Koha Jonë

Day 1,725, 13:22 Published in Albania North Macedonia by Sergio Serxhio

Përshëndetje te gjithëve,

Ky është artikulli im i parë në këtë gazetë. Dhe më së miri po e nis me një lajm inkurajues.

Mendoj se tashmë shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë. Le ti lemë përçarjet që kanë nisur në Shqipëri duke filluar nga MU-të, Partitë dhe deri tek ata që zihen e shahen vetëm për 1 post në qeveri. Duhet ti lemë këto gjera absurde sepse nuk janë zakone te shqiptarit. Te gjithe jemi vëllezer dhe nuk na ka hije të veprojmë kështu.

BASHKIMI BËN FUQI
Ne mund të marrim shembull fare mirë nga heroi i kombit tone "Skënderbeu" i cili e mbajti Shqipërinë të bashkuar dhe arriti t'i bëj rezistencë ushtrisë turke. Po kështu duhet të veprojme edhe ne. Siç jemi te bashkuar të fillojmë dhe të t'i bëjmë rezistenca serioze Fylol ose ndryshe te fillojmë dhe të pushtojmë territore jo natyrale të Shqiperisë si thotë dhe artikulli me 1 ide madhështore i RujaB (kliko ketu per te lexuar artikullin) Ne mund të bëjme marrëveshje me Greqinë për Egjiptin dhe Arabinë Saudite kështu që do të kemi një kongres më të madh sesa eshte ne planin e deritanishëm të Qeverisë Shqiptare për të patur të pakten 1 territor (Southeastern Albania që u arrit me marrëveshje me Maqedoninë).

E pra, është koha jonë tani. Jemi në vend të 15 në bote dhe skemi territor. Le të luftojmë të bashkuar për 1 Shqipëri më të mirë.

Me respekt,
Serxhio.