Kandidimi im për Kryetarë të Partisë [L.Vetevendosje]

Day 2,061, 15:37 Published in Albania Albania by Labern


Përshëndetje eShqipëtarë të eShqipërisë krenare,
Kam nderin dhe rrespektin që para jush të shpall kandidimin tim për Kryetarë të Partisë LVV dhe të paraqes Plan Programin e partisë por sigurisht nëse zgjidhem Kryetarë i kësaj partie.



Arsyeja e kandidimit tim ishte se në këtë parti nuk ka ndryshuar asgje per muaj me radhë dhe kur menduam që muajin që kaloj do ndryshoj diqka me kandidimin e një personi të cilit sja kemi pa sytë më përpara në Partin LV, ndodhi e njejta gjë të cilen përpos që e ngatërroi më shumë Partinë dhe antarët e saj, ai futi në kongres lojtarë të rinjë pa eksperiencë lus kongresmenet që mos të më keqkuptojnë por ka pas tjerë që kan mund të bëjnë edhe më shumë, por këtë herë me kongresmenë me parti jan pa interesat individuale të një grupi ne krye me Kryetarin e tanishëm të LV.

Prandaj duke parë që LV ka shumë antarë dhe nëse dëmtohen partit më të mëdha të vendit atëherë bie edhe imazhi i eShqipërisë dhe shkaku bëhen shkaku kryesorë, për trazira në vend duke mos pas organizim, apo inati në mes disa partive që kemi qenë të gjithë prezent për atë që ndodhi mes Presidentit dhe Kundërshtarit të tij.



Cka nëse zgjidhem Kryetarë i Partisë?

Do krijojmë disa grupe me antarët e partisë ku do të jepen shum ide dhe do ketë transparence mes gjithë antarëve e jo të bëhet gjithcka nga PP sepse askush nuk është i përsosur secili ka nevojë për ide, këshilla apo edhe kritika prandaj do mundohemi që të mbajmë partinë aktive dhe shumë më të fortë se tjera herë sigurisht me Persona aktiv e jo multi sikur muajt e kaluar që cdo herë rezulton keq në zgjedhje duke u pa sa vota ka te vërteta e sa multi, shpresoj që të përmirsohet kjo gjë edhe nëse nuk zgjidhem.

Ne do përkushtohemi që të bëjmë më të mirën për eShqipërinë në Ekonomi,dhe në shumë fusha do bëjmë ndryshime që në zgjedhje parlamentare dhe në atë Presidenciale të ketë sukses Shqipëria se kush e udhëheqë atë dhe do mundohemi që të gjejmë ndonjë gjë të përbashkët me të gjitha partitë dhe jo të bëhemi komunistë sepse tani lulëzon demokracia dhe do i japim mundësi edhe partive tjera që të ndryshojnë diqka për së miri dhe të jemi shum më transparent se tjera herë.

Do mundohemi që të ndihmojmë Ushtritë e eShqipërisë, Shqipërinë do japim kontributin tonë si parti në fusha që mundemi nuk do e militarizojmë partinë por do e rrisim fuqinë e eShqipërisë duke i dhuruar GOLD nga kongresmenet dhe shuma të tjera apo donacione nga antarët krejtësisht nëse kanë dëshirë nuk do imponojmë asgje kjo do jetë shtesë për eShqipërinë dhe Shqipëtarët.

Transparenca për ne është prioriteti i parë mes antarëve të partisë dhe kryesisë do kemi zbatim të ligjeve nga të gjithë antarët do jemi gjithmonë aty për ndihmen e tyre, nuk do veprojmë kokë më veti dhe pas disa ditëve të rezultojë dëmshëm ajo gjë në parti dhe mundsi për përcarje askush nuk do mund të na ndërroj rrugën tonë të drejtë edhe tani që jemi 2 dit para zgjedhjeve ne do mundohemi të bëjmë ndryshim që shumë kohë e ka pritur eShqipëria me Shqipëtarët.



Pasi ka ardh momenti që të ecim përpara me partin e cila po humb dita ditës anetarët e saj dhe po del nga idetë dhe parimet për të cilën u krijua prandaj po ju shtrijë dorën e bashkepunimit që të ringrëjme partin tonë e ta qojmë aty ku e ka vendin, ju falenderoj të gjithëve për besimin që do të me tregoni dhe ju premtoj që nuk do ju zhgënjejë.

Bëj thirrje tek të gjithë eShqipëtarët që nuk dinë ku mund të shprehin idetë dhe qëllimet e tyre, të futen në parti dhe të Votojnë për mua për Labern, pas shum muajsh rutinë partiake tani keni ndryshimin në dorë.



Të jetë ky një muaj sa më i mbarë për të gjithë qytetarët e eShqipërise.

Me Rrespekt Dhe Sinqeritet
Labern