Napoleon 54, presidenti i duhur per muajin Shtator

Day 1,745, 08:59 Published in Albania North Macedonia by Sergio Serxhio
Përshëndetje të gjithë eShqiptar të eShqipërisë Krenare 😃

Sot dua t'ju prezantoj si kandidat për president një njeri i cili ka bërë shumë për eShqipërinë, Napoleon 54.



1.Profili i Nino54

Nino54 ka jetuar në Amerikë, si shumë lojtarë shqiptarë të vjeter, ku komuniteti shqiptar ishte mbledhur dhe po punonin për futjen e eShqipërisë në hartë. Ai arriti të bëjë BabyBoom e parë në Shqipëri, së bashku me AlAlban dhe Kris Hasa, falë së cilës eShqiperia u fut në loje Kur eShqipëria u fut në lojë, ai u zhvendos në eShqipëri së bashku me pjesën tjetër të komunitetit Shqiptar në Amerikë. Puna e tij e madhe dhe udhëheqja e tij e ndihmuan shumë eShqipërinë gjatë muajit të parë në lojë.Napoleon 54 është tashmë një ndër figurat më të respektuara ndër lojtarët shqiptarë.
Nino54 është një lojtar me eksperiencë +3 vjeçare në eRepublik.

2.Politikat e Napoleon 54

Napoleon 54 u zgjodh nga lojtarët Shqiptarë si presidenti i një qeverie jozyrtare pak para futjes së eShqipërisë në lojë. Napoleon 54 së bashku me AlAlban, Kris Hasa dhe Krimiko arritën ta shpëtojnë eShqipërinë nga një PTO(Political TakeOver) e eSerbisë duke krijuar një kongres shqiptar. Më 5 Dhjetor 2011, Napoleon 54 u zgjodh si presidenti i parë i eShqipërisë.Me punën e tij e palodhshme, udhëheqjen dhe aftësitë e tij diplomatike tregoi se është një person shumë i rendësishem për vendin e tij. Suksesi i arritur gjatë muajve të parë të eShqipërisë në lojë bëri që ai të fitojë besimin e lojtarëve shqiptarë , gjë që bëri të mundshme qendrimin e tij si president për 5 mandate rresht. Ai gjithashtu ka punuar si zvPresident 2 mandate të tjera, 3 mandate si MoD(Ministër i Mbrojtjes) dhe është zgjedhur 5 herë kongresmen në eShqipëri.

Ja disa nga fjalët e një lojtari të eShqipërisë pas zgjedhjeve të para për kongres ku kishte dhe serbë të cilët kishin hapur multies:

"Fitorja u arrit dje the gjithe shqipetaret votuan per kongres nje vot qe shkoj direkt kunder serbeve.

Dje e ndoqa gjithe procesin e zgjedhjeve, kurr me pare nuk kisha pare nje pune aq te zellshme nga asnje persone dhe jo vetem per nje loje elektronike por as ne jeten reale. Ishte NINIO54/Napoleon54 ai qe me punen e tij te palodheshme dje me espiroje per kete artikull. Vendosa ta quaj “Nje dite sic gjithe te tjerat” jo per te pershkruar diten e djeshme por ate te nesermen . C’rendesi ka nese serbet hyjne ne parlament apo jo nese ata bashk me aleatet e tyre na sulmojne apo jo, per ne do te jete thejsht nje dite tjeter, per kete jam I bindur e pashe ninion dje te punonte pa pushuar duke ndimuar te gjithe lojtaret e rinenje dhe jo vetem, e pashe te punonte per eShqiperin dhe kjo me ben te besoj qe ai po keshtu edhe une qe tani e tutje nuk do te ndalem eshe nese shqiperia do te pushtohet edhe sikur te vetem te jemi para armikut. Do te qendrojme te gjthe se bashku te pandare per eShqiptarine, kurr nuk do te friksohem nga asnje armik edhe perse ne numra 10 here me te medha se ne. Nese do te kem ne krah lojtar si NINO une do te jem I shtyr te jap maksimumin tim."


Aftësitë e shkëlqyera të tij si ministër i mbrojtjes bënë që ai të zgjidhej Supreme Commander në EDEN. Kështu ai u bë shqiptari i parë në EDEN me pushtetin më të madh (SC) 🙂

6 Dhjetor 2011 - 5 Janar 2012 ~> President i eShqipërisë
6 Janar 2012 - 5 Shkurt 2012 ~> President i eShqipërisë
6 Shkurt 2012 - 5 Mars 2012 ~> President i eShqipërisë
6 Mars 2012 - 5 Prill 2012 ~> President i eShqipërisë
6 Prill 2012 - 5 Maj 2012 ~> President i eShqipërisë
6 Maj 2012 - 5 Qershor 2012 ~> Ministër i Mbrojtjes
6 Qrshor - 5 Korrik ~> Ministër i Mbrojtjes

Gjithashtu, Napoleon 54 ka qenë dhe Supreme Commander i EDEN gjatë muajit Qershor.



VOTONI NAPOLEON 54 PËR PRESIDENT






HAIL ALBANIA
HAIL NAPOLEON 54