Ally Kuq e Zi-Shitet per pjese kembimi!

Day 1,903, 17:12 Published in Albania Greece by Afrodita Mf

Pershendetje te gjitheve!
Shkruaj me keqardhje diçka te peshperitur ne fillim por edhe te thene me ze te larte terthorazi neper komente. Desha ta shkruaja kohe perpara por pak jeta reale, pak mllefi me bene ta shtyja kaq gjate.
Deklaroj vdekjen klinike te eAleances Kuq e Zi dhe si rrjedhim shitjen e saj copa-copa per pjese kembimi.
Eshte nje nga partite e para ne eShqiperi dhe kur hyra ne loje president i partise ishte Krimiko. Nje nga mentoret e pare qe kam pasur, koha ishte pikerisht ajo e marrjes se krahines natyrale shqiptare te Dardanise ne menyre pothuajse heroike, pjese e se ciles sot quhet Kosove.
Mirepo me ikjen e Krimiko-s fillon edhe luhatja e identitetit te kesaj partie, dikur e lavdishme.
Me keqardhje them qe kam pare edhe lojra te shemtuara nga disa pjestare apo presidenta, qofte ne menyren si kane dashur te vine ne pushtet, qofte nga menyra se si kane ardhur, qofte nga menyra se si e kane lene, por kjo ben pjese ne proçesin natyral te çdo partie.
O shqiptare, nuk shkohet ne nje parti per pushtet por per te krijuar ose/dhe mbeshtetur nje diçka, nje rryme mendimi, nje ide, nje enderr!
Nuk lozet me votat e lojtareve te tjere se nuk jeni askushi per ta bere, mbi te gjitha sepse ajo çfare krijoni eshte kaos politik dhe fruti i vetem i kesaj sjelljeje eshte largimi i lojtareve nga politika ose akoma me keq nga loja.
Dy gjera me kane lene me goje hapur dhe me pikepyetje te medha.
-E para ishte fitorja e Elvis Dura-s dhe ikja e tij pa lene zhurme as dy jave me vone, jo vetem nga partia por nga eShqiperia ne drejtim te eUSA. Ne disa raste te tjera kam pare nje sjellje te tille, duket sikur nje dore e zymte i detyron te veprojne keshtu, nuk di se ku arrihet te behet pression kaq i forte, problem i tyre le te themi.
-E dyta ishte ikja e labern (duke qene nderkohe president) nga partia per ne drejtim te Simpson duke marre me vete rreth 20 e ca lojtare, mjafton te shohesh sa lojtare kishte e sa kane mbetur tani.
Perse ky artikull? Sepse eshte partia e pare ku kam hyre duke bashkendare nje enderr edhe ne jeten reale, ate te ribashkimit te te gjithe shqipeve.
Por edhe sepse kam virtyte te shendosha ne jete, ato qe nga iliret e lashte na jane lene amanet, BESA-BURRNIA (jo me kot u drejtohemi edhe shqipeve si burrnesha), pastertia, shnderrimi i nje endrre ne nje linje mendimi dhe shnderrimi i ketij mendimi ne nje linje veprimi ne jete.
Une as dua te gjykoj njeri e as dua te dergoj dike ne gijotine, nuk me interesojne as arsyet e disa veprimeve, thjesht nuk i bashkendaj.
Sepse nuk eshte e ndershme qe nje parti te perdoret si pjese kembimi sipas qefit, te shtohen rradhet e te tjerave sipas deshires ne çastin e duhur. Nese dikujt nuk i pelqen vija e partise le te largohet qe ne fillim dhe jo kur jane zgjedhjet.
Per kete une do largohem nga kjo parti dhe i bej thirrje te gjithe anetareve (edhe multeve pa ze qe kane zene myk) te shkojne ne nje parti te gjalle, sipas vijes se mendimit politik apo shpirteror qe kane.
eShqiperia ka nevoje per lojtare te gjalle, per parti te gjalla ku keta lojtare mund te ndajne e shtojne zellin e tyre per kete vend.
Sepse nje parti nuk do te thote vetem politike dhe politika nuk duhet te jete medoemos te jete "kurva" e mendimit njerezor, mund edhe te jete ndjenje shpirterore, vije mendimi, enderr.
Me respekte per te gjithe Shqipet e vertete!!!