Rendesia thelbesore e Fuqise/Strength

Day 1,962, 19:46 Published in Albania Greece by Afrodita Mf

Pershendetje te gjitheve,
po shkruaj mbi nje teme teper te rendesishme, shume here te theksuar por akoma me shume here te lene pas dore.
Kur hyra une ne loje e vetmja gje qe degjoja ishte te luftoja,luftoja, luftoja sepse duhet te rrisja piket e eksperiences dhe keshtu te rrisja nivelet ne loje per tju bashkangjitur sa me pare divizioneve me te larta. Keshtu muajt e pare nen udhezimet e lojtareve te qeverive te atehershme une ndoqa gabimisht kete rruge ku ftohesha te luftoja edhe 2 here ne dite me group fight e te tjera, damage qe shiteshin shteteve te tjera e me mire mos flasim ku humbnin keto leke se dalim nga tema.
Shume shpejt veç, kuptova dhe fillova te lundroja kunder rrymes duke vene re disa gjera.
Dua te veçantoj dy raste qe kam ne dore tani dhe qe japin me se shumti idene se per çfare e kam fjalen,
http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/5653298 (deri para pak ditesh ishte div2 me 26.000 strength, mirepo si ky ka edhe te tjere)
deri tani me i forti qe kam gjetur eshte ky ketu:
http://www.erepublik.com/en/citizen/profile/6111968
mos llogarisni vetem fuqine e tanishme por edhe ate qe ka mundesi te beje derisa te dali ne div2, me kete ritem arrin ne d2 me 23k dhe ne div3 me te pakten 40-45k strength, pra kudo qe hyn ky mban murin tek pulle 😛 per te mos folur per gold qe fiton me Battle Hero dhe True Patriot, apo Mercenary Medal e te tjera.
Prandaj durimi eshte virtyt i te fortit, prandaj duhet stervitur, stervitur, stervitur, stervitur dhe luftuar vetem per Shqiperine, eshte zgjidhja me ideale. Ndoshta mund te behet pak e perseritshme loja derisa te gjindeni me nje strength te hijshem por ja vlen barra qirane sepse beni te forte veten dhe beni te forte eShqiperine.

Rendesia e stervitjes qe une quaj SUV apo 4x4, pra e stervitjes me fuqi te plote 90 ne dite, eshte thelbesore per arritjen e ketyre rezultateve. Duhet gjetur menyra per te ngritur te gjitha training center ne q4 dhe kushtojne rreth 94.5 gold secila gjate kohes se uljeve.
Kjo loje eshte bere enkas per gold buyer dhe kete gje e tregon fakti qe me 4x4 dhe me kontraten (ujdine shqip) me uljen prej 90% ne muaj, del edhe me fitim.
Disa llogari:
90 fuqi ne dite bejne 2700 fuqi ne muaj (30 dite), duhen shtuar ketu edhe daily task prej 54 fuqi ne muaj (1 fuqi ne dite, 5 çdo 5 dite), pra 2754 ne muaj. Ujdia kushton 53 gold, kesaj i shtojme edhe 8.61 gold (2.87gold x 30= 86.1 gold->10% e kesaj del 8.61) qe kushton stervitja fale ujdise dhe kemi 61.61 gold ne muaj.
Mirepo thame qe me ane te kesaj stervitje behen 2754 fuqi ne muaj, i thone 11 Super Soldier, pra 55 gold, shtojme edhe Hard Worker behen 60 gold. Pra sikur edhe keshtu te mbetesh me 1 gold e gjysem merr max ne fuqi, mirepo te pakten nje BH e merr ne muaj sidomos me strength te larte merr me dhjetera ne muaj, do te thote qe jo vetem nuk harxhon gold por del edhe me fitim.

Me ane te stervitjes 4x4 dhe punes ditore rriteni ne exp 2 per çdo veprim, pra 10 ne dite qe bashke me daily task shkon ne mesatare gati 12 exp ne dite, pra 360 exp ne muaj.
Me luftimin merr 1 exp çdo 10 shendet/health qe harxhon ne beteje, per nje DO duhen mesatare rreth 750 health, mesatare 75 exp, por askush nuk terhiqet zakonisht dhe harxhon 1000 apo 1300 shendet per DO. Kjo do te thote qe lojtaret me DO ditore rriten me minimumi 2500-3000 exp ne muaj.

Pra i duruari i fituari i thote kombi yne dhe nje mbjellje e mbare sot jep fryte te jashtezakonshme neser.

Tani del tema e nxehte dhe tejzgjatet çeshtja, si munden lojtaret shqiptare te munden te rrisin fushat e stervitjes apo training gorund?
Zgjidhja me e lehte eshte ajo e armiqve tane, shihni servine, polonine, fyrom e jo vetem por gati te gjitha, u fshijne nga 2000 accounte pra multe (qe i thone gati 30.000 gold) çdo muaj, mund ti llogarisni sidomos duke pare numrin e lojtareve ne ditet e zgjedhjeve dhe numrin mbas sepse eshte koha ku bejne kontrolle te veçanta.Por kjo eshte rruge shume e rrezikshme dhe duhet mjeshteri dhe njohuri te rralla per te arritur te mbijetosh pa ban, por jo te pamundura duke pare sasine qe prodhojne armiqte e miqte tane ne loje. Kete e dine edhe ata qe une quaj mastermulti ne eShqiperi, ata qe hane ban si pa gje te keq çdo jave se akoma skane kutpuar mire ca mekanizma, ata qe i dhane bankes tone ban me 2000 gold ne muaj e all te pafund duke i kaluar nga multet ne banke. Ata qe mburren se kane dhene leke e tanke te papare per mercenare e shqiptare por ne te vertete eshte vetem frut i disa oreve me shume te kaluar perpara pc duke bere multe. Tani si i thone punes, Zoti ja beft drite por te pakten te mundoheshin ti benin gjerat pak mè me zgjuarsi e me mè largpamesi, por nejse duhen ca leksione nga mjeshtrat serve qe ndihmohen edhe nga disa admina te tyre.

Rruga e dyte eshte dhenia e ndihmave te plota per lojtaret ne menyre qe leket e tyre ti hedhin vetem ne fushat e stervitjes.
Ne kete duhet te na ndihmonte banka e eShqiperise (apo bankat se ne teori ne kishim 5 kur u krijua vendi yne ne loje), me anen e blerjes dhe shitjes te all dhe gold sipas luhatjeve te tregut, shtetet e medha mbajne ne kembe te gjitha MU e tyre pa futur doren ne xhep. Kroacia psh duhet te kete nja 17 banka apo org siç quhen dhe ne nje llogari mesatare me thane qe fitohet rreth 10% e lekeve qe investohen ne org, pra nese fut 100.000 all fiton 10.000 qe i thone tanke dhe ushqim te mjaftueshem per nje MU te madhe, lere me kur ke mundesine te hedhesh leke me shume si nga qytetaret si nga leket e shtetit vete qe ne fund sjane asgje tjeter veçse taksat e qytetareve, pra jane po leket e qytetareve..
Nuk paguajme mercenare dy muaj dhe mbledh per banken. Por ne kete gje s'mundemi ta kemi sepse kemi burracake qe nuk morren kurre pergjegjesite e gabimeve te tyre por perkundrazi sulmonin lojtaret qe u nxorren ne shesh keto padrejtesira.
Prandaj duhet ne menyre sa me te shpejte nje organizim madhor i te gjithe shqiptareve (siç e nisem kur morem Ujkun dhe e ngritem ne krye), per te investuar leke ne fuqine e shqiptareve sepse lufterat mund ti fitojme me d1-d2-d3 edhe sepse d4 sdo e kemi kurre ne gjendje meqe nderkohe qe kalojne tanet ne d4 kalojne edhe armiqte.

Si mund te arrihet kjo, shume thjeshte. Duhet qe keta pseudo-mjeshtrat qe kemi pasur ne krye, ata qe ishin te vetmit qe mund te qeverisnin Shqiperine, ata qe perbuznin çdo lojtare “te vogel”, keta mjeshtrat te kuptojne qe ka edhe me mjeshtra se ata vete. Kjo sepse ka njerez qe mesuan menjehere nga gabimet e “ish grupit te paprekshem” dhe e perdoren si experience per veten, gje qe ata qe gabuan duhet ta kishin bere vete por si duket duhet akoma te rriten qe ti kuptojne se si sillen njerezit e pjekur.
Prandaj jemi akoma ne vend numero sepse kush pati mundesine nuk hodhi bazat ne rrugen e duhur, nuk dha keshilla te vlefshme por beri te kunderten e sot gjejme accounte shqiptare ne div4 me 5k strength qe me vjen keq te shprehem ashper por nuk duhen per asgje, jane pa peshe, prandaj sa me shpejt duhen hequr dhe zevendesuar me ato qindra accounte te vdekur me nga 20-30k strength, sidomos te vendeve ish te forta qe presin vetem qe dikush ti marri ne perdorim.
Prandaj ne nje plan largpames me nje grup lojtaresh te ndershem e te paster, te pjekur ne moshe e me vlera shqiptari ne deje, do te mundohemi te hedhim hapa domethenese per fuqine e shqiptareve.

Duhen investuar leke nga shteti dhe fitimet tu dergohen lojtareve me zelle durim, ne all qe te blejne gold ose drejtperdrejt ne gold me kusht qe te perdoren vetem per fushat e stervitjes. Keta lojtare pastaj zotohen qe nese duan te lene lojen atehere duhet te lene ne perdorim accountin ose te kthejne gold. Dale-ngadale qe lojtaret forcohen dhe mbushin kushtet e plota, gjithçka qe fitojne me BH e tjeter gold shtese zotohen tja japin atij qe i dha goldin ne menyre qe ti dergohen nje tjeter lojtari qe te forcohet edhe ky ne rradhe. Prandaj duhet organizim i mire dhe nje faqe exel me detaje.
Eshte pune e gjate dhe pa mbarim por nese kurre nuk fillohet kurre nuk do ja arrihet qellimit. Dite perpara MU ku jam mori ne betejen e Shqiperise dhe te alleateve mbi 30 BH vetem gjate darkes, pra ne nje mesatare ishin mbi 100 gold, ja doli nje training ground, por ne kemi dhjetera-qindra lojtare per te ngritur, dakort, por perseris nese kurre nuk fillon kurre nuk mbaron. MU le te shesin dmg e fitimet tja ndajne lojtareve me te dalluar si fillim. Me shume forcohen lojtaret e me shume gold do kene ne perdorim e gjithnje e me shume do behen te pavarur. Edhe baby-boom do kene me sukses edhe me jetegjatesi nese lojtaret e rinj hyne dhe shohin nje organizim, nje fryme bashkimi, nje qellim fisnik ne loje

E gjithe kjo per zemren qe ndizet flake kur degjon emrin SHQIPERI, emrin SHQIPE!!!
Respekte per shqipet e paster!!!