Faleminderit [L.Vetevendosje]

Day 2,066, 07:32 Published in Albania Albania by Labern
Përshëndetje eQytetarë të eShqipërisë

Para se ta filloj këtë artikull rreth Partisë dhe Zgjedhjeve, ju Faleminderoj përzemërsisht për votën që ma dhatë dhe që më besuat.



Siq e dini zgjedhjet për Kryetarë të Partive ishin dje dhe nga shumë parti që ishin në eShqipëri, me shumë kandidatë secila parti u zgjodhën më në fund dhe besojmë se do bëjmë punën që na përket sa më mirë, poashtu shfrytëzoj rastin të jua uroj të gjithve Kryetarëve postin si Kryetarë të partisë dhe sukese në punën e tyre.

Faleminderimet shkojnë për të gjithë antarët e partisë, miqtë dhe gjithë ata që më votuan, shpresojmë që edhe ata që nuk na votuan këtë herë ta bëjnë herën tjetër, por sido që të jetë ne do punojmë për të mirën e antarëve të partisë dhe të eShqipërisë.

Vota juaj nuk do të keq përdoret por do të bëjmë më të mirën që secili të marrë pjesë në atë që meriton dhe me atë që kontribon, ju ftoj të gjithëve që të jeni sa më aktiv jo vetëm gjatë votimeve por edhe në ditët e thjeshta sepse kështu mundemi që ta rregullojmë edhe më mirë eShqipërinë.



Partia jonë ka idealet dhe qellimet e veta ne nuk do ta bëjmë që të shuhen këto ideale por do vazhdojmë edhe më fortë të punojmë që të rritet aktiviteti dhe antarët të jeni sa më të kënaqur me atë se cka bëjmë ne si parti për eShqipërinë, prandaj bëhuni aktiv gjithnjë e më shumë dhe do kemi sukese shumë më të madhë.

Ne do të jemi shum transparent me të gjithë shqiptarët e sidomos me antarët e partisë dhe do paraqesim cdo herë punën dhe risitë në Parti, për cdo gjë do ju informojmë si për kongres, per CP apo për gjëra tjera dhe do të mundohemi që asnjë mos të jetë i pakënaqur me punët e partisë.



Unë edhe njëherë ju faleminderojë përzemërsishtë për zgjedhjet, që më besuat dhe që votuat për mua, nuk do të zgenjeheni por do jemi edhe më të kënaqur se muajve të tjerë, mos harroni që partia jonë është më e madhja në eShqipëri dhe ashtu do të mbetet, jeni krenar për këtë.

Rroftë eShqipëria dhe eShqipëtarët

Me Respekt dhe Sinqeritet
Kryetarë i Lëvizjës Vetëvendosje
Labern