Vendimi i AUS për turneun e MU-ve

Day 2,073, 01:10 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO
NE NUK KEMI QENË, NUK JEMI DHE NUK DO TË JEMI KURRË KUNDËR BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE !!!

Mbrëmë këshilli i AUS me shumicë votash vendosi që njësia jonë ushtarake të mos i bashkohet njësive të tjera të vendit në bashkimin për turneun e njësive ushtarake.

Njësia jonë është një njësi ushtarake me forcë të vogël por me emër të madh në komunitetin e eShqiptarëve. Shumica e antarëve tonë, rreth 70%, është nën nivelin 25, pra D1. Kjo ishte arsyeja kryesore që ne vendosëm të mos jemi pjesmarrës në bashkimin e njësive të tjera të vendit.

Duke qenë se komunikimi dhe drejtimi i një pjese aq të madhe D1 do ishte me rrezik, AUS mori vendim të tillë. Dihet nga të gjithë që D1 akoma nuk është mësuar me lojën dhe një lëvizje e tillë do ishte "vetëvrasje" për ne.
Ne dy muajt e fundit kemi bërë organizimin e ri në njësinë tonë dhe këtë sapo e përfunduam në datën 15 korrik me vendosjen e kapitenëve në çdo regjiment.
Do ishte punë e shkuar dëm sikur antarët tonë të largoheshin nga njësia, dhe ju kujtoj, janë 70% D1.

AUS vendosi që të mos japë urdhër që antarët e saj të zhvendosen në njësinë ushtarake të caktuar. Por në asnjë mënyrë nuk ndalon kalimin e antarëve të saj në njësinë ushtarake të përbashkët për turneun e MU-ve. Por ky kalim nuk do jetë i përbashkët i njësisë tonë, por individual. Por normalisht do ndiqet dhe do ndihmohet nga ana jonë. Ndihmat për lojtarët tonë do jepen në të njëjtën mënyrë edhe nëse gjatë turneut ndodhen në njësinë e përbashkët të shqiptarëve. Ftoj të gjithë antarët tanë që kanë qëllim të lëvizin për turneun që në fillim të kontaktojnë me kapitenin e regjimentit ku ndodhen, ose me komandantin e dytë Jurgen Dervishi, ose komandantin DArtagnann.

AUS i bën thirrje të gjitha njësive të tjera ushtarake të vendit, por edhe të gjithë shqiptarëve, që ky vendim i AUS të mos gjykohet por të kuptohet. NE NUK JEMI KUNDËR BASHKIMIT. Përkundrazi, urojmë të gjithë shqiptarët për këtë arritje, sidomos komandantët e njësive që ranë dakord mbrëmë në një mbledhje që zgjati për rreth 4 orë. Gjithashtu urojmë dhe shpresojmë që ky bashkim do sjellë rezultat për qëllimin e vendosur dhe të jetë edhe një hap i parë drejt bashkimeve të tjera për qëllime të njëjta të eShqipërisë.
Do ndihemi të mos respektuar nëse vendimi i AUS gjykohet. Ju kujtojmë, jo me qëllim ndaj njësive të vendit, por që në të kaluarën kanë ndodhur gabime të rënda nga njësi të tjera ushtarake. Prandaj vendimit të AUS do i vinte rradha pas tyre. Shpresojmë që të mos kemi incidente të tilla dhe vendimi i AUS të kuptohet.

Ato që janë të interesuar të lëvizin nga AUS për turneun, mund të marrin më shumë informacion në këtë artikull: [MU Tournament] Bashkimi bën fuqinë!

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Njësia Ushtarake, "Akademia Ushtarake Skënderbej"