Akademia Ushtarake Skenderbej

Day 2,036, 13:07 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO
Pershendetje lojtare te eShqiperise.

Ky artikull do jete nje thirrje per lojtaret e rinj por edhe ato ekzistues per t'ju bashkuar "Akademise Ushtarake Skenderbej" (AUS).



Per tu bere pjese e AUS klikoni ketu ==> http://www.erepublik.com/sq/main/group-show/1544

Gjithashtu ju ftoj te lexoni edhe artikullin per me shume informacion mbi AUS.

AUS eshte nje nga akademite me te vjetra te eShqiperise e cila qe nga fillimi i saj ndihmon ne krijimin e lojtareve te fuqishem. Gjithashtu ne kete akademi lojtaret fitojne ekperiencen e duhur per te qene lojtare te denje per te arritur qellimet e Shqiperise ne kete loje. Vetem duke u "arsimuar" ne kete akademi neser mund te jepni kontributin tuaj qe Shqiperia te jete e lire dhe nje vend me mireqenie te mire per cdo pjestar te shoqerise tone.

Akademia drejtohet nga lojtare me eksperienc qe i kane dhene provat e tyre ne ndihmen dhe mesimin e lojes te rinjve. Perbehet nga nje staf shume miqesor dhe me vullnet per te punuar ne menyre qe antaret e AUS te arrijne kapacitetin maksimal qe te ndihmojne ne zhvillimin e Shqiperise ne kete loje.
Gjithcka behet per te rinjte me mendimin qe neser te ndihmojne Shqiperine.

Cdo antar i AUS ndihmohet qe ne hapat e pare te lojes deri ne momentin qe eshte i gatshem t'ja dale i vetem. Por qe nje antar te behet i fuqishem ne rradhet e AUS duhet te respektoje rregullat e AUS.
Jane rregulla te thjeshta te cilat mund te respektohen nga te gjithe.

1. Duhet te respektoni cdo antar te AUS.
2. Per cdo problem me antaret, me lojen, ndihme rreth lojes, pytje etj. duhet dhe mund ti drejtoheni kapitenit te regjimentit tuaj ose komandantit.
3. Vendimet merren duke rene dakord te gjithe por gjithashtu ne raste te vecanta duhen respektuar edhe urdhrat e komandantit ose te kapitenit.
4. Vendosja e avatarit eshte e detyrueshme per marrjen e ndihmave dhe per marrjen e cmimeve fituese ne garat qe do zhvillohen brenda njesise ushtarake.

Ndihmat jane te ndara per ato qe kryejne DO (Urdhri i Perditshem) dhe per ato qe nuk kryejne DO. Gjithashtu duhen respektuar edhe disa kushte qe te merren ndihmat.

Ato qe kryejne DO mund te zgjedhin ndihmat midis:
1. 6 arme Q7
2. 5 arme Q7 + 100 ushqim Q2

Ato qe nuk kryejne DO mund te marrin 100 ushqim Q2 + 5 arme Q2

Linku per aplikimin e ndihmave ==> http://tinyurl.com/adm8v6d

Kushtet per marrjen e ndihmave:
1. Te keni kryer DO nje dite PARA
2. Te keni avatarin e AUS
3. Duhet te jeni nivel 21-28

Gjithashtu AUS ka vendosur qe here pas here gjate luftrave te Shqiperise te zhvilloje gara se cili prej antareve ben me shume Damage. Garat do jene brenda regjimenteve dhe do marrin nje sasi te mire ALL, 3 vendet e para qe bejne me shume Damage ne luften e caktuar te Shqiperise.

Te gjithe antaret e AUS ftohen qe te marrin pjese ne chat ku diskutohen aspekte te ndryshme jo vetem per AUS, por edhe per lojen ne pergjithesi.

Linku i chatit ==> http://tinyurl.com/bz8jqkl

Per tu bere pjese e AUS klikoni ketu ==> http://www.erepublik.com/sq/main/group-show/1544