[MoD Alb] Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Day 2,334, 18:17 Published in Albania Spain by DeltaJuliet SFO


Përshëndetje shqiptar

Artikulli i parë i MoD për këtë muaj vjen me një javë vonesë për shkak të një ngatërrese të vogël në koordinim brenda qeverisë. Megjithatë kjo vonesë nuk përbën ndonjë rrezik në mosfunksionimin ushtarak të vendit, pasi siç e dini shumica e vendimeve merren brenda këshillit të lartë dhe mungesa e MoD nuk është ndjerë.
Por kjo s'do të thotë që detyra e MoD duhet të lihet pas dore.
Prandaj unë dola vullnetar dhe me mbështetjen e CP e të MoFA mora detyrën e MoD edhe pse nuk isha i përgatitur.



Synimet tona janë të njëjta me ato të muajve të mëparshëm.
Kryesori është sigurimi i kongresit i cili bëhet i mundur nga kolonitë tona në Emiratet e Bashkuara Arabe prej dy muajsh me anë të marrëveshjes së nënshkruar me Bosnjën dhe Arabët.
Pra prioritet gjithmonë do ketë çdo sulm i mundshëm kundër kolonive ne EBA.



Ndërsa në territoret tona origjinale gjëndja është veshtirësuar pasi tani gjendemi midis dy zjarresh, Serbisë dhe Greqisë.
Herë pas here do ketë RW për të çliruar territore dhe do shihet mundësia për mbajtjen sa më gjatë të atyre territoreve në origjinën tonë, pse jo edhe ndonjë sulm në territoret armike.
Por duke pasur kryeqytetin në kolonitë në EBA, nuk na leverdis të harxhohemi shumë për territoret origjinale pasi nuk na japin bonuse të ushqimit ose të armëve.
Dhe duhet të jemi realist, jemi fqinj dhe armik me dy nga shtetet më të forta në eRepublik.



Do ketë një mbledhje pune dhe diskutime me MoFA dhe CP për të parë mundësinë reale për tu futur në një aleance.
Sirius pothuajse, për të mos thënë krejtësisht, na i kan mbyllur dyert. Por bashkëpunimi me to do vazhdojë sepse kemi aleat të vjetër aty siç janë Kroacia, Amerika, Turqia por edhe Brazili. Gjithashtu do mundohemi ti forcojmë marrëdhëniet paksa të ftohura kohët e fundit.

Ndërsa aleanca tjetër, Aurora, është ajo që po e terhek gjithmonë e më shumë Shqipërinë. Do ketë diskutime të shumta që mendoj do shtrihen deri tek personat e thjeshtë për të marrë një vendim për të mirën e vendit.



Qeveria e këtij muaji po shikon mundësinë e hartimit të planit për një AS të mundshëm, por për momentin është thjeshtë si mendim dhe nuk ka asgjë konkrete.
Gjithsesi MoD ju këshillon të ruani Energy Bars dhe të mos bëni overkill nëpër beteja. Duhet të ruani damage. Mundësisht kryeni vetem DO.
Nëse do hartohet një plan për AS, menjëherë MoD do ju informojë me një artikull me udhëzimet e nevojshme.



Duke qënë se detyra ime ka filluar vetëm para dy-tre ditësh stafi i MoD akoma nuk është kompletuar.

Për momentin jemi:

Mo😨 Jurgen Dervishi

Stafi i Mo😨
The Wolf Alb
I L I R R E X H A

zv. MoD do vendoset sapo të kompletohet stafi.
I bëj thirrje çdo lojtari që ka dëshirë dhe kohë ti bashkohet ekipit të MoD. Mjafton të më kontaktojë mua.

Ekipi i MoD do mundësojë pothuajse çdo ditë artikuj me Urdhrat Ditorë të cilët do përditsohen në kohën më të shkurtër të mundshme.
Por përveç këtyre do ketë edhe lajmërime për çdo rast që MoD e shikon të arsyeshme të informojë qytetarët.
Gjithashtu do bëhet i mundur mobilizimi i lojtarëve më të fortë të çdo divizioni për raste emergjente me anë të grup-mesazheve.



Si përfundim ju ftoj të jeni sa më shumë aktiv me komente në artikujt e MoD për sygjerime, mendime, ide etj.

Faleminderit.