk jane mbyllur, ku akoma ka mosbesim dhe armiqsi. Prandaj, te dashur miq, nuk mund t'Ju premtoj dot mrekulli. As Shqiperine nuk do ta bejme dot superfuqi per nje muaj.

Por ajo cfare do bejme se bashku, te dashur vellezer, eshte qe do rivendosim RESPEKTIN mes njeri-tjetrit. Do rivendosim RREGULLIN, do rivendosim BESIMIN ndaj institucioneve te shtetit. Do leme pas gjaknxehtesine dhe do ta zevendesojme me TOLERANCE e DASHURI per vllau-vllaun.

Si asnjehere me pare, te gjitha partite e kane pranuar qe eshte koha te shohim perpara. Ne ditet e ardhshme do paraqesim programin dhe qeverine e re.

Kam nevoje per mbeshtetjen tuaj, vellezer! Dhe kur Shqiperia te therrase, dua t'Ju shoh TE GJITHE SE BASHKU ne fushen e betejes, pa dallim a quhemi Illyrians apo Elite Unit, a quhemi LEA, LVV apo PR.

Sot e mot ne te gjithe quhemi SHQIPTARE - cdonjeri prej nesh ESHTE SHQIPERIA!

PERPARA!

Kthetra