Njesia Ushtarake Albania D-1

Day 1,879, 17:18 Published in Albania Albania by DonCurtis

Pershendetja te gjitheve,

Para disa ditesh mora nen komande njesine ushtarake shteterore Albania D-1 (njesia qe perbehet nga lojtaret shqipetar te divizionit te pare).

Perpara se te me jepej komanda e Albania D-1 e kam verrejtur se shpesh kishte komandante te cilet nuk e benin detyren si duhet, por une premtoj te jem ndryshe. Per te kuptuar se cfare ndryshimesh kam ne plan te bej (apo kam bere deri me tani), lexoni me poshte.



KOMANDANTI I DYTE DHE NEVOJA PER NJE KOMANDANT TJETER TE DYTE

Se pari dua tju njoftoj se eshte emeruar nje komandant i dyte, ai eshte edhe kapiten ne njerin nga regjimentet e njesise. Ai eshte cicero1.
Qellimi kryesor qe vendosa kete kapiten eshte qe te pastroje njesine ushtarake nga lojtaret e vdekur dhe te perjashtuar nga loja, ne menyre qe te me beje me te lehte synimin tjeter qe e kam (qe spjegohet me poshte), gjithashtu ai do me ndihmoje me menaxhimin e njesise ushtarake dhe me informimin e te rinjve per lojen.

Por na duhet edhe nje komandant i dyte qe te jemi te kompletuar, prandaj kush ka njohuri mbi lojen, eshte aktiv cdo dite dhe ka deshire te ndihmoje te rinjte, te me kontaktoje mua per tu bere Komandant i Dyte.



SYNIMI KRYESOR: RIORGANIZIMI NE REGJIMENTE

Synim dhe objektiv i imi kryesor eshte riorganizimi i njesise Albania D-1. Me “riorganizim” nenkuptoj mbledhjen e lojtareve aktiv ne fillim ne 3 regjimentet e para e me pas kur te shtohet numri i anetareve, edhe ne regjimentet 4 dhe 5 (dhe gjithashtu do jene te lire edhe regjimentet 6-10 per kete gje).

Kete synim dua ta perfundoj perpara dates 15, pasi atehere vendosen edhe kapitenet e rinj dhe dua qe me ate date te jete krejt nje organizim i ri. Por edhe po te mos mbarohet ky riorganizim ne kohen qe parashikoj, nuk perbehet ndonje problem i madh.
Gjithashtu dua qe te kete kapitene vetem ne 5-10 regjimentet e para.



FURNIZIMET PER ALBANIA D-1

Ne kete artikull desha te permend edhe ndihmat qe dhurohen per lojtaret e kesaj njesie ushtarake.
Furnizimet qe jepen jane 5 tanke Q7 dhe 50 ushqim Q5 por vetem nese lojtaret permbushin keto kushte:
1. Te jene nivel 1-24
2. Te jene Qytetare te Rritur (Adult Citizen)
3. Ti kene kryer 20-25 vrasje
4. Ti japin informacionet e sakta kur aplikojne

Sigurisht keto kushte jane te vlefshme vetem per Albania D-1 ndersa per Albania D-2 ka kushte tjera. Te gjitha keto kushte dhe shume me shume infromacione mbi ndihmat per keto 2 divizione shteterore do krijohet nje artikull tjeter se shpejti.




Me kaq mbaron ky artikull informativ mbi njesine Albania D-1, nuk me mbetet gje tjeter vetem qe tju uroj fat dhe perparim sa me te shpejte lojtareve te Divizionit te Pare te eShqiperise dhe shpresoj qe t’ia kalojme sa me mire sebashku.



Me rrespekt,
DonCurtis,
Komandant i Albania D-1