RRETH ALBANIA D2

Day 1,731, 13:17 Published in Albania North Macedonia by Sergio Serxhio



Përshëndetje tek të gjith pjestarët e Albania D-2

Desha të ju informoj me disa gjëra të rëndësishme që duhet ti dinë rreth Albania D-2 dhe te informoheni sadopak nga ky artikull.



1. Ndihmat
Sic ju kemi informuar edhe më parë se ndihmat në Albania D-2, do të marrin vetëm lojtarët e sapo futur në këtë division apo më saktësisht lojtarët me level 25 dhe 26.

Ndihmat do të shpërndahen në orën 00:00 (24) në mënyrë që ju t'i keni gati armët për të luftuar ditën tjetër në DO. Ju lutem mos aplikoni dy herë për ndihma sepse nuk mund te merrni fare. Vetëm ata që janë lv 25-26 te aplikojnë.



2. Kapitenët
Sic e dini tani më u zgjodhën kapitenët për secilin division.

Kjo gjë ka të mirën dhe të keqen e vetë, nëse mungon Komandanti nuk ka qasje në lojë atëher kapitenët mund ta ndërrojnë DO aty ku është e nevojshme të luftohet por gjëja që nuk pëlqehët tek kapitenët është se mund ta keqpërdorin këtë detyrë duke lënë DO të ndryshme me DO e caktuar nga Komandanti



3. Avatari
Prej se është bërë moduli ri në luftë kemi propzuar edhe avatar të ri i cili është stema me shqiponjë dhe yjet sipas divisionit, këtë avatar duhet ta kenë të gjith lojtarët që kanë cz Shqiptare.

Ju ftoj të gjithë shqiptarëve ta vendosni në profil,të tregojmë unitetin e bashkimin qe po na bën të ndihemi krenar.



4. Albania D-1 - D-2
Kemi shum raste që lojtarët e divisionit 1 po futen në Albania D-2 pa plotësuar kushtet ose lvl që nevoitet për tu bë div2.

Kështu që lus të gjithë kapitenët, antarët që kur kemi ksi raste ti dërgoni msg në lojë që mos të futen më ashtu në divisionet që nuk i përkasin dhe ti udhëzoni drejt divisionit 1, kjo mundëson që të jemi sa më të organizuar që kur të kemi luftra apo ndonjë sulme të përbashkëta mos të paraqesë ndonjë problem apo paqartësi.



5. Chati
Dua që të gjith antarët e divisionit të 2të të frekuentojn chatin sadopak njëher në ditë mjafton, sepse nga chati do të informoheni për shumcka dhe do merrni udhëzime si për luftra ashtu edhe per gjërat e tjera që keni nevoj ti dini.

Sa i përket chatit zyrtarë të Albania D-2 apo #div2.alb është total inaktiv poashtu edhe këtë duhet ta frekuentoni dhe ta mbani aktiv si kur jeni ne #albania ashtu edhe ktu sju merr kohë vetëm të klikoni dhe të hapet.

Kshtu që Ju bëj thirrje të gjithëve të futeni sa më shpesh ne chat sepse aty mund të informoheni më shumë.