Dy R-të për ndryshimin e Shqipërisë.

Day 1,840, 08:20 Published in Albania Albania by Rilindasi
Votoni Lilo1 për president të Shqipërisë.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, sot po u drejtohem si president i partisë reformatore, parti e orientuar si krahë opozitarë.

Dua të u flasë për një vendim që partia jonë e ka marë, një vendim që me gjasë do zgjoj shumë polemiak por që ishte në bazë të vleresimit të anëtarëve të këshillit të partisë më i duhuri për vendin.

Ne do të vendosim për të perkrahur një koncept opozitar.
Publikisht ju ftojmë që të votoni për kandidatin e partisë Revolucionare 😕ilo1.

Ky koalicion është koalicion i dy R-ve, i reformës dhe i revolucionit.I koncepteve që duan ndryshim. Dikush më shpejtë e dikush më ngadalë, por e rendesishme duam ndryshim.
Unë besoj shumë që qytetaret shqiptar e duan ndryshimin më shumë se unë , më shumë se kushdo tjetër. Dhe ketë ndryshim do ua sjellim së bashku.
Me Lilo1 në krye të shtetit shqiptar, e vleresojmë se ndryshmi do mund të ndodhë.

Partia reformatore për të qenë pjesë e kesaj perkrahjeje ka kerkuar që të behet pjesë e ketij ndryshimi, e kesaj fryme të re të ndryshimeve.

Ne gjatë bashkëqeverisjës me Lilo1 do të kemi keto reforma :



Një Shqipëri me ligje, për ushtrinë, për detyrat e ministrave, presidentit, do të lehtesonte punen e çdo kujt ketu. Shqipëria e meriton ketë, e meriton reformën në ketë drejtim.



Mardheniet me jashtë janë pika kyqe e një shteti, ne do të udheheqim akademinë diplomatike të Shqipërisë, organ i shtetit për të krijuar diplomatë të fuqishëm ne shtetet e eBotës. Sytë dhe veshet e shtetit më në fund do të hapen.



Çfarë është projekti dora dorës? Është aktivizim i çdo shqiptari, secili nga ne do të ketë një lojtarë të ri për të stervitur edukuar. Secili do jetë pergjegjes për punen që do kryej, për menyrën se si do e edukoj të riun e tij.
Pra secili nga ju mund të behet tutor, do të e zhvillojmë Shqipërinë dhe do e risim numrin e qytetarëve aktivë.
Tani dikush nga ju mund të ketë dhe 2 e më shumë qytetarë të rinjë. Pse jo?
Po e bejmë për Shqipërinë fundja.

Partia Reformatore pos të lartpermendurave do të udheheq në bazë të mareveshjes për koalicion:

Bankën Shteterore.

zv Minsitrinë e puneve të brendshme.

zv Minstrinë e puneve të jashtme(perfaqësues në EDEN bashkë me Revolucionaret)

Anëtarë tek ministria e edukimit, për të realizuar në plotni planin për tutorë.


Kemi marë garancë dhe pjesë e marëveshjes është që NUK DO TË LARGOHEMI NGA EDEN DHE SE DO TË JEMI PJESË E KESAJ ALEANCE.

QEVERIA DO JETË TRANSPARENTE NDAJ QYTETARËVE TË SAJ.


Ua garantoj se mos permbushja e ndonjerësë nga pikave do të thotë largim nga koalicioni dhe lenia pezull e qeverisë,andaj ne kemi lidhur marveshje mbi bazën e respektit të ndersjellë dhe planeve të perbashketa për të ndryshuar Shqipërinë.

Ju lutëm më kontaktoni (anëtarë të partisë reformatore) nese e gjeni vetën në ndonjë pjesë të ekipit në organet që do drejtojmë.


Artikulli nga ana e Partisë Revolucionare http://www.erepublik.com/en/article/aleanca-e-dy-r-ve--2168752/1/20
[/i]
Zoti e bekoft Shqipërinë
Zoti i bekoft Shqiptarët