[MoE]Guide per IRC (2/3)

Day 2,129, 07:42 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka



Regjistrimi i Account-it(llogarise) tuaj ne Mibbit

Per te krijuar llogarine tuaj ne Mibbit klikoni ne “Create an Account” ne pjesen lart ne te djathte te monitorit.



Pasi te keni klikuar do ju shfaqet nje formular si ne foton me poshte.Aty ju duhet te shkruani emrin,passwordin dhe nje e-mail dhe pasi ti keni plotesuar klikoni ne butonin “Signup”

(Nese jeni ne nje internet kafe,ju rekomandoj te mos e klikoni “Keep me logged in”)



Ju tashme keni krijuar llogarine tuaj ne mibbit.Mbani ne mend username dhe password.



Llogaria juaj ne Mibbit

Jane pese opsione qe mund ti perdorni: “Account”, “Prefs”, “Profile”, “Channels” and “Logs”.

Klikoni ne butonin “Account”



Do ju shfaqet nje faqe si kjo:



Opcioni “My Details” ju tregon emailin me te cilin keni hapur llogarine tuaj.Ju mund ta nderroni emailin nga ketu nese doni.



Opsioni “Change Password” ju ofron mundesine per te ndryshuar passwordin tuaj.
Per ta ndryshuar ate shkruani ne kutine prane fjales“Password” ,passwordin tuaj te ri dhe te njejtin shkruajeni edhe ne kutine prane fjales “Password (confirm)”



Pastaj kliko ne butonin “Change my password” dhe passwordi juaj eshte ndryshuar



Opsioni “My IRC accounts” ju mundeson qe te shtoni ne profilin tuaj te gjithe IRC nick qe i keni regjistruar me pare.Kjo ju mundeson qe te “identifikoni veten” pa perdorur komanden /identify



Per te shtuar nje llogari tuajen ne IRC klikoni butonin “Add new entry”




Pasi te keni klikuar butonin e larte permendur do ju shfaqet nje formular i ketille:



Ne butonin poshte fjales “Server” shkruani URL e serverit ne te cilin e keni regjistruar nickun tuaj

URL e Rizonit eshte “rizon.mibbit.org”.



Poshte fjales “Nick” shkruani nickun(emrin) tuaj te regjistruar ne IRC.Per shembull kemi nickun “SuperLlama”



Tani ju duhet te shkruani passwordin e llogarise tuaj perkatese ne IRC.



Dy opsionet e fundit (“Auth Method” dhe “Charset”) lerini si jane,sepse nuk ka nevoje ti ndryshoni.

Ne fund klikoni butonin “Save changes” dhe keni ruajtur llogarine tuaj te IRC-se.

Tani me gjase llogaria juaj e IRC-se eshte ruajtur ne llogarine tuaj ne mibbit.Kliko butonin “Connect now” per te hyre ne profilin tuaj.





Ne profilin tuaj eshte edhe butoni “Prefs”



Pasi te keni klikuar ne te do ju shfaqen shume opsione te cilat mund ti shihni dhe ti ndryshoni ne varesi te deshires tuaj.Por ne po ju prezantjme me dy opsione qe eshte e presferueshme te jene ON



Ju sygjerojme qe opsionet “Save PMs to logs” dhe “Save Channels to logs” ti aktivizoni





Poashtu keni edhe butonin “Profile”



Pasi te keni klikuar kete buton do ju shfaqet nje faqe ku mund ti shkruani te dhenat e juaja personale.

(te dhenat qe shkruani do mund ti shoh qdo kush)



Butoni i rradhes eshte “Channels”



Ky opsion ju jep mundesine qe ti shkruani te gjitha kanalet ku hyni rregullisht.Per te shtuar nje kanal kliko ne “Add new entry”



Pasi te keni klikuar do ju shfaqet edhe nje formular i ketille:



Se pari shkruani URL e serverit ku gjenden kanalet.Pastaj ju duhet te shkruani emrin e kanaleve.
Mund te shkruani disa kanale por duke i ndare njeri nga tjetri me presje.

Nese doni qe posa te hyni(log in) ne llogarine tuaj ne mibbit te hyni ne ato kanale automatikisht atehere per kete na sherben “Auto Connect” te cilit ia vendosni shenjen tick (siq eshte treguar ne foto)

Dhe krejtesisht ne fund keni butonin “Logs”



Ky eshte vendi ku ruhen fjalet qe keni shkruar dhe jane te gatshme per ti shikuar. Eshte shume e lehte per ta perdorur andaj nuk besoj qe ka nevoje per shpjegim shtese.
Do te duket keshtu:




Shpresojme te ju kete pelqyer 🙂

Me respekt Ministria e Edukimit