Lëvizja Vetëvendosje [Zgjedhjet Për Deputet]

Day 2,069, 11:06 Published in Albania Albania by Labern


Përshëndetje eShqipëtarë.

Ndoshta shumica nga ju e dini që zgjedhjet për kongres janë pas 5 ditësh, para se të dalim në votime duhet që të zgjedhim personat që do të na përfaqësojnë në eShqipëri nga Partia jonë, personat që do të punojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe do të punojnë konfor kushtetutës, dhe do të sjellin ligje për veprim dhe zhvillim më të mirë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ne si Parti ose këshill partijak kemi vendosur që kongresi të përbëhet nga të gjithë eShqipëtarët që plotësojnë kushtet dhe meritojnë të bëhen kongresmen,
Ne duam një kongres të fortë, serioz dhe me ide, ata që do kandidojnë për medalje apo që nuk e dinë se si do punojnë si kongresmen nuk do merret parasyshë kërkesa tyre, por ata që e meritojnë dhe kanë eksperienc dhe punë efikase do të merren parasyshë ku edhe do paraqiten zyrtarisht si Kongresmen.

Të jemi të qartë dhe të kuptueshëm, secili ka të drejtë të bëhet kongresmen dikush më herët dikush më vonë, sipas kontributit dhe eksperiencës ne do të vlersojmë kërkesën tuaj dhe ta shqyrtojmë atë brenda këshillit partijak.

Jeni të lirë që të mbushni formularin, sa më sinqert që të kemi kongres efikas të drejtë dhe puntorë, ata që punojnë i do edhe zoti , poashtu nuk kemi vend për të gjithë tani që kemi 40 kongresmen nga ta mund të jenë 15 nga partia jonë, kështu që do kemi më shum kongresmen dhe më shumë ide.

Klikoni më poshtë dhe plotësoni pyetësorin...

Formulari për zgjedhjet në kongres

Me Respekt dhe Sinqeritet
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje...
Labern