Te sheshi, te sheshi...

Day 1,699, 03:33 Published in Albania Chile by Armant

Sot vura re nje postim ne Wallin e Dardanian Elite te nje anetari qe bente thirrje kongresmeneve qe te votojne per "Impeachment te Presidentit" - pasi ai e kishte kerkuar vete! Une votova kunder, pasi ta kerkosh vete dhe te ta nxijne jeten jane 2 gjera te ndryshme! Mbeshtes presidentin aktual deri ne fund te termit te tij, pasi nuk shoh te kete bere asgje gabim!

Zgjedhjet e kaluara presidenciale ne eShqiperi sollen disa emra te rinj ne skene. Kjo kuptohet pasi emrat e vjeter si Nino, Krisfor e te tjere ose ishin duke marre pak hapesire per jeten reale, ose ishin me pushime, ose jane te lodhur pas luftes se fundit dhe duan pak qetesi.

Megjithate emrat e rinj jane lehtesissht te kontestueshem. Rezultatet e votimeve sollen nje fitore teper te ngushte te Presidentit aktual dhe nje sulm klasik humbesi te Humbesit me te afert. Te tilla sulme jane bere rruge ne Shqiperi ku Kutite e votimeve mbushen naten me vota te fresketa, por qe eshte e pamundur ketu ne loje. Megjithate ajo qe ka rendesi eshte qe nje kandidat fitoi dhe urime Presidentit!

Megjithate, kandidati humbes i dyte eshte as me shume as me pak por drejtues i nje MUje nder me populloret ne eShqiperi dhe behet fjale pikerisht per Dardanian Elite.
Po e pershkruaj kete MU duke e nisur me faktin qe dhe une jam anetar i saj! Nuk jam anetar per shkak te ndonje bindje te drejtuesit te saj, por sepse ne castin e futjes se modulit te ri te lojes, kjo MU u pozicionua si Division 2 zyrtar i eShqiperise. Ne menyre qe te koordinoheshim me politikat ushtarake te Qeverise dhe betejat e EDEN, dola nga Illyrians (Div 3) dhe u futa tek Dardanian Elite.

Eshte e kote te them qe duke nisur qe diten e zgjedhjeve, thirrjet zyrtare te MUse ishin per te zgjedhur President drejtuesin e saj; dikush e cileson te drejte e dikush e cileson shfrytezim te pozicionit. Megjithate jam me i lodhur nga ajo qe pasoi. Vazhdimisht ne kete MU ka thirrje dhe elozhe apo deri dhe krahasime te drejtuesit te saj (komplet te panjohur per mua deri para pak kohesh) me figurat me te vjetra te eShqiperise. A thua eshte misherimi i Nene Terezes. Dashur pa-dashur, dhe djem shume te mire qe drejtojne Regjimente behen pjese e botimeve te artikujve qe shajne Qeverine, shajne Presidentin dhe padashur fusin emrin e drejtuesit te tyre dhe faktit se si "ia moren pozicionin e Presidentit me hile".

Ne kete pike jam i lodhur nga keto budalliqe! Lereni Presidentin te beje punen e tij dhe nese eshte kaq burre i mire drejtuesi juaj (por qe po tregon te kunderten me veprimet e tij), jepini mundesi te zgjidhet President ne zgjedhjet e ardhshme.

Thirrja eshte te mos ia veshtiresojme jeten shqiptareve te tjere ne kete loje, por te respektohen instucionet edhe nese nuk jemi dakort me emrat. Voten dhe fjalen lereni per diten e votimeve! Vetem atehere keni te drejte te shprehni preferencat tuaja. Pjesa tjeter ju siguroj do jete e gjitha perpjekje per eShqiperine.