Roman letraro-historik nga Anon-4750191

Day 2,374, 14:10 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Nese kritikonim Arius Argirin se i bente artikujt shume te gjate dhe ai beri nje liber sa per nje mije artikuj...mua me keni akuzuar se isha protagonisti i intrigave ne politiken shqiptare te kesaj loje, prandaj dhe bera nje liber me 1 mije te tilla.



Ky pra eshte romani "Baronesha e Intrigave", ne te cilin vihet figura femerore si primare. Jemi mesuar ta mesojme historine duke pare nje krah te monedhes, mashkullin. Po cfare ndodhte me grate nderkohe? Eshte Perandoria Austriake e shek. XIX nje monarki tipike patriarkale, dhe eshte ky roman qe e shpreh kete me se miri. Vecantite e romanit jane perfshirja e shume karakteristikave kontrastuese me njera tjetren, qe nuk gjenden shpesh te nderthurura ne cdo roman: historia, romanca, politika, interesi, dhembshuria, urrejtja, manovrat.

Jam i besimit se eshte nje roman per te gjithe shtresat e lexuesve. Per lexues te thjeshte ka ngjarje intensive, emocionuese. Nga ana tjeter lexuesi me i ngritur do te gjeje nje sere vlerash dhe informacioni te kohes, pasi pas se gjithash, transmetohen indirekt gjithe tradita dhe menyra e jeteses se fisnikeve.

Libri gjendet ne librarine "Tirana e Re", prane Sheshit Wilson.
Kaq kisha per tani,
Ju pershendes, me mungoni. 🙂