Festa e lashte Pellazgo/Ilire e Pranveres

Day 2,344, 11:06 Published in Albania Greece by Afrodita Mf

Pershendetje shqiptare njeqind per qind shqiptar!

Mbas deshperimit tejet mase te pakapercyeshem qe me sollen disa ngjarje e njerez ne kete loje, shkruaj vetem per hir te kenaqesise qe me sjell “kendimi” i vlerave qe kemi trasheguar nga gjysherit dhe stergjysherit tane; flas per ata qe kane akoma gjak te paster shqiptari ne deje.
Habitem se sa padituri (injorance) ka kaplluar popullin tone te gjore qe nuk njeh as festat e veta por perkundrazi,kane edhe pafytyresine te kundershtojne duke shpalosur ne menyre te turpshme boshllekun qe permbush kokat e tyre.
Me duhet edhe te permbledh sa me shume sepse rreziku me i madh eshte qe nuk do e lexoje njeri se gjynah,disa lodhen duke lexuar pese minuta rresht.

Siç e dini gjurmet e pellazgeve tregohen si ato te popullit me te lashte (qe njihet) ne tokat tona, e jo vetem meqe edhe ne shkrimet me te lashta tregohet si qyteterimi baba i gjithe Europes. Vete Homeri pranon ne shkrimet e tija se helenet mesuan prej pellazgeve artin e punimit te metaleve,artin e ndertimit, mesuan shkrimin dhe moren hyjnite pellazgjike duke i adhuruar. Aq sa emrat e ketyre hyjnive gjejne shpjegim te mirefillte vetem me gjuhen shqipe, siç me takon shume here tu shpjegoj shqip shqiptareve se emri im i hyjnise/perendeshe Afrodita apo Aferdita shpjegohet vetem me shqipen Afer Dites/Drites,pra siç edhe e dime eshte edhe planeti afer Diellit perpos simbolikave te tjera qe perfshin
Keshtu gjuhesoret (lingustiket) boterore nga ato pak mbishkrime pellazge (por edhe etruske) te mbetura munden ti gjejne shpjegim vetem duke perdorur gjuhen shqipe,aq sa edhe latinishtja e mevonshme nga gjuha shqipe ka pervetesuar shume nga kjo e fundit,ose themeli i te dyjave ka qene gjuha para-ilire pellazgjike.
Ne shkrimet e lashta para-iliret e quajtur pellazg cilesohen si “bij te tokes”,”njerez te mbire nga dheu” (sipas feve te sotme njeriu u krijua nga dheu). Kjo ne na kujton sa te lidhur jane shqiptaret me lirine (ilir) dhe token (arber).
Pra kalimi nga pellazget-iliret-shqiptaret gjen nje vije te drejtperdrejte ku si hallke/rrjedhe kryesore qendron gjuha. Mirepo per fat te mire kane mbetur shume nga festat,besimet,doket e tyre ne perditshmerine e shqiptareve te paster, aty ku shkijet apo mongolet osmano-turk si armiq te fundit, nuk kane arritur te cenojne apo akoma me keq te zhdukin kete rrjedhe.

Keshtu kalojme per pak shpjegim tek fete bashkekohore (moderne) siç eshte judaizmi (jewish) qe ka frymezuar me pas krishterimin dhe islamin,pasi baza e ketyre percillet nga e para. Mirepo them bashkekohore sepse ne krahasim me besimet e lashta nga ku vete judaizmi merr jete ka nje hapsire prej dhjetera-mijera viteve.
Keshtu pashket e krishtera rrjedhin nga pashket e hebrenjve apo izraeliteve aq sa edhe fjala pashke vjen nga latinishtja pascha qe rrjedh nga gjuha aramaike kusherire e asaj hebraike pesah, kuptimi i se ciles pergjithesisht do te thote te kalosh me tej,te tejkalosh. Kete e lidhin me kalimin e detit nga populli hebre per ti shpetuat ndjekjes nga faraoni, pra kalimi nga roberia tek toka e premtuar; ose e lidhin me kalimin e engjellit te vdekjes pertej shtepiave te izraliteve te lyera me gjak si shenje njohjeje nga engjelli qe kursente banoret brenda tyre dhe vriste vetem armiqte.
Keshtu te krishteret kete kalim e lidhin me Jezusin qe kalon ne boten e pertejme. Keshtu pashket ishin festa me e rendesishme e krishtere derisa marketingu nxorri ne pah krishtlindjet e 25 dhjetorit, i lumte coca-coles 😃 (nje tjeter feste pagane e pervetesuar nga feja pasi Jezusi sipas perllogaritjeve duhet te kete lindur rreth prillit. Ne kete date festohej Lindja e Diellit qe adhurohej sepse jepte jete,prandaj per iliret kishte shume rendesi ashtu si edhe toka qe jepte jete, festohej fitorja e drites mbi erresiren).

Keshtu kalojme lirshem tek e verteta,tek festa e lashte shqiptare dhe njekohesisht e botes se lashte.
Simboli i saj ishte veza e cila simbolizonte “pjellorine” dhe rikthimin e perhershem te jetes. Keshtu veza i bashkangjitej dites se ekuinoksit te pranveres, pra dites simbolike te rigjallerimit te jetes, te mbarimit te dimrit ftohte/erresire dhe rizgjimit te bimeve dhe kafsheve,te nisjes se stines se mbjelljeve,pra rikthimit te jetes.
Kjo sepse veza gjendet edhe me heret ishte simbol i pergjithshem i jetes, qe ne qyteterimet me te lashta universi apo kozmi ishte i paraqitur si nje veze “kozmike” ku dy gjysmat e se ciles,toka dhe qielli bashkoheshin duke marre kete forme,pra zanafilla e jetes.
Po ashtu hyu (hyjnia) egjiptiane Ptah (Pan per pellazgo/iliret),krijuesi i njerezimit tregohej ndersa shkrinte/farketonte nje veze. Apo simboli i fenikeve qe ishte nje gjarper i ngritur me nje veze ne goje. Keshtu keto popuj,por edhe gjermano/teutonet, babilonasit persianet dhe kinezet si dhurate per urim te mire jepnin veze njeri-tjetrit.
Po keshtu edhe iliret dhuronin veze shume ngjyreshe,me larmi te pafundme, si simbol i ngjyrave plot jete te pranveres (ne te njejten kohe ne Indi kremtohet festa e ngjyrave,si mirseardhje per pranveren dhe fitoren e se mires mbi te keqen). Ketu te krishteret vjedhin idene dhe i ngjyrosin vetem me te kuqe per te paraqitur gjakun e Jezusit.
Por shqiptaret e vertete gjithsesi nuk kane harruar dhe nuk e ngaterrojne trashegimine e te pareve.
Ne te njejten kohe nderlidhemi edhe me traditen e popujve te lashte gjerman apo teuton qe adhuronin ne te njetat dite hyjneshen Eostre (nga ku rrjedh fjala Easter nga popujt gjerman anglo-saksone) e cila ishte hyjnesha e pjellorise,ashtu si edhe Aferdita per pellazgo/iliret.
Keshtu hidhemi tek babilonezet e lashte qe adhuronin hyjneshen Ishtar e cila sillte perseri ne jete (ringjallte) nga bota e pertejme burrin e saj, hyun Tammuz. Pra simboli i ardhjes se drites/jetes duke lene erresiren/vdekjen. Pra emri Ishtar dhe simbologia e saj gjendet rradhazi si Iside tek egjiptjanet, Astarte tek feniket, Ashtoreth tek hebrenjte, Eostre-Easter tek teutonet, por ajo çfare duhet te theksohet si me e rendesishme eshte se me emrin Ishtar babilonezet quanin planetin Aferdite (apo Venere per latinet), qe njihej si gruaja e diellit/drites. Pra perkatesia me simbologjine pellazgo/ilire eshte e plote pasi popujt e lashte me se shumti kishin zanafillen e njejte.
Nderkohe qe Venere per latinet dilte nga nje guacke e bukur ne vend te nje perle, ne kohe me te lashta per babilonezet Ishtar/Aferdita do te lindte nga nje veze e rene nga qielli ne lumin “e shenjte” Eufrat.

Keshtu popujt gjermane na percjellin edhe kultin e lepurit si simbol i pjellorise dhe i pranveres. Kult i perhapur shume gjere pasi Keltet edhe i rrisnin keto kafshe duke lejuar gjuetine e tyre vetem gjate pak diteve te festimit te pranveres. Popujt e veriut (vikinge/teutone) paraqisnin hyjneshen Freya te ciles i sherbenin lepujt, ndersa Eostre shpesh here e paraqisnin me koke lepuri. Po ashtu atzeket lidhnin lepujt me henen (simbol femeror). Ndersa pellazget thonin se kafsha e eger me e dashur e Aferdites ishte lepuri.
Se fundmi nga ketu rrjedh edhe simboli i lepurit te Playboy (dhe vajzat quhen lepurushe) pra pikerisht per simbolizimin e larte te pjellorise qe ka.

Pra festa boterore ne pergjithesi, por pellazgo/iliro/shqiptare ne veçanti,eshte ajo e Pranveres, e ringalljes se jetes tokesore e qiellore.

Pra krenohuni me shqiptarizmin qe keni,mbajeni te paster,nderojeni, pasi eshte me i vjeter se vete historia 😃