Punk per President

Day 2,049, 04:52 Published in Albania Albania by Al Punk


Te dashur miq,
Me kete artikull perfitoj nga rasti per te shpallur kandidaturen time per President te eShqiperise ne kete term.
Personalisht jam munduar t'i qendroj larg politikes. Duke konsideruar sugjerimet dhe mbeshtetjen e disa miqve; duke besuar tek kabineti qe pranoi te bashkepunoje, mendoj qe mund te jap dhe une nje kontribut ne kete pozicion.
Nje artikull pasues pas 2 ditesh do te prezantoje disa plane konkrete te termit. Artikulli me poshte prezanton kabinetin dhe miqte qe kane pranuar te ndihmojne ne drejtimin e shtetit per kete term.


Zevendes President: Tankun absolut nr.1 maxXx

Nuk mund te gjesh nje person qe ka kontribuar me shume ne lufte. Gjithmone i kudogjendur ne betejat tona, ka kontribuar duke ndihmuar shume lojtare e shume shpesh dhe financiarisht lufterat shqiptare.



Ministria e Mbrojtjes


Minister i Mbrojtjes (MoD): Krimiko.
Personalisht nder personat qe respektoj me shume ne loje; themelues i Illyrians, MUja me e suksesshme dhe me e organizuar tek e cila kam luftuar gjate ne "rinine" time si lojtar. Ish president i Shqiperise, njohes i mire i aleancave dhe ushtrive dhe pa dyshim pike kyc e ketij kabineti.


Zevendes Minister i Mbrojtjes: Tankisti
Nese do kerkonit nje njeri te dedikuar, gjithmone te gatshem per te ndihmuar dhe qe e ka mendjen per lufte, nuk do gjenit me mire se Tankistin. Aktivizmi i tij ne loje eshte per tu admiruar dhe jam i sigurt qe e ardhmja e tij si strateg do jete gjihmone e ne rritje.




Minister i Ekonomise: Cerciz.Topulli
Klitoni njihet per pikepamjet e tij revolucionare dhe ekstreme te majta, por kjo nuk ndikon perkushtimin e tij ne loje dhe kontributi i tij kryesor do jete permiresimi i gjendjes ekonomike te Bankes se Shqiperise.



Zedhenes i Kabinetit: Dardan81



Ministria e Edukimit

Vjen e fundit ne listen e kabinetit, por pa dyshim me e rendesisshmja per ardhmerine e Shqiperise.
Ne kete pozicion kemi dy kandidat te palodhur, Dexter001 qe do mbeshtetet nga NonaKrimit. Ju lutem te gjithe moderatoreve shqiptare te krijojne menjehere kontakte me ta ne rast zgjedhje te suksesshme. Prioritet do jene guidat per lojtaret qe sapo futen ne loje dhe Fondacionin per Zhvillim si njesi ushtarate per te rinjte.
Dexter001 MoE


Nonakrimit vMoE





Embelsira per ne fund dhe Minister e Puneve te Jashtme (MoFa) Dejzi94.
Dejzi ka bere nje pune te admirueshme gjate presidences se kaluar dhe duke konsideruar rendesine e vazhdimesise se ketij pozicioni dhe fuqine komunikese te Dejzi nuk mund te kishim asnje kandidat me te mire. Pergjegjesia e Dejzit do jete me e madhe ne kete muaj intenstiv bisedimesh per aleancat e ardhshme.



Ju lutem ndajeni kete mesazh me miqte tuaj duke kopjuar tekstin me poshte:
Punk per President
http://www.erepublik.com/en/article/punk-per-president-2284089/1/20