Lidhja e Arbrit falenderon vellezerit tane

Day 2,106, 09:02 Published in Albania Albania by Kthetra Alb


Te dashur vellezer shqiptare,

Ju falenderoj nga zemra per nje rezultat madheshtor qe Ju i dhate me votat Tuaja Lidhjes se Arbrit ne zgjedhjet e fundit per Kongres. Falenderoj vecanerisht vellezerit tane ne Lidhje, qe ditet e fundit punuan nate e dite per te arritur kete gje. Ne tani perfaqsojme 25% te Kongresit Shqiptar dhe zotohemi se do ta perdorim voten tone me kujdes dhe perhere per interes te vendit.

Situata politike keto dite eshte acaruar si kurre ndonjehere tjeter. Ne jemi kundra acarimit e gjaknxehtesise, sepse kjo gje percan forcen tone ushtarake si dhe e meson keq dhe dekujaron lojtarin e ndershem ne kete loje dhe pengon zhvillimin e tij.

Ne kete vend, RESPEKTE per shqiptarin e thjeshte, qe u rri larg zenkave te kota, ve interesin e Shqipes perpara atij te klanit, punon cdo dite per te shtuar fuqine e tij e ndihmon vellane e vet, kur ka nevoje. Lidhja keta lojtare do t'i mbaje afer e ndihmoje gjithmone.

Faleminderit shume partive te tjera qe na dhane mbeshtetje direkte ne keto zgjedhje, sidomos Shqiperia e Re dhe Levizja Memedheu - JetonGreenForce, Titani: JENI NJISHA

KTHETRA