Shpejtë ndryshime

Day 1,917, 05:46 Published in Albania Albania by Rilindasi

Të nderuem bashkombasë, unë personalisht mora një iniciativë për më krijue një grup që ka me ba forma të ndryshme të presionit te administratoret e lojës, po edhe deri te presioni publik , për më ndryshue statusin e vendit tonë që dje ka festue me vetësinë e saj.
Unë ju baj thirje atyne që ishin të gatshëm që më mbledh çdo fakt e argument që mundet me na sherbye, si formë presioni te administratoret e lojës, ashtu si edhe e dini në realitet janë tu u zvhillue negociata e të cilat kanë me perfundue në qershor, në mënyrë që qershori por pse jo dhe më shpejtë të mos na gjej të papergaditun , besoj se të gjithë së bashku duhet me punue që me e pas edhe 1 vend tjetër , një shtet tjetër brenda komunitetit në erepublik. E di që me gjasë ka me qenë veshtirë me i menagjue dy vende, po pervoja e eShqipërisë mundet me sherbye shumë. Na krejt i dijmë mardhëniet e administratorëve të lojës me shkijet, po keto mardhënie nuk kanë me mujt me dal mbi të drejten e cila duhet me triumfue edhe ketu, nashta ka me qenë proces i vshtirë edhe i rand, po besoj që mundemi me realizue , së bashku.
Për mu asht shumë e veshtirë me e pa një pjesë të vendit edhe pse ketu , tu qenë nën okupimin e dikujt që smuj edhe emrin me ia permend, andaj ma mirë asht që edhe me e largue krejtesisht, që asht më e pakta që mundemi me realizue, ose më arit deri te 1 pyetesor i ri ku do të mund të arinim me fitue prap të drejtën per me votue .

Andaj , nese edhe ju doni me bashkpunue , që me ba diçka në ketë drejtim, ju lutëm me me shkrue në mesazh privat që me i pa menyrat dhe format e presionit që mundemi me i ushtrue.

Rilindasi